Monday, November 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Operacioni “Ura”, Flamur Vezaj: Një urë që lidhi krimin, pushtetin dhe heshtjen e SPAK-ut!

Editor by Editor
May 22, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRAT/ SPAK “tërmet” në tre qytete! Operacioni “Plumbi i Artë ”, në pranga të “fortë”, zyrtarë policie dhe drejtësie
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj në një postim në rrjetet e tij sociale ka komentuar operacionin e fundit të SPAK të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane ku u lëshuan 52 urdhërarrest. Vezaj në postimin e tij shkruan se ky reagim i SPAK vjen pasi mbaroi puna teksa theksoi se Xhevdet Toplinj dhe Ervis Doçi me shokë morën vota dhe hodhën beton gjatë fushatës zgjedhore.

Gazetari shtoi se SPAK bën “propagandë” me hetime e grupe të përbashkëta hetimore, goditje në kohë reale, besim, transparencë ndërkohë që në tre muaj qëndroi në heshtje për të mos prishur “magjinë” e fushatës. Ai ironizoi edhe konferencën më prokurorët italianë të antimafias teksa theksoi se mos prisnin që të bënin ndonjë foto me “VIP”-in Dumani. Vezaj shkruan se kjo është drejtësia e re teksa shtoi se ura është ndërtuar mirë lidh krimin me pushtetin, dhe SPAK-un me heshtjen.

“Operacioni URA, një urë që lidhi krimin, pushtetin dhe heshtjen e SPAK-ut! Xhevdet Troplinj ose Poja me shok, pasi i dha votat dhe fitoi leje pallati nga pushtetit, tani përfundoi në titujt e lajmeve. Jo se u zbulua ndonjë sekret i madh, thjesht mbaroi puna: u hodh betoni, u morën votat, dhe SPAK vendosi të “kujtohet” se këta ishin në hetim për trafik droge dhe vrasje. Epo, më mirë vonë se kurrë… apo më mirë vonë dhe kot?

Në maj 2024, në operacionin “Revanshi”, u tentua arrestimi i Fatmir Troplinit ose Miri i Pojës, i cili i shpëtoi vet por nuk i shpëtoi dot 3 milionë euro cash të fshehur në kazan plastke! Dhe pastaj? Pastaj… heshtje. Fushatë, mitingje, e mbledhje votash për Arkand Ballën. SPAK? Me sy nga qielli. Prokurorët e “task forcës” gjatë fushatës në Durrës? Elite e drejtësisë me pushime, ndoshta duke bërë planin e rradhës në ndonjë resort të mikut të ndërtuesit Poja!

Po mirë, nuk i kapi SPAK-u duke mbledhur vota, se nuk është se ka radar për atë punë, por nuk mund të pyeste kush i ndihmoi të merrnin leje ndërtimi në Durrës. Ndërkohë që ishin në kërkim për vrasje e drogë? Apo s’duhej prishur marrëveshja me betonin? Dhe Rama, si i jep leje një grupi që e gjen edhe Google-i në një klikim? Ose nuk e pyeti njeri… ose nuk deshi të dijë fare, mjafton që të sigurohen votat në Durrës.

Dhe ndërkohë SPAK na bën “propagand” me hetime e grupe të përbashkëta hetimore, goditje në kohë reale, besim, transparencë… të gjitha me dyllë në vesh kur bëhet fjalë për miqtë e sistemit.
Tre muaj heshtje për të mos prishur “magjinë” e fushatës. E tani? Tani bëjnë konferencë për një operacion që ka përfunduar që në shkurt të 2025. Mos vallë po prisnin të vinin prokurorët italianë të antimafias që të bënin ndonjë foto me “VIP”-in Dumani e spakistet? Apo ndoshta ishin “të zënë” me sfilatat e spoteve elektorale në ambientet e KQZ-Së?

Dhe po, edhe këtë herë provat janë të zakonshmet: telefonata, foto, e biseda nga SKY ECC, që pa të cilat do ishin akoma duke hëngër fara te pallati me xhama dhe duke mbajtur shënime me stilolaps. Të vetmet dokumente që lexohen janë ato të viteve 2016-2022 dhe një dëshmi nga “kushëriri” Dumani, që ka “hapur barkun”, se desh e vranë në një skenar që më shumë i ngjan ndonjë filmi të keq shqiptar se një dosjeje serioze penale.

