Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nocioni taktik i Sylvinhos dhe ndikimi social që do të ketë ky sukses i Kombëtares!

Editor by Editor
November 19, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Mendim i Lire, OP-ED, Sport
0
Nocioni taktik i Sylvinhos dhe ndikimi social që do të ketë ky sukses i Kombëtares!
0
SHARES
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi LILA

Ekipi jonë kombëtar e nisi epokën Sylvinho menjëherë në një ndeshje zyrtare kundër Polonisë, e humbur në Varshavë, dhe të gjithë menduam se kjo humbje erdhi si paso që trajneri i ri nuk e njeh skuadrën dhe vendosi në fushë një sistem të ri taktik 4-2-3-1 ndryshe nga paraardhsi i tij Edi Reja që luante vazhdimisht me skemën 3-5-2 në fazen ofensive dhe 5-3-2 kur ekipi mbrohej, me këtë skemë ekipi kombëtar kishte shumë probleme në fazën mbrojtëse dhe sidomos nga krahët ku topat në thellesi në shtyllën e dytë perfunduan në gola për kundërshtaret.

Me ardhjen e trajnerit Sylvinho u vu re menjëherë që ai forcoi mbrojtjen ose më saktë skuadn në fazën mbrojtëse dhe që nuk ndryshoi në asnjë ndeshje sistemin taktik me 4 mbrojtës në vije të drejtë, Hysaj në pozicionin e tij natyral nga e djathta që rilindi dhe ishte një nga më të mirët. Zbulimi i trajnerit ishte Mitaj, mbrojtës i majtë që ishte thjesht fantastik dhe shpesh herë manovra ofensive nga linja e fundit nis pikerisht nga krahu i majtë. Ndersa dyshja e qendrës Gjimshiti-Ismajli ishin një siguri dhe patën rritje në çdo ndeshje.

Pika më e forte e kësaj skuadre është mesi i fushës me dyshen përpara mbrojtjes Ramadani-Asllani (double six), kimia midis tyre është e dukshme, Ramadani është muri i parë në mesfushë, për çdo aksion të kundërshtarit dhe Asllani që nuk e kam parë asnje herë të pasojë pa adresë dhe është ai që e nxjerr topin nga mbrojtja dhe të lidhi repartet kur ne kemi topin, gjithashtu goditjet nga distanca e bëjnë këtë lojtar të një niveli shumë të lartë.

Bajramin mund ta quaj pa frikë futbollistin vendimtar në këto eliminatore, ai merr pjesë në çdo aksion sulmues të Kombëtares, ka shënuar gola shumë të rëndësishëm, sidomos ai me Republiken Çeke në Pragë, ky futbollist ka lirshmeri nga trajneri Sylvinho të shkeli të gjithë fushën dhe të kërkojë topin në zona të lira midis repartit të mbrojtjes dhe mesfushës kundërshtare dhe shpeshherë është shumë i rrezikshëm me diagonalet e shkurtra nga vija e dytë dhe elementi suprizë për kundërshtaret bën që trajneri Sylvinho të ketë një rruge dalëse të sigurtë në manovrën ofensive me këtë lojtar.

Risia që solli trajneri Sylvinho me ardhjen e tij ishin sulmuesit ansorë që i kërkoi të ishin me kemvën e kundërt në krahun e kundërt, pra Asani një majtosh luan nga e djathta, ndersa Seferi luan me kembën e djathtë dhe luan në anën e majtë të sulmit. Trajneri kërkon në çdo rast që sulmuesit ansorë të futen nga qendra dhe të godasin portën (na kanë dhuruar gola spektakolarë) të asistojne, të futen ne triblime, në lojën 1vs1, të shkojnë gjithmonë në shtyllën e dytë kur topi luhet në krahun e kundërt dhe më e rëndësishmja të kthehen në fazen mbrojtëse deri në linjat e fundit. Gjithashtu trajneri Sylvinho preferon që sulmuesi kryesor të sakrifikojë shumë, të tërhiqet dhe ti lirojë hapsira sulmuesve të krahut, por dhe nr.10 që vjen në befasi. Cikalleshi ka sakrifikuar shumë duke e berë në mënyrën më të mire atë që i kërkon trajneri dhe kjo eshte arsyeja që ai është një titullar në çdo ndeshje. Goli kundër Moldavise me penallti do ta zhbllokoje këtë lojtar. Kemi parë gola spektakolarë nga distanca dhe jemi mahnitur nga Asani-Bajrami-Asllani por mendoj që akoma nuk kemi parë gol me goditje jashtë zone nga Cikalleshi, unë e pres dhe mendoj qe do bëj goditjen e tij.

