Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Opinion/ Kontrata morale e shkelur e SPAK!

Editor by Editor
January 6, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, OP-ED, Vendi
0
Opinion/ Kontrata morale e shkelur e SPAK!
0
SHARES
36
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Krijimi në vitin 20219 i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfaqëson ndër ndërhyrjet më radikale institucionale në historinë e shtetit shqiptar të pas viteve 90-të. Ai nuk u ndërtua thjesht si një prokurori e re, por si simbol i një kontrate të re morale midis shtetit dhe qytetarëve: premtimi se ligji do të vepronte njësoj për të gjithë, pa imunitete politike, ekonomike apo mediatike.

Në këtë kuptim, SPAK u bë institucioni mbi të cilin u projektuan pritshmëri të jashtëzakonshme tonat për efektin gati magjik të tij në kthimin e përgjegjshmërisë në administratën tonë publike dhe në ndërtimin më në fund, pas 3 dekadash tranzicion të dhimbshëm dhe gati dëshpërues, të shtetit të së drejtës.

Mundet që pritshmëritë tona si qytetarë të ishin edhe të tepruara. Kërkuam prej këtij institucioni të ri me pak prokurorë të pazbritur nga qielli, që të na pastronin elitën politike, të çmontonin korrupsionin sistemik në administratë dhe të rivendosnin besimin publik tek drejtësia.

Tani lind pyetja, tani pas gati shtatë vitesh, a e respektoi SPAK këtë kontratë morale me qytetarët e vendit? 

Shkëlqimi i SPAK

Pa dyshim, SPAK ka prodhuar thyerje tabush historike. Ka hetuar dhe ndjekur penalisht figura të larta politike, ish-presidentin e vendit, ish-ministra, ish-deputetë, ish-zyrtarë të lartë dhe grupe kriminale me lidhje shtetërore.

Ka ndërtuar një kulturë të re hetimi, më profesionale, më teknike dhe më të pavarur nga presioni i drejtpërdrejtë politik. Ka krijuar ndijimin real tek qytetarët se pushteti nuk është më i paprekshëm. Kjo ka sjellë një ndryshim psikologjik thelbësor në shoqërinë shqiptare.

SPAK e ka rritur besueshmërinë e Shqipërisë në raport me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me BE-në dhe me SHBA-të, që e kanë drejtësinë profesionale dhe luftën efektive kundër korrupsionit kusht të padiskutueshëm për integrimin europian.Meritë kryesore e përparimit të shpejtë të integrimit tonë në Bashkimin Evropian këto vitet e fundit pa dyshim e SPAK dhe e forcës politike që e mundësoi të ngrihej dhe forcohej. 

Në një sistem ku pandëshkueshmëria ishte norma, këto janë arritje strukturore thelbësore dhe të pamohueshme të prokurorisë sonë të posaçme.

Mjerimi i SPAK

Mjerimi ndodh kur shpresa e madhe qytetare kthehet në zhgënjim. Pikërisht pse SPAK u ngrit si institucion shprese, dështimet dhe devijimet e tij peshojnë dyfish më rëndë.

Për fat të keq, SPAK nuk vijoi të vepronte si sivëllezërit e vet në Bashkimin Evropian, prokuroritë e posaçme të vendeve të BE-së, në qetësi, pa zhurmë mediatike dhe pa u nxituar, duke respektuar rreptësisht procedurat, për katër arsye themelore:

1. Hetime përgjedhëse dhe perceptim i pabarazisë dhe standardeve të dyfishta

Një nga kritikat më të forta publike është perceptimi i standardit të dyfishtë. Disa çështje përparojnë me shpejtësi, të tjera zvarriten për vite. Disa emra goditen fort, të tjerë mbeten jashtë radarit. Edhe nëse kjo është pjesërisht pasojë e kufizimeve procedurale, perceptimi i përzgjedhshmërisë, selektivitetit të SPAK dëmton rëndë besimin qytetar.

2. Zëvendësimi i drejtësisë me gjyqe popullore

Në disa raste të fundit, për fat të keq, SPAK është kuptuar më shumë nga qytetarët si veprimtar mediatik sesa autoritet juridik.Ka praktikisht “porositur” në media dhe rrjete sociale gjyqe popullore kundër të hetuarve të vet të kohëve të fundit, duke prodhuar kërkesa të bujshme për arrestime, pa përfundime gjyqësore të qarta, duke sjellë këndej e andej dosje voluminoze që mund të rrëzohen lehtë në gjykatë, për mangësi procedurale, apo rrjedhje selektive informacioni kanë krijuar ndjesinë se gjyqi po zë vendin e drejtësisë institucionale.

3. Konflikti me qeverisjen dhe bllokimi i administratës tejet të frikësuar shtetërore

Në emër të luftës kundër korrupsionit, SPAK po rrezikon herë pas here të shndërrohet në veprimtar që po paralizon vendimmarrjen publike, duke krijuar frikë paralizuese administrative dhe hezitim ekstrem në firmosjen e vendimeve. Kur drejtësia kthehet në mekanizëm frenimi të Shtetit, dhe jo korrigjimi të tij, dëmi ekonomik dhe institucional bëhet real.Dhe SPAK po dëmton realisht gjasat tona të zhvillimit dhe të kryerjes në kohë të investimeve të domosdoshme publike. 

4. Mungesë vetëreflektimi dhe llogaridhënieje institucionale

SPAK kërkon llogari nga të gjithë, por vetë nuk i nënshtrohet një debati transparent mbi gabimet e tij, dështimet hetimore apo vendimet e rrëzuara nga gjykatat. Në një demokraci funksionale, edhe institucioni më i fuqishëm duhet të pranojë kontroll dhe kritikë.

