Sunday, May 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

”Oligarku i Termocentralit”/ Bashkim Ulaj ”vrasësi” i fëmijëve dhe 35 mijë banorëve në Roskovec

Editor by Editor
May 13, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
”Oligarku i Termocentralit”/ Bashkim Ulaj ”vrasësi” i fëmijëve dhe 35 mijë banorëve në Roskovec
0
SHARES
6.9k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti për ta bërë Roskovecin si Toskana, paska qenë TEC-i i Engjëll Agaçit e Bashkim Ulajt, që do të helmojë zonën, për të prodhuar energji për Greqinë…

Greqia që do marrë 90% të energjinë së prodhuar në Roskovec, nuk e ndërtoi TEC-in në Janinë e Selanik, sepse nuk e lejojnë banorët dhe e ndalojnë 3 Konventa të BE; ndërsa kryeministri Edi Rama e pranoi ndërtimin e tij në Shqipëri, ngaqë Shqipërinë dhe shqiptarët i trajton si vend e popull i Botës së Tretë…

Emri i Engjëll Agaçit, del në çdo emërim ministrash, zyrtarësh të lartë, PPP, landfille, dosje trafikantësh, marrëveshje ekonomike private me mafiozët e botës që bën Babloku, në çdo aferë me oligarkë dhe kompani të huaja offshore, që zhvasin buxhetin dhe pasuritë e Shqipërisë.

Por emrin e Engjëll Agaçit, këto ditë e kanë nxjerrë dhe bashkëfshatarët e tij në Roskovec, gjatë protestës kundër vendimit të qeverisë dhe bashkisë, për ndërtimin e një kompleksi me tre TEC-e në zonën e banuar “Suk-1”.

Don Agaçi dhe Bashkim Ulaj, TEC-in me gaz e mazut në Roskovec

Kanë nisur procedurat zyrtare, për të miratuar këtë krim të rëndë mjedisor, që do shkatërrojë 700  hektarë toka e sera, ferma blegtorale e burime ujore; si dhe do helmojë jetën e 35 mijë banorëve të njësisë Suk-1, të krejt banorëve të Bashkisë Roskovec e fshatrave të Bashkisë Dimal.

Pasi ka garantuar miratimin nga Këshilli Kombëtar i Territorit që varet nga kryeministria dhe leja po mbahet e fshehtë, skuthi Engjëll Agaçi urdhëroi krye bashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi dhe këshilltarët e PS, të miratonin ndërtimin e kompleksit të 3 TEC-ve me gaz e mazut.

Më 26 mars 2024, në 10 minuta mbledhje të Këshillit Bashkiak të Roskovecit të rrethuar me polici dhe duke kërcënuar këshilltarët e opozitës; këshilltarët e PS miratuan lejen për ndërtimin e TEC-it të Engjëll Agaçit, me raporte mjedisore false e pa bërë asnjë konsultim me banorët.

Banorët e fshatrave Suk-1, Suk-2, Arapaj, Strum, Velmish, Drenovicë, Samaticë, Rrëzë, Gorican, Kutalli etj, gjatë protestës para Bashkisë së Roskovecit ditën e miratimit të lejes, deklaruan se kompleksi i TEC-eve me gaz e mazut, që do ndërtohet në zonën Suk-1, është investim dhe biznes i Engjëll Agaçit.

Ky, është maskuar pas firmës “Shkëlqimi 07” të ndërtuesit Agron Kapllanaj, krushk i Engjëll Agaçit dhe ish-kryetar i Bashkisë së Ballshit e ish-shërbëtor i Sali Berishës, që gjatë pushtetit të Edi Ramës, ka marrë 56 milionë Euro tenderë.

Por këshilltarët e opozitës, kanë nxjerrë dhe emrin e oligarkut Bashkim Ulaj; i cili, me firmën “Gener-2 Sh.p.k” do investojë kompleksin e TEC-ve në Roskovec dhe do jetë ortak me Engjëll Agaçin në masën 35%, ndërsa firma “Shkëlqimi 07 Sh.p.k” e Agron Kapllanajt, do jetë n/kontraktore punimesh.

Më 24 prill 2024, gjatë një takimi me PS në Fier, drejtuesi politik i këtij qarku, Taulant Balla, tha, se kompleksi i TEC-ve në Roskovec, nuk do ketë asnjë ndikim në mjedisin e zonës dhe do t’i shërbeje ekonomisë së krejt zonës Roskovec-Patos-Dimal, por realisht, 90% e energjisë së prodhuar do eksportohet në Greqi.

Saktësojmë, se Greqia që do marrë 90% të energjinë së prodhuar në Roskovec, nuk e ndërtoi TEC-in në Janinë e Selanik, sepse nuk e lejojnë banorët dhe e ndalojnë 3 Konventa të BE; ndërsa kryeministri Edi Rama e pranoi ndërtimin e tij në Shqipëri, ngaqë Shqipërinë dhe shqiptarët i trajton si vend e popull të Botës së Tretë.

Don Agaçi dhe Bashkim Ulaj, TEC-in me gaz e mazut në Roskovec

Roskoveci si Toskana /

Gjatë një takimi elektoral më 3 prill 2021 në Roskovec, kryeministri Edi Rama, tha: – Brenda 2-3 vitesh, kemi një projekt zhvillimi agro- bujqësor e turistik, që të bëjmë si Toskana e Italisë, zonën e Roskovecit me këto kodra piktoreske, liqene e 1000 hektarë toka pjellore.

Por doli, se projekti për ta bërë Roskovecin si Toskana, paska qenë TEC-i i Engjëll Agaçit e Bashkim Ulajt, që do të helmojë zonën, për të prodhuar energji për Greqinë./Pamfleti

Shiko protesten e banorëve: Kliko mbi video

Previous Post

E rëndë/ Përplasje e dhunshme mes bandave shqiptare në Greqi, ka të plagosur

Next Post

Aksident i rëndë në Itali, vdes shqiptari, në gjendje të rëndë bashkatdhetari

Next Post
Aksident i rëndë në Itali, vdes shqiptari, në gjendje të rëndë bashkatdhetari

Aksident i rëndë në Itali, vdes shqiptari, në gjendje të rëndë bashkatdhetari

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës
AKTUALITET

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

by Editor
May 10, 2025
0

Në rrjet po ziejnë disa thashetheme, por ende jo zyrtare apo me fakte, ku thuhet se kryebashkiaku i Tepelenës është...

Read moreDetails
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para

EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona në Kukës

May 10, 2025
Pretendon se po shpërndante para/ Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë 

Pretendon se po shpërndante para/ Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë 

May 10, 2025
Kërcet arma në Peshkopi! Polici qëllon me armë, baba i kandidatit të PS

Kërcet arma në Peshkopi! Polici qëllon me armë, baba i kandidatit të PS

May 10, 2025
‘Plas’ në Dibër/ Dyshohet se transportonte para dhe tollona nafte për blerje votash, mbështetësit e PD bllokojnë makinën

‘Plas’ në Dibër/ Dyshohet se transportonte para dhe tollona nafte për blerje votash, mbështetësit e PD bllokojnë makinën

May 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

Kryebashkiaku përflitet për një video erotike me një punëtore të administratës

May 10, 2025
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para

EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona në Kukës

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al