Berisha, po e le në fund si qershia mbi tortë, në vlersimin tim modest mendoj qe ky portier është me i miri që unë kam parë dhe kam patur fat ta kem shok skuadre. Siguri-eksperiencë-talent-zgjuarsi dhe mbi të gjitha njerzor dhe shpirt grupi.

Shqipëria e Sylvinhos është një skuadër që ka një pjekuri taktike, ka durim,e pret kundërshtarin gjithmonë nën linjen e topit, shpeshherë ne 1/3 e fushës, menjëherë sapo futbollistët tanë rikuperojnë topa në zona të rëndësishme, ata nisen menjëherë përpara duke shfrytëzuar shpejtësinë e repartit të avancuar. Kjo mënyre loje e bën që skuadra jonë kombëtare të jetë shumë e rrezikshme në kundërsulm.

Alternativat në pankine, që trajneri Sylvinho përdor zakonisht pas minutës së 60’ nuk e ndryshojnë nocionin e lojës që ai kerkon. Kemi parë shpesh herë Dakun-Uzuni-Laci-Bare-Muci-Muja-Veseli-Strakosha-Kastrati-Balliu-Ajeti-Gjasula-Sadiku-Roshi sa herë që jan thirrur në apel janë pergjigjur pozitivisht në fushën e lojës, nuk ka gjë më të mirë për një trajner sesa të ketë një stol të kompletuar. Sigurisht nuk duhet te harrojmë që me rikthimin e Brojës ekipi kombëtar merr formen e një ekipi te madh që mund te konkurojë edhe skuadrat e nivelit të parë.

Arkitekti i këtij suksesi madhështor për Shqipërine pa diskutim është presidenti Armand Duka, në 8 vite ekipi kombetar shkon dy herë në Europian dhe merita kryesore është e Presidentit, lotët e tij pas çdo suksesi të Kombëtares tregojnë që ai ka berë gjithçka që të arrijmë në këto nivele, jam dëshmitar për këtë fakt.

Për ta mbyllur analizën time, në aspektin sportiv është një ëndërr, ndërsa në aspektin social të vendit do të ndikojë pozitivisht, sidomos tek rinia që është e rrezikuar nga veset që ata përballen çdo ditë, ata do të dynden në akademitë e futbollit (akademia Triumph) që të ndjekin ëndrrën dhe të behen si idhujt e tyre të rinj. Historia vazhdon…. 🇦🇱

Previous Post

Zyrtare/ Vendoset trajneri i Partizanit

Next Post

Gjermania ndryshon ligjin e emigracionit, rregullore e re për Ballkanin Perëndimor: Hyn në fuqi vitin e ardhshëm

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë

“Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë

June 8, 2025
Legjenda e Kombëtares godet Sylvinhon dhe futbollistët pas barazimit me Serbinë: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar

Legjenda e Kombëtares godet Sylvinhon dhe futbollistët pas barazimit me Serbinë: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar

June 8, 2025
Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

June 8, 2025
DW: Tarifat amerikane pengojnë rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë, prodhimi dhe eksportet shënojnë rënie

AKTUALITET

“Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë

by Editor
June 8, 2025
0

Pas ndeshjes pa gola ndaj Serbisë, përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, doli përpara për të ndarë përshtypjet e tij. Ai...

Read moreDetails
Legjenda e Kombëtares godet Sylvinhon dhe futbollistët pas barazimit me Serbinë: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar

Legjenda e Kombëtares godet Sylvinhon dhe futbollistët pas barazimit me Serbinë: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar

June 8, 2025
Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

June 8, 2025
DW: Tarifat amerikane pengojnë rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë, prodhimi dhe eksportet shënojnë rënie

DW: Tarifat amerikane pengojnë rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë, prodhimi dhe eksportet shënojnë rënie

June 8, 2025
Cole Palmer u vendos në një rol të pazakontë gjatë stërvitjes së Anglisë

Cole Palmer u vendos në një rol të pazakontë gjatë stërvitjes së Anglisë

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë

“Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë

June 8, 2025
Legjenda e Kombëtares godet Sylvinhon dhe futbollistët pas barazimit me Serbinë: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar

Legjenda e Kombëtares godet Sylvinhon dhe futbollistët pas barazimit me Serbinë: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al