Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vlorë, ku një fëmijë 2-vjeçar ka rënë nga ballkoni i katit të katërt dhe ka ndërruar jetë. Sipas njoftimit të policisë, incidenti ndodhi rreth orës 18:20 në lagjen “Pavarësia 3”. Fëmija, i cili ishte në banesë me nënën e tij, K. H., dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.
Pas rënies, ai ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.















