Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Operacioni i Antimafias italiane/ Kush janë pronarët e kompanive të sekuestruara TV “Vlora Cable”dhe “Dubai Inn”

Editor by Editor
May 21, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Operacioni i Antimafias italiane/ Kush janë pronarët e kompanive të sekuestruara TV “Vlora Cable”dhe “Dubai Inn”
0
SHARES
49
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një rrjet kriminal i trafikut të drogës është shkatërruar nga autoritetet shqiptare me ato italiane, duke goditur një prej grupeve më të fuqishme.

Në kuadër të operacionit “Ura”, SPAK dhe anti-mafia italiane sekuestrojnë “Vlora Cable” dhe Dubai Inn të biznesmenit Nexhmedin Danaj.

Ndërkohë janë goditur edhe pronat e Elvis Doçit (i njohur edhe si Visi i Pojes), Ervin Zeqirit, Adi Çobës e Juxhin Drazhit.

Nën sekuestro është vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” Juxhin Drazhi, “Portslade” e Elvis Docit, “Dubai Inn” e Nexhmedin Danaj, “Vlora Cable” e Nexhmedin Danaj një kompani tregtare për shitblerje makinash e Olgert Shqevin.

Hetimet kanë dokumentuar mbi 40 episode të trafikut të lëndëve narkotike, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 7 milionë euro. Përmes dekriptimit të komunikimeve në platformën SkyECC, është zbardhur skema e plotë e veprimtarisë kriminale.

Në një konferencë për mediat, për të dhënë detaje lidhur me operacionin ka dalë kreu i SPAK, Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani. Dumani deklaroi se është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme në vend.

Në kuadër të këtij aksioni të përbashkët janë lëshuar 52 urdhër-arreste, si dhe janë urdhëruar sekuestrime të pasurive me vlerë disa miliona euro në të dy vendet.

  • Emrat e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste:

Gertin Aliu
Adi Çoba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj
Zenit Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
Ekil Nderjaku
Indrit Tafili

Operacioni është pjesë e një hetimi të përbashkët të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Barit, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), si dhe institucione të tjera si Eurojust, Interpol, dhe Policia e Shtetit.

  • Dalin EMRAT dhe PRONARËT e kompanive të sekuestruara nga SPAK

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Nën sekuestro është vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës), “Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

  • SPAK sekuestron një ‘TV Kabllor’ në Vlorë, në emër të biznesmenit të njohur

Gjithashtu janë sekuestruar pasuri që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës si 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një Televizion dhe një televizion “Tv Kabllor Vlora Cable” në Vlorë në emër të biznesmenit, Nexhmedin Danaj.

  • Kush janë Algerta Fejzulla dhe Nexhmedin Danaj?

Dyshohet se Nexhmedin Danaj ka rol kryesor në grupin kriminal.

Dyshohet që Danaj lëviz paratë e trafikut të kokainës edhe në Dubai përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai.

Ai është vëllai i Sadrit Danaj, ish-kryetar i Qarkut të Vlorës, i akuzuar nga PD-ja si i inkriminuar, i arrestuar se rrëmbeu vajzën e një biznesmeni në Siçili, në vitin 2000.

Emri i Algerta Fejzullaut u lakua për herë të parë në shkurt të vitit 2014, kur u arrestua për korrupsion.

Fejzulla përmes një avokateje në Vlorë, Dhurata Sulaj (Tafili), i mori 50 mijë lekë të reja një qytetari, me qëllim që të shtynte në kohë ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Algerta Fejzulla u arrestua në cilësinë e drejtoreshës së Zyrës Përmbarimore të Vlorës. Ajo ishte emërua në këtë post në vitin 2013 pas ardhjes së PS-së në pushtet.

Në vend që të reflektonte, Algerta së bashku me bashkëshortin e saj u pasuruan shpejt nëpërmjet veprave të paligjshme.

Në vitin 2015, Fejzulla e pezulloi aktivitetin si avokate disa muaj pas regjistrimit, me adresë Rruga Sulejman Delvina, Vlorë.

Në vitin 2023, Algerta themeloi kompaninë “Dubai im”, në Lungomare të Vlorës, me përshkrimin si agjenci turistike, në fushën e turizmit, hoteleri, restorante, bar-kafe, import-eksport, transport për llogari të vetë dhe për të tretë, shërbime taksi, dhënie e marrje e mjeteve të transport me qira etj.

