Karim Benzema ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga Real Madrid për një kalim të mundshmëm në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Ittihad.
Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano ka publikuar në rrjetet sociale, një pjesë të një deklarate të francezit, ku thotë se e di se sa shumë e duan tifozët e Real Madrid dhe se nuk ka pse të flasë për të ardhmen e tij, përderisa është ende te “galaktikët”.
“Flisni me tifozët e Madridit? Flisni për çfarë? Pse të flas për të ardhmen nëse jam në Madrid…”. “Kush po flet është interneti, dhe realiteti”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Benzema.
Sipas disa raportimeve, 35-vjeçari kishte pranuar ofertën e klubit saudit, që i kishte ofruar kontratë dy vjeçare, për 400 milionë euro. Megjithatë, vetë fituesi i ‘Topit të Artë”, e hodhi poshtë diçka të tillë, të paktën për momentin.