Po avokati që u arrestua? Kujt i ka ndikuar çështjet, cilit prokuror, cilit gjyqtar? Apo s’duhen përmendur se janë të njohur të Partisë? E ç’është më tragjikomike: edhe Policia, “partneri i lavdëruar”, kishte marrë njoftim 24 orë para operacionit. Domethënë, as Dumani s’i beson më “forcave të rendit”. Dhe z. Proda, ndoshta është momenti të kuptoni: do ta hani edhe ju me formulën famëmadhe “në emër të dyshimit…”

Dhe për Zotin, mos dilni më në konferencë për operacione të dala boje që prej majit të kaluar, ndërkohë që kriminelët mbanin mikrofonin në fushatë dhe hidhnin themelet në mes të qytetit.
Nëse kjo është drejtësia e re, atëherë urën e keni ndërtuar mirë: lidh krimin me pushtetin, dhe SPAK-un me heshtjen,” shkruan Vezaj.

Previous Post

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO jep vendimin për avokatin Radovan Çela

Next Post

Vrasja e çiftit izraelit në SHBA, ministria e Jashtme e Izraelit publikon foto dhe emrat e viktimave

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Nigeria eliminon nga Botërori, “Shqiponjat” e Afrikës humbin me penallti në finalen e play off-it ndaj Republikës Demokratike të Kongos

Nigeria eliminon nga Botërori, “Shqiponjat” e Afrikës humbin me penallti në finalen e play off-it ndaj Republikës Demokratike të Kongos

November 16, 2025
Troy Parrot, emocionet e tij dhe përfaqësimi i Irlandës; një heroi ri në pritje të Botërorit

Troy Parrot, emocionet e tij dhe përfaqësimi i Irlandës; një heroi ri në pritje të Botërorit

November 16, 2025
Norvegjia, trajneri Solbakken mbajti një fjalim motivues, ja si e përgatiti ekipin për ndeshjen ndaj Italisë…(VIDEO)

Norvegjia, trajneri Solbakken mbajti një fjalim motivues, ja si e përgatiti ekipin për ndeshjen ndaj Italisë…(VIDEO)

November 16, 2025
Eksplozioni në Delhi shkakton 8 viktima dhe 20 të plagosur; arrestohet një i dyshuar nga autoritetet indiane.

Lajmi Fundit

Nigeria eliminon nga Botërori, “Shqiponjat” e Afrikës humbin me penallti në finalen e play off-it ndaj Republikës Demokratike të Kongos

by timoni.al
November 16, 2025
0

Një ngjarje befasuese ka ndodhur në kualifikueset e Kupës së Botës për Afrikën, ku Nigeria u eliminua nga Republika Demokratike...

Read moreDetails
Troy Parrot, emocionet e tij dhe përfaqësimi i Irlandës; një heroi ri në pritje të Botërorit

Troy Parrot, emocionet e tij dhe përfaqësimi i Irlandës; një heroi ri në pritje të Botërorit

November 16, 2025
Norvegjia, trajneri Solbakken mbajti një fjalim motivues, ja si e përgatiti ekipin për ndeshjen ndaj Italisë…(VIDEO)

Norvegjia, trajneri Solbakken mbajti një fjalim motivues, ja si e përgatiti ekipin për ndeshjen ndaj Italisë…(VIDEO)

November 16, 2025
Eksplozioni në Delhi shkakton 8 viktima dhe 20 të plagosur; arrestohet një i dyshuar nga autoritetet indiane.

Eksplozioni në Delhi shkakton 8 viktima dhe 20 të plagosur; arrestohet një i dyshuar nga autoritetet indiane.

November 16, 2025
Të shtëna me armë në Manhattan, ylli i NFL-së në rrezik të rëndë për jetën

Të shtëna me armë në Manhattan, ylli i NFL-së në rrezik të rëndë për jetën

November 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nigeria eliminon nga Botërori, “Shqiponjat” e Afrikës humbin me penallti në finalen e play off-it ndaj Republikës Demokratike të Kongos

Nigeria eliminon nga Botërori, “Shqiponjat” e Afrikës humbin me penallti në finalen e play off-it ndaj Republikës Demokratike të Kongos

November 16, 2025
Troy Parrot, emocionet e tij dhe përfaqësimi i Irlandës; një heroi ri në pritje të Botërorit

Troy Parrot, emocionet e tij dhe përfaqësimi i Irlandës; një heroi ri në pritje të Botërorit

November 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al