Në Izrael po qarkullon një plan që, sipas gazetës Israel Hayom, përshkruhet si plani i përbashkët i Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu-t për të ardhmen e Gazës dhe të gjithë Lindjes së Mesme. Detajet janë të paqarta dhe ngrenë shumë pikëpyetje, por fakti që publikimi vjen nga gazeta e Miriam Adelson, një nga financueset më të mëdha të fushatës elektorale të Trump-it me 106 milionë dollarë, e bën atë të marrë vëmendje. Adelson përfaqëson një urë të drejtpërdrejtë mes Shtëpisë së Bardhë dhe Izraelit.
Sipas gazetarit Ariel Kahana, plani përbëhet nga disa pika kryesore:
Megjithatë, shumë gjëra mbeten të paqarta:
Këto paqartësi e bëjnë të vështirë të kuptohet nëse ky dokument është real apo thjesht një përpjekje për të testuar reagimin e elektoratit të djathtë izraelit, i cili ndjek Israel Hayom. Megjithatë, duket qartë se disa nga idetë e shprehura, si zhvendosja e popullsisë së Gazës dhe përfshirja e vendeve arabe në administrim, përkojnë me strategjinë që Trump dhe Netanyahu kanë ndjekur në muajt e fundit.
“Është e mundur që Netanyahu po mendon për një zgjidhje të tillë dhe nëse është kështu, kjo do të thotë se ai është gati të lërë pas aleatët e tij të ekstremit të djathtë, të cilët duan sovranitet izraelit mbi Gazën dhe ndërtimin e kolonive të reja”, tha tha profesori Yehuda Mirsky nga Brandeis University.
Sipas Kahanës, plani është hartuar pak para sulmit ndaj Iranit dhe duhet parë si sfond i lëvizjeve aktuale të Trump-it dhe Netanyahu-t , si rifillimi i bisedimeve me premtime për përparim të shpejtë dhe deklarata e fundit e Netanyahu-t për një “epokë paqeje” që po afrohet për Izraelin.
“Nëse Izraeli do të donte me të vërtetë një plan afatgjatë, ndoshta ky do të ishte. Por unë jam skeptik për vullnetin e vërtetë për ta realizuar. Një plan i tillë do të kërkonte tërheqjen izraelite nga Gaza dhe negociata me Autoritetin Kombëtar Palestinez – gjë që për Netanyahu-n sot është e papranueshme. Pa një formë të njohjes së shtetit palestinez, Arabia Saudite nuk do të përfshihet. Kështu që në maksimum mund të kemi një tjetër armëpushim, jo më shumë”, komentoi ish-diplomati Alon Pinkas.
A është dokumenti autentik apo një test elektoral? Kjo mbetet për t’u parë në javët në vijim. E sigurt është që çështja e “ditës pas luftës në Gaza” po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në Izrael dhe zgjidhjet që përfliten nuk përputhen me ato që kërkojnë Kombet e Bashkuara apo shumë shtete perëndimore.
E vërtetë apo jo, këtë lojë po e udhëheq mjeshtri i “post-së vërtetës”: Donald Trump. Nga ai do të varet përgjigjja përfundimtare.