Dyshohet se “Dubai im” përdorej për lëvizjen e parave të pista.

Gjithashtu, emri i kompanisë nuk është quajtur rastësisht “Dubai im”, sepse i shoqi, Nexhmendim Danaj, rezulton pronar i kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kompani e cila ka qarkulluar miliona euro.

Nexhmendin Danaj është ortak me 30% në televizionin kabllor “Vlora”, së bashku me vëllain tjetër Vexhi Danaj.

  • DOSJA/ Si u godit organizata e Xhevdet Troplinit, e fundosi Nuredin Dumani

Është publikuar një pjesë nga dosja e anti-mafias italiane mbi goditjen që iu dha një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës dhe heroinës.

Organizata me shtrirje ndërkombëtare u zbulua nga autoritetet italiane, pas një hetimi të thelluar të udhëhequr nga Prokuroria e Antimafias në Bari, në bashkëpunim me SPAK-un shqiptar dhe autoritetet gjermane.

Në qendër të hetimit nga autoritetet italiane janë 28 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë dhe kokainë, me origjinë nga Shqipëria dhe Holanda, të destinuara për tregun italian. Bashkë me numrin e personave nën hetim në Shqipëri, numëri total i urdhër-arresteve është 52.

Sipas dosjes hetimore, organizata kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini. Ndërmjetësit kryesor të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë Adi Çoba dhe Elvis Doci, i njohur si “Visi i Pojës”.

Një element kyç në zbardhjen e aktivitetit të kësaj organizate kriminale ka qenë dëshmia e të penduarit të drejtësisë shqiptare Nuredin Dumani, një person i njohur për lidhjet e tij në botën e krimit në Shqipëri.

Dumani, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare në kuadër të hetimeve të SPAK, ka dhënë dëshmi të detajuara mbi funksionimin e organizatave kriminale në të cilat ka qenë i përfshirë, përfshirë dhe lidhjet me grupin e Troplinit.

Rrëfimi i tij ka ndihmuar në ndërtimin e një panorame të qartë mbi trafikun ndërkombëtar të drogës, përfshirjen e disa personave kyç, itineraret e përdorura për transportin e lëndëve narkotike dhe metodologjinë e shpërndarjes. Informacionet e siguruara prej tij janë përdorur nga autoritetet italiane dhe kanë ndikuar në përforcimin e akuzave kundër disa prej të dyshuarve.

Ndër personat e tjerë të përfshirë në dosjen italiane Erigels Presi, Agron Ganaj, Nuredin Kiptiu, Leonard Shakaj, Zenit Shtraza, Indrit Tafili, Ekil Nderjaku, të cilët dyshohen për role të ndryshme brenda organizatës kriminale.

Operacioni mbulon një periudhë kohore nga viti 2016 deri në qershor të vitit 2022 dhe përbën një nga ndërhyrjet më të mëdha të koordinuara kundër trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

  • SKEMA/ “Grupi kriminal ia besonte paratë autobusëve”, Prokurori italian: Anëtarët bënin shënime në letra

Prokurori italian që ka ndjekur hetimet e megaoperacionit të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri është ndalur tek fluksi i parave të përfituara nga trafiku i narkotikëve, të cilat transportoheshin nga Italia në Shqipëri përmes agjencive të autobusëve.

Ky aktivitet, sipas tij, është zbuluar falë shkëmbimit simultan të informacionit, përdorimit të GPS për lokalizim dhe vëzhgimit të koordinuar transkufitar.

Gjatë operacioneve hetimore janë identifikuar prova konkrete që tregojnë rrjedhën e parave nga vendet perëndimore drejt Shqipërisë.

