Friday, February 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Olsi Rama mohon akuzat për lidhjen me drogën: Vijnë nga një i paburrë!

Editor by Editor
March 28, 2024
in AKTUALITET, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Olsi Rama mohon akuzat për lidhjen me drogën: Vijnë nga një i paburrë!
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Olsi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga deputeti demokrat Gazment Bardhi, i cili ditën e sotme bëri publike disa prova të prokurorisë ku sipas tij, faktojnë përfshirjen e vëllait të kryeministrit në kartelën e drogës.

Olsi Rama ka mohuar këto akuza për drogë duke i konsideruar “ të vërteta aq sa lidhje ka i paburri (Bardhi) me të vërtetën.”

Reagimi i plotë

Nuk jam as i shokuar, as hiç i habitur nga kjo rinxjerrje e një akuze të përsëritur vite më parë prej një njeriu që nuk ka lënë pjesë të familjes time pa prekur paburrërisht. Futja e njerëzve të familjes tonë – nga babai i ndarë nga jeta para se sa Edi të merrte detyrën, tek i biri kur ishte vetëm 10 vjeç – në çorbën e thashethemeve dhe akuzave nga më monstruozet që kundërshtarët e tim vëllai i sajojnë se s’dinë se si ta mundin atë me votë, është një mizerabilitet njerëzor që ne fatkeqësisht e kemi pranuar si një realitet, por të cilin duhet me doemos ta ndryshojmë sa nuk është shumë vonë.

Deri më sot nuk kisha marrë asnjëherë mundimin tju përgjigjesha akuzave drejt meje i ndërgjegjshëm se këto ishin dhe janë pjesë e baltës poltike ndaj tim vëllai e jo ndaj meje. Kush më njeh e di sa i pastër jam dhe sa kjo baltë nuk më përket, ndaj dhe nuk kam dashur ta hedh mbrapsht.

Të njohësh njerëz dhe madje edhe të udhëtosh me ta në ndonjë rast apo në shumë raste, nuk është as diçka për të cilën duhet t’i marrësh leje apo t’i japësh llogari kujt, as diçka që të bën fajtor për çfarëdo faji dikush prej tyre mund të kryejë në jetën e tij personale.

As nuk e mohoj dhe as kam asnjë arsye ta fsheh që unë kam njohur në distancë një nga personat në fjalë, po aspak atë për të cilin me aq zell e dëshirë më akuzon ky kanakari i atij sharlatanit famëkeq që na ka sulmuar me qindra herë familjen, ndërsa bën tani prokurorin politik për një çështje të hetuar dhe të gjykuar ku unë s’kam kurrfarë lidhje.

Megjithatë s’është as puna ime, as natyra ime të jap e marr me burra që siç thotë populli, “s’kanë ç’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit”. Unë kurrë s’kam pasur punë me këtë shtet që kur ika në vitin e mbrapshtë 1997 në kushtet e kërcënimit të jetës dhe pasi jam kthyer në këtë vend ku drejtoj klubin e futbollit “Partizani”.

Jam krenar për tim vëlla, e votoj me kënaqësi si pjesë e shumicës së shqiptarëve për kaq vite dhe ia bëj hallall pjesën time të baltës familjare për shkak të detyrës së tij. Po as jam përfshirë ndonjëherë me politikë, apo me hallet e punës së tij dhe as i kam shkuar ndonjëherë në zyrë, apo kam kërkuar ndonjëherë prej tij ose ministrave të tij ndonjë favor. Për shembull, më vjen keq që prej vitesh klubi “Partizani” kërkon pa sukses nga Ministria e Mbrojtjes, kthimin e disa barakave të shkatërruara të ushtrisë në terren sportiv, për t’ia bashkëngjitur kompleksit sportiv që Presidenti i klubit e ka investuar vetë dhe asgjë nuk lëviz Në vitin 2025 Shqipëria do të mikpresë Europianin e të rinjve U-17 dhe stadiumi i Partizanit është përzgjedhur si një nga stadiumet e këtij kompeticioni që vjen për herë të parë në Ballkan. Uroj që qeveria t’ia japë më në fund “Partizanit” ato barraka që kalben mbi tokë pa asnjë ushtar rrotull tyre, që klubi ynë të krijojë një hapësirë të re të gjelbër për shumë djemtë e vajzat që luajnë futboll.