Paradoksi ynë i rrezikshëm

Shqipëria rrezikon të bjerë në një paradoks të rrezikshëm: një drejtësi penale shumë agresive në një shtet ende institucionalisht të dobët. Në mungesë të administratës profesionale, legjislacionit të qartë dhe gjykatave funksionale, barra e reformës bie disproporcionalisht mbi SPAK-un, i cili nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë Shtetin!

SPAK nuk duhet as idealizuar, si dhe as demonizuar. Ai nuk është as shpëtimtar, as armik i demokracisë. Ai është një institucion-instrument për të luftuar korrupsionin në Shtetin tonë, dhe jo qëllim në vetvete. 

Idealizimi i tij krijon imunitet moral. Demonizimi i tij e kthen në viktimë politike. Të dyja janë shumë të rrezikshme për vendin tonë dhe demokracinë tonë të brishtë. Sfida e vërtetë është: a do të arrijë SPAK të kalojë nga faza e goditjeve simbolike, duke i bërë përshesh procedurat, në ndërtimin e një jurisprudence të qëndrueshme kundër korrupsionit të lartë? A do të jetë institucion drejtësie, apo qendër paralele pushteti?

Në tërësi, shkëlqimi i SPAK qëndron në faktin se ai ka thyer frikën dhe ka rrëzuar mitin e të paprekshmëve në vendin tonë.Mirëpo mjerimi i tij fillon aty ku shpresa e qytetarëve keqpërdoret, ku drejtësia bëhet selektive dhe ligji humbet përmasën e tij njerëzore dhe institucionale.

E ardhmja e SPAK si institucion besimi nuk do të gjykohet nga numri i arrestimeve pa mundur të realizojë një proces gjyqësor normal, por nga cilësia e drejtësisë që prodhon dhe besimi afatgjatë që ndërton. Askush nga ne si qytetarë të thjeshtë, nuk është i interesuar në mjerimin e SPAK dhe që ky institucion shprese të na dështojë.  

Në mënyrë që të mund të jetë sërisht i suksesshëm, SPAK duhet ta rimarrë fort në konsideratë kontratën morale me qytetarët dhe të reflektojë, pasi nga republika e prokurorëve të inatosur dhe mospërfillës procedurash nuk kemi asnjë dobi.

Previous Post

Rama përcjell takim me ministrin e Drejtësisë së Francës: Biseda për çështjet problematike dhe propozimin e ri të Kodit Penal.

Next Post

“Qeveria shkel rregullat për Ballukun”/ Shehaj u bën thirrje deputetëve të PD: Është koha të veproni për qytetarët duke e anashkaluar ligjin.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pamja e Inteligjencës Artificiale në Futboll: Avatarët që do të mbështesin Arbitrat

Pamja e Inteligjencës Artificiale në Futboll: Avatarët që do të mbështesin Arbitrat

January 7, 2026
Policia indiane kryen bastisje në shtëpinë e aktivistit të njohur për mjedisin, i akuzuar për shkelje të interesit kombëtar: Burime të ardhurash nga…

Policia indiane kryen bastisje në shtëpinë e aktivistit të njohur për mjedisin, i akuzuar për shkelje të interesit kombëtar: Burime të ardhurash nga…

January 7, 2026
Reshjet e shiut vazhdojnë, lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Emergjencat Civile në operacion të terenit

Reshjet e shiut vazhdojnë, lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Emergjencat Civile në operacion të terenit

January 7, 2026
Bradley Cooper refuzon akuzat për ndërhyrje plastike: "Kjo është absurd"

Bradley Cooper refuzon akuzat për ndërhyrje plastike: “Kjo është absurd”

January 7, 2026
Pamja e Inteligjencës Artificiale në Futboll: Avatarët që do të mbështesin Arbitrat
Lajmi Fundit

Pamja e Inteligjencës Artificiale në Futboll: Avatarët që do të mbështesin Arbitrat

by timoni.al
January 7, 2026
0

Intensifikimi i përdorimit të Inteligjencës Artificiale (IA) në futboll shënon një hapi të rëndësishëm me krijimin e avatarëve digjitalë për...

Read moreDetails
Policia indiane kryen bastisje në shtëpinë e aktivistit të njohur për mjedisin, i akuzuar për shkelje të interesit kombëtar: Burime të ardhurash nga…

Policia indiane kryen bastisje në shtëpinë e aktivistit të njohur për mjedisin, i akuzuar për shkelje të interesit kombëtar: Burime të ardhurash nga…

January 7, 2026
Reshjet e shiut vazhdojnë, lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Emergjencat Civile në operacion të terenit

Reshjet e shiut vazhdojnë, lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Emergjencat Civile në operacion të terenit

January 7, 2026
Bradley Cooper refuzon akuzat për ndërhyrje plastike: "Kjo është absurd"

Bradley Cooper refuzon akuzat për ndërhyrje plastike: “Kjo është absurd”

January 7, 2026
Moti i keq/ Shkodra përballë rritjes së nivelit të Drinit dhe Bunës nga shkarkimet e HEC Vau i Dejës.

Moti i keq/ Shkodra përballë rritjes së nivelit të Drinit dhe Bunës nga shkarkimet e HEC Vau i Dejës.

January 7, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pamja e Inteligjencës Artificiale në Futboll: Avatarët që do të mbështesin Arbitrat

Pamja e Inteligjencës Artificiale në Futboll: Avatarët që do të mbështesin Arbitrat

January 7, 2026
Policia indiane kryen bastisje në shtëpinë e aktivistit të njohur për mjedisin, i akuzuar për shkelje të interesit kombëtar: Burime të ardhurash nga…

Policia indiane kryen bastisje në shtëpinë e aktivistit të njohur për mjedisin, i akuzuar për shkelje të interesit kombëtar: Burime të ardhurash nga…

January 7, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al