Monday, February 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ngrirje asetesh, ngrirje llogarish bankare, për këdo që përdor barkat për trafikim njerëzish drejt Anglisë

Editor by Editor
July 22, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ngrirje asetesh, ngrirje llogarish bankare, për këdo që përdor barkat për trafikim njerëzish drejt Anglisë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo person që do të trafikojë njerëz drejt Britanisë së Madhe nga dita e nesërme, do të përballet me sekuestrimin e Aseteve dhe ndjekje penale të ashpra. Britania ka ashpërsuar masat për “bandat përgjegjëse” për emigrim të parregullt, siç e konsiderojnë zyrtarët e Foreign Office.

“Në kuadër të një regjimi të ri që ka si objektiv të ardhurat dhe materialet që mundësojnë migrimin e parregullt, individët e synuar do të përballen me ngrirje të aseteve, përjashtim nga sistemi financiar britanik dhe ndalim udhëtimi drejt MB-së.

Sanksionet e reja janë mjeti më i fundit në arsenalin e MB-së për sigurimin e kufijve, pakësimin e migrimit të parregullt dhe zbatimin e Planit për Ndryshim.

Çdokush që ndihmon në kontrabandimin e njerëzve drejt MB-së do të rrezikojë ngrirjen e aseteve të tyre dhe ndalimin e udhëtimit drejt Britanisë, sipas kompetencave të reja të shpallura sot nga Ministri i Jashtëm”, thuhet në një njoftim për shtyp, shpërndarë nga ambasada britanike në Tiranë.

Por deri tani është përgatitur një listë e këtyre personave. Dhe nga nesër, e mërkurë, do të vendoset grupi i parë i sanksioneve ndaj bandave të përfshira në kontrabandimin e njerëzve dhe nxitjen e migrimit të parregullt drejt MB-së, si dhe ndaj mundësuesve të tyre, si financuesit dhe kompanitë e përfshira në shitjen e pajisjeve për varka të vogla.

Nuk do të jenë vetëm trafikantët të penalizuarit. Në këtë listë do të përfshihen edhe pronarët e Barkave apo edhe ata zyrtarë të cilët ndihmojnë në këtë proces.

Këto plane janë një shembull kryesor i përdorimit të qasjeve novatore të politikës së jashtme nga FCDO për të realizuar “Planin për Ndryshim” për popullin britanik. Ky regjim do të jetë i pari në botë i kushtuar goditjes së kontrabandimit të njerëzve dhe krimit të organizuar të migracionit, ku njerëzit vulnerabël shfrytëzohen nga kriminelët dhe rrjetet e tyre, një nga shtytësit kryesor të migrimit të parregullt drejt MB-së. Migrantët që paguajnë kontrabandistët përballen gjithashtu me rrezikun e lartë të punuarit në kushtet e skllavërisë moderne, kthimit në vendin e origjinës ose humbjes së jetës në det.

Sanksionet mund të ndërpresin rrjedhën e parave dhe materialeve, përfshirë ngrirjen e pronave, llogarive bankare dhe aseteve të tjera, që i mundësojnë bandave të organizuara kriminale të lehtësojnë migrimin e parregullt drejt MB-së. Sanksionet janë hartuar për të goditur individë kudo në botë, të cilët do të shpallen publikisht në mënyrë që të jetë e paligjshme për sistemin financiar britanik të bashkëpunojë me ta.

Si pjesë e “Planit për Ndryshim” dhe qasjes së udhëhequr nga misioni, FCDO ka punuar ngushtë me hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimit, Komandën për Sigurinë Kufitare dhe partnerë të tjerë kyç për identifikimin e objektivave me më shumë ndikim, me sanksionet e para të planifikuara për nesër.

Objektivat e parë të synuar do të përfshijnë një mori shkeljesh, nga furnizimi me varka të vogla për kalime nëpër Kanal, në tregtinë me pasaporta të falsifikuara, si dhe ndërmjetësimi i pagesave përmes rrjeteve Haëala, e deri te vetë udhëheqësit e bandave.