Ndërsa për sa i takon lidhjeve të mia me drogën, ato janë po aq të vërteta sa lidhja me të vërtetën e këtij të paburrit që më akuzon. Kështuqë dhe kaq sa i kushtova këtij teatri kukullash e shpenzova vetëm në emër të dinjitetit të rolit tim si drejtues i një klubi futbolli, ku racizmi dhe droga konsiderohen armiq të njeriut dhe shoqërisë.

Previous Post

Romeo dhe Heidi iu fshihen banorëve, puthje të nxehta në lavanderi

Next Post

EMRAT/ U kapën në “shtëpi bari”, dënohet me burg djali i…

Next Post
EMRAT/ U kapën në “shtëpi bari”, dënohet me burg djali i…

EMRAT/ U kapën në “shtëpi bari”, dënohet me burg djali i…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Atalanta e fortë merr përjashtimin e Juventusit, Gjimshiti nënvizohet si një nga futbollistët më të njohur.

Atalanta e fortë merr përjashtimin e Juventusit, Gjimshiti nënvizohet si një nga futbollistët më të njohur.

February 5, 2026
Pas triumfit në Premier League në vitin 2016, Leicester City përballet me rrezikun e rënies në Divizionin e Tretë.

Pas triumfit në Premier League në vitin 2016, Leicester City përballet me rrezikun e rënies në Divizionin e Tretë.

February 5, 2026
Kupa e Mbretit: Atletico Madrid mposht Betisin dhe siguron kalimin në gjysmëfinale, Lookman realizon golin e tij të parë në debutim.

Kupa e Mbretit: Atletico Madrid mposht Betisin dhe siguron kalimin në gjysmëfinale, Lookman realizon golin e tij të parë në debutim.

February 5, 2026
Automjeti godet një supermarket në Los Angeles, 3 të vdekur dhe disa të plagosur.

Lajmi Fundit

Atalanta e fortë merr përjashtimin e Juventusit, Gjimshiti nënvizohet si një nga futbollistët më të njohur.

by timoni.al
February 5, 2026
0

Atalanta ka arritur një fitore të rëndësishme në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke eliminuar Juventusin me rezultatin 3-0. Ndeshja...

Read moreDetails
Pas triumfit në Premier League në vitin 2016, Leicester City përballet me rrezikun e rënies në Divizionin e Tretë.

Pas triumfit në Premier League në vitin 2016, Leicester City përballet me rrezikun e rënies në Divizionin e Tretë.

February 5, 2026
Kupa e Mbretit: Atletico Madrid mposht Betisin dhe siguron kalimin në gjysmëfinale, Lookman realizon golin e tij të parë në debutim.

Kupa e Mbretit: Atletico Madrid mposht Betisin dhe siguron kalimin në gjysmëfinale, Lookman realizon golin e tij të parë në debutim.

February 5, 2026
Automjeti godet një supermarket në Los Angeles, 3 të vdekur dhe disa të plagosur.

Automjeti godet një supermarket në Los Angeles, 3 të vdekur dhe disa të plagosur.

February 5, 2026
Sllovenia po shqyrton mundësinë e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale për individët nën 15 vjeç.

Sllovenia po shqyrton mundësinë e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale për individët nën 15 vjeç.

February 5, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Atalanta e fortë merr përjashtimin e Juventusit, Gjimshiti nënvizohet si një nga futbollistët më të njohur.

Atalanta e fortë merr përjashtimin e Juventusit, Gjimshiti nënvizohet si një nga futbollistët më të njohur.

February 5, 2026
Pas triumfit në Premier League në vitin 2016, Leicester City përballet me rrezikun e rënies në Divizionin e Tretë.

Pas triumfit në Premier League në vitin 2016, Leicester City përballet me rrezikun e rënies në Divizionin e Tretë.

February 5, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al