Monday, November 3, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Noterët e rinj të Ulsiut: Pazari i fundit i një ministri në ikje?

Editor by Editor
August 20, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Noterët e rinj të Ulsiut: Pazari i fundit i një ministri në ikje?
0
SHARES
66
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në këto ditë pushimesh vere, ku kryeministri pret e përcjell në vilën e Dhërmiut lloje të larmishme tipash me interesa shumëmilionëshe, për tokën, ajrin, detin e Shqipërisë, çakenjtë e qeverisë, ministrat, i qëndrojnë pranë. Gjithë jugu, bregdeti, rreth vilës së “Sulltanit”, është mbushur me ta. Janë në gatishmëri të plotë trupore për çdo thirrje në telefon. Ulsi Manja është njëri prej tyre.

I gatshëm për të thënë “Po Shef, këtu afër jam” në çdo minutë që kërkon “i madhi”, Ulsiu si një qingj i mirë, çdo ditë tregon devocionin e tij ndaj detyrës, që pretendon ta zgjasë edhe me “Ramsi 4”.

Përveç replikimit të çdo lajmi që Rama hedh në Fb-në e tij, Ulsi Manja gjithë verës i ka mëshuar Fb-së së tij. Sot tregoi me një status, për suksesin që ka ministria e tij, me shërbimin e përmbarimit të shtetit. Ulsiu mburret se janë mbi 6800 vendime gjyqësore, të ekzekutuara për shtatë muaj, kur në të vërtetë po vetë në reklamën e ministrisë lexohet se 6825 çështje kanë marrë “zgjidhje ligjore”.

Një truk banal ky, që Ulsi Manja me përmbaruesit e tij, e përdorën edhe me “ekzekutimin” e vendimit të gjykatës për “Neës24”. Gazetarët nuk u lejuan të futen në vendin e punës dhe as të marrin sendet e tyre pavarësisht se përmbaruesit e Ulsiut, i dhanë “zgjidhje ligjore” vendimit gjyqësor, duke mos e ekzekutuar atë. Por shashka e Kodit Penal dhe sulmi i “Neës24” u përdorën nga Ulsi Manja për të fshehur diçka tjetër – pazarin e noterëve që duhen licensuar në 3 shtator.

Një lojë vere e organizuar mirë dhe me kujdes, ku ministri në ikje është në qendër të saj.

Më 17 korrik 2025, pa shumë zhurmë Ulsi Manja firmosi një urdhër për hapjen e konkurseve për noterë të rinj në disa bashki të vendit. Urdhri del i publikuar më 23 korrik, dhe më 25 korrik, ministri “shpërtheu” draftin e Kodit Penal, që sfumoi çdo lajm për thuajse një dyjavësh.

Noterët e rinj të Ulsiut: Pazari i fundit i një ministri në

Në këtë mënyrë u shmang kurioziteti dhe vëmendja ndaj pyetjes “Ç’ne noterë tani?”.

Disa noterë që i pyetëm nuk e dinin fare që ka një njoftim, pavarësisht se i publikuar. Ata u prononcuan duke na “treguar” ligjin. Ligji 110/2018 për Noterinë në nenin 10 fikson raportin 1 noter për 15000 banorë, bazuar në censusin e fundit të INSTAT.

Referuar Censusit 2011, Shqipëria kishte rreth 2.8 milionë banorë. Kjo përkthehet në një tavan maksimal prej rreth 186 noterësh aktivë në të gjithë vendin. Ndërkohë, Censusi i ri 2023, i nxorri shqiptarët edhe më pak, vetëm 2.4 milionë banorë.

Atëherë, ç’pati Ulsi Manja që kërkon të “pasurojë” Shqipërinë me noterë të tjerë, në mesin e verës së nxehtë 2025?

Sipas statistikave të noterëve ata janë rreth 450 në gjithë Shqipërinë. Me këtë numër dhe sipas ligjit nr. 110 të reformës në drejtësi, miratuar në vitin 2018, numri aktual është trefish më i lartë se ata që duhet të jenë. Pra, ka vend për “krasitje” e jo për shtim noterësh. Ka vend edhe për pyetjet thelbësore rreth kësaj lajthitjeje verore të ministrit Manja:

Sa vende janë aktualisht të lira për noterë të rinj sipas kërkesave të ligjit, 1 noter për 15000 banorë?

Si do ulet numri i noterëve për të “kapur” kërkesat e ligjit, kur në fakt po bëhet provim për rritjen e këtij numri?

Informacioni i nxjerrë “me grep” nga përfaqësues të Dhomës së Noterisë, me znj. Mimoza Sadushi në krye, na jep një të dhënë shumë dyshuese. Rreth 20 kandidatë të rinj për noterë, kanë kryer një stazh dhe shkollë për më shumë se dy vjet dhe janë gati të futen në një provim përfundimtar më 3 shtator.

Provimi i shpallur nga Ulsi Manja, me kujdesin e atij që bën një punë të mirë para se të largohet, kur është ende në detyrë dhe mund të mbyllë me sukses emërime dhe licensime.

Askush nuk do aludojë për thashethemet e pagesave të majme për t’u licencuar si noter (deri në 200 mijë euro), për t’u futur në rrugën që gjithsesi nuk përfundon më 3 shtator.

