Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të prezantojë më 26 janar në “Shtëpinë e Futbollit” strategjinë e saj për periudhën 2026-2030, të quajtur “Vision To Victory”. Ky dokument strategjik përcakton objektivat dhe prioritetet për zhvillimin e futbollit shqiptar gjatë katër viteve të ardhshme.
Strategjia synon të ndërtojë një model të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke forcuar futbollin në të gjitha nivelet, që përfshin edukimin, garat e ekipeve kombëtare, futbollin e vajzave, si dhe aspekte si infrastruktura, qeverisja dhe përgjegjësia sociale. Në një kohë kur futbolli shqiptar ka pasur zhvillime të rëndësishme dhe ka fituar përvoja në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, FSHF ka vendosur të konsolidojë këtë progres përmes një vizioni të strukturuar dhe në përputhje me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s.
Gjatë prezantimit të strategjisë, do të ekspozohen qëllimet kryesore, shtyllat strategjike dhe prioritetet që do të udhëheqin zhvillimin e futbollit shqiptar në katër vitet e ardhshme. Ky dokument përbën një angazhim serioz për zhvillimin e futbollit shqiptar mbi baza të forta dhe të planifikuara.
Kjo strategji është një hap drejt forcimit të strukturës futbollistike dhe do të shërbejë si një udhërrëfyes për të arritur një nivel më të lartë të përfaqësimit dhe suksesit në sportin më të popullarizuar në vend.