Ky regjim do të plotësojë kompetencat e reja ligjzbatuese që po prezantohen në Projektligjin për Kufijtë, Sigurinë, Azilin dhe Emigracionin, duke siguruar që të kemi mjetet më të gjera të mundshme për të goditur bandat. Sanksionet mund të përdoren për të goditur bandat e krimit të organizuar të migracionit dhe mundësuesit e tyre, kudo qofshin, përfshirë kur qasjet tradicionale ligjzbatuese dhe të drejtësisë penale nuk arrijnë. Kontrabandimi dhe trafikimi i njerëzve janë sfida për sigurinë botërore, dhe Qeveria po punon për të forcuar marrëdhëniet me partnerët kyç, përfshirë BE-në, për t’i siguruar më mirë kufijtë e MB-së.

Ministri i Jashtëm, David Lammy, u shpreh: “Për shumë kohë, bandat kriminale kanë mbushur xhepat e tyre të korruptuar dhe kanë shfrytëzuar shpresat e njerëzve vulnerabël pa u ndëshkuar, ndërsa nxisin migrimin e parregullt drejt MB-së. Ne nuk do ta pranojmë këtë gjendje.

“Është detyra jonë morale dhe pjesë kyçe e Planit për Ndryshim të bëjmë gjithçka që mundemi për të shkatërruar këto banda dhe për të siguruar kufijtë e Britanisë.

“Për këtë arsye, Mbretëria e Bashkuar ka krijuar regjimin e parë në botë të sanksioneve kundër bandave të përfshira në kontrabandimin e njerëzve dhe nxitjen e migrimit të parregullt, si dhe mundësuesve të tyre. Nga dita e nesërme, personat e përfshirë do të përballen me ngrirje të aseteve, përjashtim nga sistemi financiar britanik dhe ndalim udhëtimi drejt MB-së.”

Njoftimi i sotëm pasqyron mënyrën se si e gjithë qeveria po punon së bashku për misionin e vetëm të sigurimit të kufijve të Britanisë. Regjimi i ri plotëson punën e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Komandës për Sigurinë Kufitare për të luftuar krimin e organizuar të emigracionit dhe për të adresuar shkaqet e migrimit të parregullt në vendet e origjinës dhe tranzitit. Komanda për Sigurinë Kombëtare ka marrë një rritje buxheti prej 280 milionë £ në vit deri në vitin 2028 për të financuar hetues të specializuar, teknologji të reja dhe pajisje të avancuara të mbikëqyrjes për të ndërprerë dhe shkatërruar bandat kriminale.

Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, u shpreh: “Regjimi i sanksioneve të reja shënon një hap vendimtar në luftën tonë kundër bandave kriminale që përfitojnë nga mjerimi i njerëzve. Ai do të na lejojë të synojmë asetet dhe operacionet e kontrabandistëve kudo që veprojnë, duke ndërprerë financimin e tyre dhe duke shkatërruar rrjetet e tyre një nga një.

“Përmes Komandës për Sigurinë Kufitare dhe partnerëve kyç si Agjencia Kombëtare e Krimit, ne po forcojmë lidhjet me shtetet e tjera për të luftuar këtë problem global.

“Së bashku, po dërgojmë një mesazh të qartë se ata që shfrytëzojnë njerëzit e pambrojtur dhe rrezikojnë jetë për përfitime nuk kanë ku të fshihen.”

Ky njoftim është pjesë e strategjisë me tre shtylla të FCDO-së ‘ndërprerje, ndalim, kthim’ për të adresuar globalisht migrimin e parregullt. Përveç ndërprerjes së rrjeteve të krimit të organizuar të emigracionit përmes sanksioneve, FCDO punon me vendet e origjinës dhe të tranzitit për të dekurajuar migrantët e mundshëm nga ndërmarrja e udhëtimeve të rrezikshme dhe bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme për të negociuar kthimin e personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë, përfshirë kriminelë dhe azilkërkues të refuzuar. Që prej zgjedhjeve, mbi 35.000 persona janë kthyer, një rritje prej 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Previous Post

Mashtruesi i Sorosit Adriatik Lapaj kërkon të fus Endri Shabanin në kurth që të bëhet vet deputet: Ja skema që sugjeron

Next Post

Kërcënon Bankers, por asnjë rresht për miliardat e “zhdukura”: Do ju çojmë në Arbitrazhin ndërkombëtar!