Ligji nuk e lejon as Ulsi Manjën t’i fusë noterët nëpër zyra me licencë. Por ata që do dalin me sukses nga provimi që do bëjë ministri, do presin sa të hapet “ndonjë vend” nga ministri i ri, ose… Ulsi Manja i mbijetuar në kabinetin Rama 4, do ndryshojë ligjin aktual.

Gjithsesi ‘projekti’ noteria edhe nëse ministri Manja largohet, e shoqëron atë me një largim “të lumtur”. Jo thjesht për “Kodin Penal ChatGpt” dhe zgjidhjen ligjore që i dha çështjes së gazetarëve të Neës24-ёs, por sepse ka mundësinë t’i japë sistemit të drejtësisë dhe babaxhanëve të tij, një frymë të re… me rreth 20 noterë të tjerë, që do i shërbejnë një Shqipërie gjithnjë e më të reduktuar në numër.

Në luftën kundër medias dhe zjarreve të pashuara në gjithë vendin, duket se qeveria Rama, por dhe opozita bashkë me të nuk e kanë vënë re, nevojën e Ulsiut për noterë të rinj, të atyre që kërkon t’i pagëzojë më 3 shtator. Mos vallë Ulsiu i ka hipnotizuar të gjithë?!/ Kapitali.al

Previous Post

Rekord botëror: Futbollisti me më shumë ndeshje të luajtura

Next Post

Ambasadori i BE-së në Serbi apelon për qetësimin e situatës: Të hetohet abuzimi me forcën policore.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Haaland avison Guardiolën për "trajnerët virtualë të lojrave", Pep: Jemi me fat që e kemi atë

Haaland avison Guardiolën për “trajnerët virtualë të lojrave”, Pep: Jemi me fat që e kemi atë

November 2, 2025
“Opozita komunikon me stilin e pushtetit” / Ish-zëdhënësi i fushatës së PD, Mustafaj: Në rrethin e Berishës ekziston një grup këshilltarësh që theksojnë një qasje të njëjtë.

“Opozita komunikon me stilin e pushtetit” / Ish-zëdhënësi i fushatës së PD, Mustafaj: Në rrethin e Berishës ekziston një grup këshilltarësh që theksojnë një qasje të njëjtë.

November 2, 2025
Video/ Leao dhe Maignan nisin "magjinë", Milan triumfon ndaj Romës dhe ringjall shpresat për titullin.

Video/ Leao dhe Maignan nisin “magjinë”, Milan triumfon ndaj Romës dhe ringjall shpresat për titullin.

November 2, 2025
Treni në Britani goditet nga një sulm me thikë, 11 të plagosur; kryeministri dhe Mbreti reagojnë ndaj situatës

AKTUALITET

Haaland avison Guardiolën për “trajnerët virtualë të lojrave”, Pep: Jemi me fat që e kemi atë

by timoni.al
November 2, 2025
0

Erling Haaland këndoi me humor pas fitores 3-1 të Manchester Cityt ndaj Bournemouth, duke thënë se disa trajnerë të “Fantasy...

Read moreDetails
“Opozita komunikon me stilin e pushtetit” / Ish-zëdhënësi i fushatës së PD, Mustafaj: Në rrethin e Berishës ekziston një grup këshilltarësh që theksojnë një qasje të njëjtë.

“Opozita komunikon me stilin e pushtetit” / Ish-zëdhënësi i fushatës së PD, Mustafaj: Në rrethin e Berishës ekziston një grup këshilltarësh që theksojnë një qasje të njëjtë.

November 2, 2025
Video/ Leao dhe Maignan nisin "magjinë", Milan triumfon ndaj Romës dhe ringjall shpresat për titullin.

Video/ Leao dhe Maignan nisin “magjinë”, Milan triumfon ndaj Romës dhe ringjall shpresat për titullin.

November 2, 2025
Treni në Britani goditet nga një sulm me thikë, 11 të plagosur; kryeministri dhe Mbreti reagojnë ndaj situatës

Treni në Britani goditet nga një sulm me thikë, 11 të plagosur; kryeministri dhe Mbreti reagojnë ndaj situatës

November 2, 2025
Sulmi me thikë në tren në Britani, bilanci i rënduar: 2 prej 11 të lënduarve janë në gjendje kritike.

Sulmi me thikë në tren në Britani, bilanci i rënduar: 2 prej 11 të lënduarve janë në gjendje kritike.

November 2, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Haaland avison Guardiolën për "trajnerët virtualë të lojrave", Pep: Jemi me fat që e kemi atë

Haaland avison Guardiolën për “trajnerët virtualë të lojrave”, Pep: Jemi me fat që e kemi atë

November 2, 2025
“Opozita komunikon me stilin e pushtetit” / Ish-zëdhënësi i fushatës së PD, Mustafaj: Në rrethin e Berishës ekziston një grup këshilltarësh që theksojnë një qasje të njëjtë.

“Opozita komunikon me stilin e pushtetit” / Ish-zëdhënësi i fushatës së PD, Mustafaj: Në rrethin e Berishës ekziston një grup këshilltarësh që theksojnë një qasje të njëjtë.

November 2, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al