Saturday, September 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Onkologjiku, tallja dhe tallavaja e përsëritur e Edi Ramës me jetën e shqiptarëve

Editor by Editor
July 2, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Onkologjiku, tallja dhe tallavaja e përsëritur e Edi Ramës me jetën e shqiptarëve
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Neritan Vladi 

Skandalet me këtë qeveri nuk kanë të sosur. Vjedhja nga xhepat e shqiptarëve është shtrirë deri te lufta, mes jetës dhe vdekjes. Rasti më i fundit, më skandaloz dhe më makabër, ishte ai tek spitali Onkologjik.

Dhe sërish ky lloj kryeministri i paparë as në vendet më të korruptuara afrikane, tallet me nënshtetasit e tij dhe heq përgjegjësinë nga vetja dhe gjithë piramida shtetërore dhe shëndetësore. Pretendon se prapë i kanë ngrënë dardha pas shpine doktorët, ndërkohë që gjithë ministrat e shëndetësisë që ka zgjedhur dhe vazhdon ti mbrojë, i ka në SPAK për grabitjen e qindramilion eurove. Por kjo alibi, kjo retorikë e kreut të ekzekutivit dhe të Rilindjes, nuk po ngjit më ndër shqiptarë.

Të gjithë e dinë tashmë se ai është Zoti dhe në krye të punëve për çdo gjë që ndodh në këtë shtet. Ai vendos kush të vjedh, sa kohë të vjedh dhe sa të vjedh. Guximi i atyre që vjedhin edhe kancerin, luftën e qytetarëve fatkeqë për të “blerë” edhe pak më shumë jetë, vjen vetëm garanci që këta që “hanë dardha pas shpine”, kanë lart në qeveri, nga lidhjet e tyre me të pushtetshmit dhe nga vetë i gjithpushtetshmi që ka emër; Edi Rama.

Kur shqiptarët kanë nisur të besijnë se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, pikërisht kur drejtësia po guxon më në fund, siç për fat po ndodh me SPAK, del kryeministri dhe kërcënon duke i orientuar edhe se si duhet të hetojnë, pse duhen prekur vetëm “socialistët”, kur nuk po goditen kundërshtarët.

Hajdutët, me xhaketa pushteti nuk janë as socialistë dhe as demokratë të thjeshtë të cilët vetëm mbijetojnë në këtë vend. Ata janë thjesht hajdute. Kështu duhen trajtuar para drejtësisë dhe kështu duhet ti thërrasim të gjithë. Jep direktiva kryeministri i qeverisë më të korruptuar në Europë, ndërkohë SPAK po vazhdon në punën kolosale dhe heroike në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Por politika 33-vjeçare duket e trembur dhe mirë bën. 

Edi Rama nuk ka asnjë arsye të përzihet në punën e drejtësisë. Sot nga QSUT në takimin me shefat e shërbimeve kreu i ekzekutivit, tentoi që ti heq një tullë drejtësisë që duhet të jepet për rastin e paprecedentë të Onkologjikut. Dështimi i Rilindjes me shëndetësinë është i qartë.

Nga shëndetësia falas, sot jemi tek momenti horror: Paguaj ose vdis! E gjitha kjo mundësuar nga PS, qeverisja e Rilindjes dhe kryeministri Edi Rama. Takimi sot i Ramës në kuadër të zullumit që ka përfshirë këtë qeveri ishte veçse një propagandë e pastër, shfajësimi të bluzave të bardha a thua se ky realitet ndodhi vetëm tek Onkologjiku dhe vetëm kësaj here.

I informuar mbi atë që ndodh, Rama nxitoi të pastrojë mollët e kalbura ndër mjekë dhe tu flas shqiptarëve për atë që iu kishte premtuar shëndetësinë falas! “Harroi” qindra milionë eurot për koncesionet që nuk kanë prodhuar asgjë dhe që janë në dyer e SPAK, si sterilizimi, laboratorët, check up, etj. Absurde! Askush nuk e beson më!

Shëndetësia është katandisur në derexhenë më të keqe. Qytetari, edhe ai që paguan sigurimet, e ka të pamundur të marrë shërbimin që i takon. Mjeku i familjes është kthyer në një tekst-shkrues, pasi asnjë kusht nuk ka dhe numri i vizitave që kryen është 10-fish mbi normën.

E njëjta gjë edhe në poliklinikat ku mungojnë kushtet për të marr shërbimin e duhur. Analizat të gjithë i bëjnë në privat, duke u rënduar xhepat. E kur përfundon në të vetmen qendër të specializuar siç është QSUT, aty mjekët specialistë ndeshen me fluksin, e këtu pastaj, sigurisht dy janë rrugët; të parët që marrin shërbimin janë ata që paguajnë ose në të kundërt do t’i orientojnë drejt privatit, aty ku dhe janë të dypunësuar.