Next Post
Kërcënon Bankers, por asnjë rresht për miliardat e “zhdukura”: Do ju çojmë në Arbitrazhin ndërkombëtar!

Kërcënon Bankers, por asnjë rresht për miliardat e "zhdukura": Do ju çojmë në Arbitrazhin ndërkombëtar!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mauro Icardi kishte dëshirë për të kaluar te Juventus, ja arsyet pse nuk u realizua transferimi te Zonja e Vjetër.

Mauro Icardi kishte dëshirë për të kaluar te Juventus, ja arsyet pse nuk u realizua transferimi te Zonja e Vjetër.

February 2, 2026
Orë të nxehta në përfundim të merkatos/ Lookman te Atlético, Liverpooli dhe Arsenali përgatiten për goditjet finale, Benzema në rrugën drejt klubit rival

Orë të nxehta në përfundim të merkatos/ Lookman te Atlético, Liverpooli dhe Arsenali përgatiten për goditjet finale, Benzema në rrugën drejt klubit rival

February 2, 2026
Të shtëna me armë në Lezhë/ Një 30-vjeçar mbetet i plagosur, detajet e para mbi ngjarjen

Atentati në Rrilë të Lezhës, arrestohet një oficer policie, detaje nga incidenti i shkëmbimit të zjarrit.

February 2, 2026
Berisha fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e 10 shkurtit: 'Jemi në rrugën e fitores, të rrëzojmë qeverinë; zëri ynë ka bërë jehonë.'

Berisha fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e 10 shkurtit: ‘Jemi në rrugën e fitores, të rrëzojmë qeverinë; zëri ynë ka bërë jehonë.’

February 2, 2026
Mauro Icardi kishte dëshirë për të kaluar te Juventus, ja arsyet pse nuk u realizua transferimi te Zonja e Vjetër.
Lajmi Fundit

Mauro Icardi kishte dëshirë për të kaluar te Juventus, ja arsyet pse nuk u realizua transferimi te Zonja e Vjetër.

by timoni.al
February 2, 2026
0

Në fund, Juventusi nuk arriti të sigurojë një qendërsulmues për Luciano Spallettin pas transferimit të Boga. Edhe në orët e...

Read moreDetails
Orë të nxehta në përfundim të merkatos/ Lookman te Atlético, Liverpooli dhe Arsenali përgatiten për goditjet finale, Benzema në rrugën drejt klubit rival

Orë të nxehta në përfundim të merkatos/ Lookman te Atlético, Liverpooli dhe Arsenali përgatiten për goditjet finale, Benzema në rrugën drejt klubit rival

February 2, 2026
Të shtëna me armë në Lezhë/ Një 30-vjeçar mbetet i plagosur, detajet e para mbi ngjarjen

Atentati në Rrilë të Lezhës, arrestohet një oficer policie, detaje nga incidenti i shkëmbimit të zjarrit.

February 2, 2026
Berisha fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e 10 shkurtit: 'Jemi në rrugën e fitores, të rrëzojmë qeverinë; zëri ynë ka bërë jehonë.'

Berisha fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e 10 shkurtit: ‘Jemi në rrugën e fitores, të rrëzojmë qeverinë; zëri ynë ka bërë jehonë.’

February 2, 2026
Rafael Leao provokon tifozët e Manchester United me një veprim intriguese në ditën finale të merkatos.

Rafael Leao provokon tifozët e Manchester United me një veprim intriguese në ditën finale të merkatos.

February 2, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mauro Icardi kishte dëshirë për të kaluar te Juventus, ja arsyet pse nuk u realizua transferimi te Zonja e Vjetër.

Mauro Icardi kishte dëshirë për të kaluar te Juventus, ja arsyet pse nuk u realizua transferimi te Zonja e Vjetër.

February 2, 2026
Orë të nxehta në përfundim të merkatos/ Lookman te Atlético, Liverpooli dhe Arsenali përgatiten për goditjet finale, Benzema në rrugën drejt klubit rival

Orë të nxehta në përfundim të merkatos/ Lookman te Atlético, Liverpooli dhe Arsenali përgatiten për goditjet finale, Benzema në rrugën drejt klubit rival

February 2, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al