Një pjesë e satelitit të NASA-s, Van Allen Probe A, pritet të rihyjë në atmosferën e Tokës të martën në mbrëmje. Megjithatë, rreziku që ato të godasin ndonjë person është shumë i ulët, me një probabilitet prej rreth 1 në 4,200, sipas Forcës Hapësinore të SHBA-së. Sateliti, i cili peshon rreth 600 kilogramë, pritet të digjet gjatë hyrjes në atmosferë, me disa komponentë që mund të mbijetojnë dhe të arrijnë në sipërfaqen e Tokës.
Agjencia amerikane do të vazhdojë të monitorojë procesin e rihyrjes dhe të ofrojë përditësime mbi zhvillimet. Rënia e objekteve nga hapësira nuk është diçka e pazakontë; gjatë 40 viteve të fundit, rreth 5,400 ton materiale kanë mbijetuar rihyrjes në atmosferë. Rreziku për njerëzit mbetet minimal për shkak të faktit se rreth 71% e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga ujë.
Një ngjarje e tillë e rrallë ndodhi në vitin 1997, kur Lottie Williams u godit lehtë nga një copë metali, e cila besohet të ketë qenë pjesë e një rakete Delta që shpërbërë gjatë rihyrjes.
Van Allen Probe A u nis më 30 gusht 2012 nga Kepi Canaveral në Florida, si pjesë e një misioni për të studiuar rripat e rrezatimit Van Allen, zona me grimca të ngarkuara që mbahen nga fusha magnetike e Tokës. Së bashku me të, u dërgua edhe sateliti binjak, Van Allen Probe B. Të dy satelitët u çaktivizuan në vitin 2019, pasi u mbaroi karburanti. Fillimisht, ishte parashikuar se do të rihynin në atmosferë rreth vitit 2034, por llogaritjet e fundit treguan se Van Allen Probe A do të kthehej shumë më herët. Sonda e dytë, për derisa, nuk pritet të rihyjë para fundit të kësaj dekade.















