Saturday, November 1, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Nuk e lejoj as gjallë as vdekur”/ E bija falsifikon firmën dhe nxjerr në mes të katër rrugëve nënën e saj: Derën time nuk do ta hapësh

Editor by Editor
May 31, 2023
in AKTUALITET, SOCIALE, Vendi
0
“Nuk e lejoj as gjallë as vdekur”/ E bija falsifikon firmën dhe nxjerr në mes të katër rrugëve nënën e saj: Derën time nuk do ta hapësh
0
SHARES
713
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 21 Mars, emisioni Stop transmetoi problemin e zonjës Varvara Kapurani, një 77-vjeçare nga Elbasani, e cila pas vdekjes së të shoqit dhe pas 55 viteve martesë, mbeti në mes të katër rrugëve. Kjo për shkak se njëra nga vajzat e saj e nxorri nga shtëpia duke falsifikuar firmën në bashkëpunim edhe me noteren.

77-vjeçarja ka thënë se kur qante të shoqin, njëra nga tre vajzat e saj i mori letrat e shtëpisë, duke arritur t’i marrë pronën e ta nxjerrë jashtë. Gjithçka nisi pasi një ditë çifti i të moshuarve u paraqit në zyrën e noteres Ilda Peza për t’i dhënë adresën, sikur e bija banonte në shtëpinë e tyre në mënyrë që vajza të merrte KEMP për të birin e sëmurë.

Pas vdekjes së të shoqit Tili Kapurani, Varvara shkoi tek e bija në Greqi, ku mësoi se kishte mbetur pa banesë, të cilën ia kishte zaptuar vajza Drita.

E moshuara e denoncoi në polici, ku mësoi se vajza kishte një akt dhurimi nga ajo vetë dhe bashkëshorti i ndjerë. Por Varvara tha se nuk di as të shkruajë e as të lexojë.
Në këto kushte, gjykata vendosi që të bllokohet shtëpia, por vajza zaptuese ishte futur brenda.

Emisioni Stop i drejtua Prokurorisë së Elbasanit dhe prokurori Xhilian Seferi komunikoi se rasti është regjistruar dhe do të procedohet sipas afateve.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan mbi bazën e materialit referues të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan që bën fjalë për kallëzimin e shtetases Varvara Kapurani ka regjistruar procedimin penal nr.12/15 të vitit 2022 për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të parashikuar nga neni 186 i KP. Kjo çështje penale është në fazën e hetimit paraprak dhe shtetësja Varvara Kapurani në cilësinë e kallëzueses do të njoftohet sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Elbasan.

Zyra ligjore e emisionit “Stop” përgatiti një kërkesë për sigurim padie dhe rikthim në banesë për të moshuarën Varvara Kapurani. Gjykata pranoi këtë kërkesë-padi dhe ne shkuam te një përmbarues gjyqësor Ilia Elezi për ekzekutimin e vendimit.

“Jam shumë e lumtur. Është e pabesueshme por me ju çdo gjë është e mundur”, thotë znj.Varvara.

“Unë mendoj që do t’i drejtohemi vajzës tuaj e cila është dhe në cilësinë e debitores për ekzekutimin e këtij vendimi i cili është i ekzekutueshëm brenda 5 ditëve. Urime dhe shpresoj ta ekzekutojmë brenda 5 ditëve”,thotë përmbaruesi gjyqësor Ilia Elezi.

Sikurse e kërkon ligji, ekzistojnë 2 mënyra për të zbatuar vendimin e gjykatës. E para është vullnetare, që vajza në rastin konkret pasi i komunikohet vendimi gjyqësor të hapë derën e banesës. Nëse kjo nuk ndodh, brenda 5 ditësh vendimi i gjykatës duhet të ekzekutohet brenda 5 ditësh nga përmbaruesi gjyqësor i licencuar dhe nën shoqërinë e forcave policore të hapet me forcë dera e shtëpisë.

Përmbaruesi Ilia Elezi telefonoi vajzën e të moshuarës, Dritën, të cilën e vendosi në dijeni për vendimin gjyqësor duke ia komunikuar urdhrin. Por Drita nuk pranoi ta hapte vullnetarisht derën e shtëpisë për nënën e saj

Përmbaruesi: Kam një vendim të gjyqtares Idush Maliqi që sapo më ka ardhur në zyrë për ekzekutimin e masë sigurim padie dhe thotë duke urdhëruar palën e paditur Drita Topuzi të lejojë palën e paditur Varvara Kapurani të jetojë në banesë. Unë ju mora për korrektësi.

Drita: Unë nuk e lejoj Varvarën. Varvarën unë nuk e fus në shtëpi, as për gjallë dhe as për vdekje.Të pranojë të gjitha gabimet Varvara, pastaja të shohim dhe të bëjmë.

Përmbaruesi: Unë vetëm zbatoj një vendim gjykate dhe as mund të zgjidh hallet personale.

Drita: Në rregull! Edhe unë nuk e fus Varvarën në shtëpi.

Përmbaruesi: Ka një masë sigurim padie e cila ka vendosur ka vendosur që të ekzekutohet brenda 5 ditësh.

Drita: Kur të vij unë në Shqipëri, do flasim!

Përmbaruesi: Jo jo shiko pak. Deri sa ka një urdhër gjykate unë do jem i detyruar që ta hap derën tuaj në prani të policisë.

Drita: Jo ti derën time nuk do ta hapësh, pa ardhur unë!