Prokurori italian: “Sa i përket fluksit të parave kemi arritur bashkë të vëzhgojmë dhe të filmojmë kur personat nga Italia tia besonin paratë agjencitë e transportit me autobus që vinin në Shqipëri. Edhe ky aktivitet për eliminimin e vështirësive në kalimin e kufijve është arritur me anë të shkëmbimit të informacionit simultane, ka lejuar të kryheshin në lokalizime me anë të GPS dhe shërbimeve të vëzhgimit transkufitare. Kemi arritur të shohim paratë që nga Italia shkonin në shoferët e autobusëve dhe më pas vinin në Shqipëri. Fluksi i parave është kuptuar nga të dhënat e marra nga chatet, në fotot e bërë në celular rezultatin përveç lëndëve narkotike dhe  paratë. Bashkë me pakot e parave kishte edhe disa letra të shkruara me dorë sa i takon kontabilitetit të grupit”

  • Kush janë 3 lokalet luksoze që u sekuestruan

Përveç 52 urdhër-arresteve në Shqipëri dhe Itali në megaoperacionin kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, janë sekuestruar edhe 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe 1 televizion në qytetin e Vlorës.

Nën sekuestro janë vendosur shoqëria Marquez e Ervin Zeqirit, Felix Vinum e Adi Çobës, Majestic Konstruksion e Juxhin Drazhit, Port Side e Elvis Docit, i njohur si Visi Poja, Dubai Inn e Nexhmedin Danajt, Vlora Cable po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Lokali Port Side në pronësi të Elvis Docit:

Lokali Marquess Resto-Lounge në pronësi të Ervin Zeqirit:

Lokali Felix Vinum ku Adi Çoba është aksioner me 33%:

Previous Post

Operacioni “Ura”/ Dumani: Goditet një nga grupet me të mëdha kriminale shqiptare! Mara: U zbulua nga SKY ECC, janë sekuestruar 3 mln euro cash! 42 masa sigurie të ekzekutuara

Next Post

Operacioni “Ura”/ Ja kush është ish-punonjësi i RENEA-s që akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
‘Ura’/ Kush është administratori i ‘Ligori Travel’! Zbardhet roli i tij në grupin kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë

‘Ura’/ Kush është administratori i ‘Ligori Travel’! Zbardhet roli i tij në grupin kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë

May 21, 2025
Ky është “Bisha” i “Felix Vinum”/ Kontrollonte kokainën nga Shqipëria dhe u jepte direktivat korrierëve

Ky është “Bisha” i “Felix Vinum”/ Kontrollonte kokainën nga Shqipëria dhe u jepte direktivat korrierëve

May 21, 2025
Xhevdet Troplini, ‘kapo’ i trafikut të kokainës – Banda e ‘Troplinëve’ u akuzua nga Berisha se bleu vota për PS

Xhevdet Troplini, ‘kapo’ i trafikut të kokainës – Banda e ‘Troplinëve’ u akuzua nga Berisha se bleu vota për PS

May 21, 2025
“Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

“Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

May 21, 2025
‘Ura’/ Kush është administratori i ‘Ligori Travel’! Zbardhet roli i tij në grupin kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë
AKTUALITET

‘Ura’/ Kush është administratori i ‘Ligori Travel’! Zbardhet roli i tij në grupin kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë

by Editor
May 21, 2025
0

Mes 52 urdhër-arresteve të lëshuara në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Ura”, është edhe administrator i kompanisë së autobusëve...

Read moreDetails
Ky është “Bisha” i “Felix Vinum”/ Kontrollonte kokainën nga Shqipëria dhe u jepte direktivat korrierëve

Ky është “Bisha” i “Felix Vinum”/ Kontrollonte kokainën nga Shqipëria dhe u jepte direktivat korrierëve

May 21, 2025
Xhevdet Troplini, ‘kapo’ i trafikut të kokainës – Banda e ‘Troplinëve’ u akuzua nga Berisha se bleu vota për PS

Xhevdet Troplini, ‘kapo’ i trafikut të kokainës – Banda e ‘Troplinëve’ u akuzua nga Berisha se bleu vota për PS

May 21, 2025
“Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

“Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

May 21, 2025
Foto/ Zbulohet kush është “Visi i Pojës”

Foto/ Zbulohet kush është “Visi i Pojës”

May 21, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Ura’/ Kush është administratori i ‘Ligori Travel’! Zbardhet roli i tij në grupin kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë

‘Ura’/ Kush është administratori i ‘Ligori Travel’! Zbardhet roli i tij në grupin kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë

May 21, 2025
Ky është “Bisha” i “Felix Vinum”/ Kontrollonte kokainën nga Shqipëria dhe u jepte direktivat korrierëve

Ky është “Bisha” i “Felix Vinum”/ Kontrollonte kokainën nga Shqipëria dhe u jepte direktivat korrierëve

May 21, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al