Thursday, March 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese: Të sqarohen pasojat juridike të moskonstituimit të Kuvendit

Editor by Editor
July 22, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese: Të sqarohen pasojat juridike të moskonstituimit të Kuvendit
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi.

“Kërkesa jonë sot, në esencë, është kërkesë për sqarim të pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh”, tha Osmani në një konferencë për media.

“Çdo afat i detyrueshëm kushtetues dhe çdo moszbatim duhet të ketë pasoja juridike, por ato nuk janë sqaruar në aktgjykimin paraprak, kërkesa jonë sot në esencë është kërkesë për sqarimin e pasojave juridike të moskonstituimit të kuvendit brenda 30 ditësh”, tha ajo.

Sipas Osmanit, qëllimi është që të sqarohet situata për moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor dhe të sqarohen se si ushtrohen kompetencat e secilit institucion kushtetues, në mungesë të konstituimit të një prej shtyllave kryesore të parimit të ndarjes së pushteteve, që është Kuvendit. Po ashtu, “duhet të sqarohet se çfarë ndodh nëse Kuvendi konstituohet pas 26 korrikut”, tha ajo.

Osmani tha se në kërkesën e dërguar në Kushtetuese, që ka të bëjë me zgjidhjen e konfliktit të komptencave, ka paraqitur edhe masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor të Kushtetueses.

“Kërkesa për masë të përkohshme është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në një bllokadë pa fund, dhe hyrja në një situatë ku institucionet do të mund të konstituoheshin në një mënyrë jokzushtetuese dhe do të ishin të pasafatshme”, tha e para e shtetit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka obliguar deputetët që ta konstituojnë organin ligjvënës deri më 26 korrik. Më 21 korrik, deputetët për herë të 50-të dështuan të konstituonin Kuvendin e Kosovës, pasi partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë ndryshimin e mënyrës së votimit për kryeparlamentar nga i hapur në të mbyllur.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar si figurë përçarëse të propozuarën e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të votojë asnjë të propozuar nga LVV-ja për kryeparlamentar.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tijka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete. Kreu i LVV-së, partisë fituese të zgjedhjeve të shkurtit, tha se shpreson që bisedimet me partinë e Limajt të finalizohen gjatë kësaj jave.

“Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose mungesën e saj”, tha ai.

Kush sa vota i ka?

Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu.

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses.

Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre./REL

Previous Post

Bashkëshorti i Rihanës, reperi A$AP Rocky përfundon në karrige me rrota

Next Post

“Iu lut dajës tim se nuk po gjente kandidatë, a mban përgjegjësi për vjerrin që e shkarkoi Vetingu?!”/ Shabani: Lapaj po shpif dhe po gënjen për mua

Next Post
“Iu lut dajës tim se nuk po gjente kandidatë, a mban përgjegjësi për vjerrin që e shkarkoi Vetingu?!”/ Shabani: Lapaj po shpif dhe po gënjen për mua

"Iu lut dajës tim se nuk po gjente kandidatë, a mban përgjegjësi për vjerrin që e shkarkoi Vetingu?!"/ Shabani: Lapaj po shpif dhe po gënjen për mua

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

March 12, 2026
Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

March 12, 2026
Europa League: Nottingham humb befasueshëm në shtëpi nga ekipi danez, ndërsa Endrick ndihmon Lyonin të sigurojë një rezultat të rëndësishëm në Spanjë (Rezultatet)

Europa League: Nottingham humb befasueshëm në shtëpi nga ekipi danez, ndërsa Endrick ndihmon Lyonin të sigurojë një rezultat të rëndësishëm në Spanjë (Rezultatet)

March 12, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rusia ofron ndihmë për stabilizimin e situatës: Të identifikojmë zgjidhje për krizën.

KRYESORE

Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

by timoni.al
March 12, 2026
0

Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares shqiptare dhe lojtar i Lecce-s, ndau përvojat e tij në elitën e futbollit italian në...

Read moreDetails
Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

March 12, 2026
Europa League: Nottingham humb befasueshëm në shtëpi nga ekipi danez, ndërsa Endrick ndihmon Lyonin të sigurojë një rezultat të rëndësishëm në Spanjë (Rezultatet)

Europa League: Nottingham humb befasueshëm në shtëpi nga ekipi danez, ndërsa Endrick ndihmon Lyonin të sigurojë një rezultat të rëndësishëm në Spanjë (Rezultatet)

March 12, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rusia ofron ndihmë për stabilizimin e situatës: Të identifikojmë zgjidhje për krizën.

Tensionet në Lindjen e Mesme, Rusia ofron ndihmë për stabilizimin e situatës: Të identifikojmë zgjidhje për krizën.

March 12, 2026
Gazmend Bardhi nxjerr mesazhet e Ballukut me Ervis Berberin: Sa shtëpi ke shit?

Gazmend Bardhi nxjerr mesazhet e Ballukut me Ervis Berberin: Sa shtëpi ke shit?

March 12, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

March 12, 2026
Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

March 12, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al