Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga shtatori çmimet e bulmetit shtrenjtohen deri 33%

Editor by Editor
September 12, 2022
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Nga shtatori çmimet e bulmetit shtrenjtohen deri 33%
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga fillimi i muajit shtator çmimet e produkteve të bulmetit janë rritur në nivele të frikshme.

Shtrenjtimin më të lartë po e shënojnë qumështi i lopës dhe produktet e tij, për shkak të rënies së prodhimit.

Prodhuesit pohojnë se janë një serë faktorësh zinxhir që po ndikojnë në rritjen e lartë të çmimeve, që nga ulja e peshës së fermave të lopëve për shkak të shtrenjtimit të lëndës ushqyese, materialeve ambalazhuese, qelqit dhe plastikës dhe largimit të fermerëve në emigracion.

Qumështi i hapur i lopës që tregtohet individualisht nga fermerët në dyqanet ushqimore në Tiranë nga 1 shtatori u rrit 23% (nga 130 lekë/1.5 L arriti në 160 lekë).

Xhevair Alushi nga fshati Zall Herr i Tiranës tha për Monitor se arsyeja e rritjes së çmimit është shtrenjtimi 50% i lëndës ushqyese dhe çmimi i lartë i karburantit për transportin.

“Kostoja e mbajtjes së lopëve është e papërballueshme.

Nga 10 lopë që kisha në fermë në verë aktualisht kam 7 lopë.

Me çmimet e lartë të lëndës ushqyese mbajtja e tyre është e paleverdishme. Gjithashtu në kosto jemi shumë të prekur edhe rritja e lartë e çmimit të naftës”, pohon Xhevairi furnizuesi i qumështit për 3 markete në Tiranë.

Kosi natyral i lopës së markës “Morava” është shtrenjtuar 27%.

Nga 220 lekë/litër kosi me ambalazhim në vazo qelqi që kushtonte në muajin korrik çmimi i tij në fillim të shtatorit ka arritur në 280 lekë.

Çmimi i kosit pësoi rritje edhe në fillim të muajit korrik rreth 16% (nga 220 lekë/L arriti në 255 lekë).

Shtrenjtim të lartë ka pasur edhe të gjalpit të hapur të lopës.

Çmimi i tij nga shtatori u rrit 33% (nga 600 lekë/kg arriti në 800 lekë).

Fabiol Morava administratori i fabrikës së përpunimit të qumështit tha për Monitor se rritja e çmimit është ndikuar nga 3 faktorë, shtrenjtimi i qumështit, i kavanozave të qelqit dhe rritjes së marzhit të fitimit të supermarkteve.

“Çmimi i qumështit nga 45 lekë me TVSh që ishte më parë nga fermerët, aktualisht po e blejmë 100 lekë për litër.

Vazot e qelqit dhe tapat janë shtrenjtuar 65% nga 40 lekë që kushtonte më parë një vazo aktualisht po e blejmë 65 lekë. Përveç kësaj edhe supermarketet kanë rritur marzhet e fitimit”.

Blegtoria vazhdon në rënie dhe numri i krerëve pakësohet përditë. Sipas të dhënave të INSTAT për 2021 në vend numri i dhive ra 3% krahasuar me 2020, numri i deleve ra 5% dhe i gjetheve 7% më pak.

Përfaqësuesi i fabrikës Morava thekson se rënia e prodhimit të qumështit është ndikuar nga ulja e peshës së fermave, për shkak të emigrimit dhe rritjes së çmimit të lëndës ushqyese.

Kriza parashikohet të vazhdojë deri në mungesën e produkteve.

“Në treg aktualisht ka mungesë të lartë të disa produkteve të qumështit të lopës, si: djathit dhe kaçkavallit, pasi nuk ka prodhim të lartë të qumështit.

Përveç shtrenjtimit të çmimeve që nuk do të ndalen, rrezikohet të ketë edhe mungesë të tyre në treg, pasi nuk ka prodhim të qumështit të lopës, nuk ka produkte të magazinuara”, shton Fabiol Morava.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021 sasia e grumbulluar e qumështit të lopës paraqitet me rënie 7,4% krahasuar me 2020, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3% dhe 8%.

Ndërsa importet e importet e qumështit për 2021 shfaqen me rritje rreth 43% më shumë se 2020. 56% të totalit të qumështit me jashtë e zëne importet nga Italia, 16% e qumështit vjen nga Serbia, 14% nga Bosnje-Hercegovina dhe pjesa tjetër nga Kosova, Maqedonia dhe shtete të tjera të Europës.

Për 2021 rritja më e lartë e importeve të qumështit ishte nga Serbia 71% më shumë se në 2020.

Sakaq shtrenjtimi i çmimeve po ndikon edhe te ulja e konsumit. Tendenca e konsumatorit në këtë periudhë është të heqë dorë nga produktet e shtrenjta, duke i zëvendësuar ato me artikuj më të lirë.

Sipas INSTAT, që nga muaji mars, Indeksi i Çmimeve të Konsumit për nëngrupin “Qumësht, djathë dhe vezë” ka filluar rritjen e shpejtë, që ishte 10.3% në mars dhe kulmoi në 22.3% në gusht, niveli më i lartë të paktën që nga viti 2007, kur INSTAT i raporton të dhënat e detajuara sipas grupeve. /Monitor

Previous Post

VIDEO/ Goli i anuluar i Milik, “Sky Sport” nxjerr pamjet e reja

Next Post

Po transportonin 8 sirianë, dy të rinjtë në Vlorë nuk i ndalojnë postobllokut të policisë dhe braktisin fugonin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

June 7, 2025
Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

June 7, 2025
Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

June 7, 2025
Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

June 7, 2025
Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë
AKTUALITET

Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

by Editor
June 7, 2025
0

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e planifikuar të luhet këtë të shtunë,  ka përfunduar në faqet e para të mediave...

Read moreDetails
Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

June 7, 2025
Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

June 7, 2025
Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

June 7, 2025
Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë! Krim monstruoz ndaj qytetarëve

Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë! Krim monstruoz ndaj qytetarëve

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

Shqipëri-Serbi, Associated Press: Rasti kur sporti nuk është thjesht një lojë

June 7, 2025
Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

Shqipëri-Serbi është ndeshje e rrezikshmërisë të lartë, UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium një ish-shef policie

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al