Përmbaruesi: E hap ligji jo unë zonjë. Këtu nuk jemi në një seancë gjyqësore dhe as që mund të marrim vendime të tjera përveç atij të gjykatës.

Drita: Në rregull, në rregull, në rregull, e di unë atë punë! Do vij për 5 ditë. Hajt, mirupafshim!

Më 29 Maj, së bashku me përmbaruesin gjyqësor dhe me policinë, zonja Varvara arriti të futej në shtëpinë e saj.

Vajza tjetër e Varvarës, që i ka qëndruar pranë nënës që prej fillimit të këtij konflikti, tha se pas sigurim-padisë që e lejoi 77-vjeçaren të hynte në banesë, mori një kërcënim në rrjete sociale nga bashkëshorti i motrës së saj, Dritës.

“Më dërgoi mesazh kërcënimi në Facebook, hajdeni po patët ***** të hapni derën, do t’ju vras të tërëve. Bëra denoncimin”, thotë vajza tjetër e të moshuarës.

Pasi fut në shtëpinë e saj ku ka jetuar për më shumë se 50 vite, zonja Varvara u shpreh e gëzuar.

Ndërsa përmbaruesi gjyqësor theksoi se vendimi i gjykatës u zbatua dhe gjithçka është e dokumentuar me proces-verbal dhe me filmime.

“U ekzekutua urdhri i gjykatës. Zonja është futur në banesë, shumë e gëzuar. Vërtetë ishte gëzim edhe për ne që pas kaq kohësh është në shtëpinë e saj. U mbajt një procesverbal, u filmua gjithçka, u mbajt procesverbali dhe me shkrim dhe i filmuar ku do pajisen të gjitha palët me DVD dhe me shkresë përcjellëse që të gjitha orenditë siç janë të pasqyruara në proces-verbal do t’i jepen zonjës. Kështu që ne e quajmë të kryer këtë urdhër-ekzekutimi”, shtoi përmbaruesi gjyqësor.

Pas këtij hapi, në gjykatë vijon padia tjetër për falsifikimin e firmës të të moshuarës.

Previous Post

VIDEO/ Spektakël në “Puskas Arena”, tifozët e Romës fillojnë të “elektrizojnë” ajrin e Budapestit

Next Post

SKANDALI/ Si drejtori i shkollës grabit nxënësit në Maliq, u merr nga 6 mijë lekë më shumë për biletën e autobusit për ekskursion

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
FOTO/ Dyshohet se qëlloi me 6 plumba 36-vjeçarin, i afërmi i viktimës, policia në kërkim të autorit

FOTO/ Dyshohet se qëlloi me 6 plumba 36-vjeçarin, i afërmi i viktimës, policia në kërkim të autorit

November 1, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

Video/ Pamjet e rënda të atentatit me 6 plumba që i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë, gjatë transportit të viktimës drejt spitalit të Vlorës.

November 1, 2025
Carlo Ancelotti shprehet hapur për ambiciet e tij: Kërkoj titullin e gjashtë botëror për Brazilin dhe ëndërroj një finale përballë Italisë.

Carlo Ancelotti shprehet hapur për ambiciet e tij: Kërkoj titullin e gjashtë botëror për Brazilin dhe ëndërroj një finale përballë Italisë.

November 1, 2025
Atentati tragjik në Selenicë: 36-vjeçari Dalan Alliaj qëlluar me 6 plumba.

Atentati tragjik në Selenicë: 36-vjeçari Dalan Alliaj qëlluar me 6 plumba.

November 1, 2025
FOTO/ Dyshohet se qëlloi me 6 plumba 36-vjeçarin, i afërmi i viktimës, policia në kërkim të autorit
LAJME

FOTO/ Dyshohet se qëlloi me 6 plumba 36-vjeçarin, i afërmi i viktimës, policia në kërkim të autorit

by timoni.al
November 1, 2025
0

Bertil Alliaj është shpallur në kërkim nga policia, si autor i dyshuar i vrasjes së 36-vjeçarit Dalan Alliaj. Ai është...

Read moreDetails
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

Video/ Pamjet e rënda të atentatit me 6 plumba që i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë, gjatë transportit të viktimës drejt spitalit të Vlorës.

November 1, 2025
Carlo Ancelotti shprehet hapur për ambiciet e tij: Kërkoj titullin e gjashtë botëror për Brazilin dhe ëndërroj një finale përballë Italisë.

Carlo Ancelotti shprehet hapur për ambiciet e tij: Kërkoj titullin e gjashtë botëror për Brazilin dhe ëndërroj një finale përballë Italisë.

November 1, 2025
Atentati tragjik në Selenicë: 36-vjeçari Dalan Alliaj qëlluar me 6 plumba.

Atentati tragjik në Selenicë: 36-vjeçari Dalan Alliaj qëlluar me 6 plumba.

November 1, 2025
Zbulohet pranë Shpellës së Kopiles në Leskovik, mbetje kockore që dyshohen të jenë të natyrës njerëzore.

Zbulohet pranë Shpellës së Kopiles në Leskovik, mbetje kockore që dyshohen të jenë të natyrës njerëzore.

November 1, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

FOTO/ Dyshohet se qëlloi me 6 plumba 36-vjeçarin, i afërmi i viktimës, policia në kërkim të autorit

FOTO/ Dyshohet se qëlloi me 6 plumba 36-vjeçarin, i afërmi i viktimës, policia në kërkim të autorit

November 1, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

Video/ Pamjet e rënda të atentatit me 6 plumba që i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë, gjatë transportit të viktimës drejt spitalit të Vlorës.

November 1, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al