Ky është realiteti i hidhur. Rama dhe Rilindja jo vetëmkanë dështuar për shëndetësinë, por e kanë kthyear atë edhe në një makth për qytetarët e thjeshtë. Sot kryeministri bëri propagandë, mori në mbrojtje drejtuesit siç ka bërë më parë me drejtuesit e tjerë të kadastrës , brenda radhëve të policisë së inkriminuar, apo edhe në arsim, ku siç nuk ka ndodhur më parë edhe me tezat e provimeve po bëhet pazar. Shiten, pasi dalin para se nxënësit dhe studentët të futën në provime.

E gjitha kjo situatë vjen nga ajo që është gatuar në këto 12 vite me PS në pushtet, por edhe kontributin 34-vjeçarë, të politikës shqiptare.

Ndaj dalja sot e Ramës përbetimi për drejtësi është një tallje dhe tallava e kryeminisrit me shqiptarët, të cilët tashmë janë të qartë për atë çfarë ai ofron. Ndaj presin ditën që ta ndëshkojnë dhe mos ta lënë më të vjedhë e pastaj të gënjejë për grabitjet miliardëshe.

Vota kundër kësaj qeverie, për një Shqipëri që meriton më shumë do të jetë shpëtim për vendin. Nëse nuk do ta bëjmë as kësaj here, nuk kemi pse të ankohemi për keqqevrisjen dhe as për ata që na vjedhin edhe ilaçet e kancerit.

Previous Post

KQZ vendos të enjten! PS kërkon ndërprerjen e mandatit të Fredi Belerit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë

Next Post

Goditet organizata kriminale në burgun e Janinës, ja si shqiptari bashkëpunonte me drejtorin dhe punonjësit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
I dha lamtumirën e fundit vëllait, emocionet e forta me lot gjatë ceremonisë së varrimit

I dha lamtumirën e fundit vëllait, emocionet e forta me lot gjatë ceremonisë së varrimit

September 27, 2025
Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Portland për të përballuar sulmet terroriste të Antifas

Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Portland për të përballuar sulmet terroriste të Antifas

September 27, 2025
Dritë jeshile për paqe? Donald Trump paraqet propozimin e tij për një armëpushim ndërmjet Gazës dhe Hamasit.

Dritë jeshile për paqe? Donald Trump paraqet propozimin e tij për një armëpushim ndërmjet Gazës dhe Hamasit.

September 27, 2025
Rusia godet infrastrukturën kyçe të Ukrainës.

Rusia godet infrastrukturën kyçe të Ukrainës.

September 27, 2025
I dha lamtumirën e fundit vëllait, emocionet e forta me lot gjatë ceremonisë së varrimit
Lajmi Fundit

I dha lamtumirën e fundit vëllait, emocionet e forta me lot gjatë ceremonisë së varrimit

by timoni.al
September 27, 2025
0

Në fshatin Bllagajë të Pejës u zhvillua ceremonia e lamtumirës për Eldion Kelmendin, vëllain e njohur të fituesit të Big...

Read moreDetails
Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Portland për të përballuar sulmet terroriste të Antifas

Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Portland për të përballuar sulmet terroriste të Antifas

September 27, 2025
Dritë jeshile për paqe? Donald Trump paraqet propozimin e tij për një armëpushim ndërmjet Gazës dhe Hamasit.

Dritë jeshile për paqe? Donald Trump paraqet propozimin e tij për një armëpushim ndërmjet Gazës dhe Hamasit.

September 27, 2025
Rusia godet infrastrukturën kyçe të Ukrainës.

Rusia godet infrastrukturën kyçe të Ukrainës.

September 27, 2025
Bojkot në OKB kundër Netanyahut: “Turp i madh për njohjen e Palestinës”, fjalimi i kryeministrit izraelit nxit zemërim dhe largime të shumta.

Bojkot në OKB kundër Netanyahut: “Turp i madh për njohjen e Palestinës”, fjalimi i kryeministrit izraelit nxit zemërim dhe largime të shumta.

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I dha lamtumirën e fundit vëllait, emocionet e forta me lot gjatë ceremonisë së varrimit

I dha lamtumirën e fundit vëllait, emocionet e forta me lot gjatë ceremonisë së varrimit

September 27, 2025
Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Portland për të përballuar sulmet terroriste të Antifas

Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Portland për të përballuar sulmet terroriste të Antifas

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al