Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Nga Ruçi dhe Rama tek Braho dhe Xhixho, kush mori pjesë në 31 vjetorin e themelimit të PS

Editor by Editor
June 12, 2022
in KRYESORE, POLITIKE
0
Nga Ruçi dhe Rama tek Braho dhe Xhixho, kush mori pjesë në 31 vjetorin e themelimit të PS
0
SHARES
48
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste ka festuar mbrëmjen e sotme 31 vjetorin e themelimit të saj. Festa është zhvilluar në oborrin e selisë rozë, ku pritësit për miqtë tek dera ishin sekretari i përgjithshëm Damin Gjiknuri, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe deputetët Blerina Gjylameti dhe Etien Xhafaj.

Ajo që ra në sy ishte prania e shumë figurave të larta të PS, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë forcë politike, si ish-Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe Musa Ulqini, por edhe Spartak Braho dhe disa ish-ministra socialistë.

Nuk kishte si të mungonte në këtë takim lideri aktual i PS, njëherësh kryeministër i vendit, Edi Rama. Ndërkohë mungoi sërish lideri historik Fatos Nano, për të cilën edhe këtë vit nuk ka munguar ftesa, por prezenca e tij.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë event të socialistëve është përfaqësuar nga Erisa Xhixho dhe Endrit Brahimllari.

Gjithashtu të pranishëm në 31 vjetorin e themelimit të PS, ishin dhe analistë dhe gazetarë, por nuk munguan as figura të njohur apolitike, Si Paskal Milo, Agron Duka e Luan Rama.

Gjithashtu pjesë e këtij eventi ishin dhe socialistë të thjeshtë që ka kontribuar ndër vite në këtë forcë politike.

Historiku

Partia Socialiste e Shqipërisë u themelua në 12 qershor të vitit 1991, pas ndryshimit të emrit nga PPSH në PSSH. Partia Socialiste qëndroi në opozite që nga viti 1992 deri në vitin 1997. Ne zgjedhjet e vitit 1992 PSSH arriti të marrë 25,7 % të votave kundrejt 56,2 % që kishte marrë vetëm një vit më parë ndërkohe që PDSH mori 62,1 % duke marrë 92 nga 140 vendet në Parlament. Ne zgjedhjet e vitit 1996 PSSH humbi terren duke marrë vetëm 20,4 % e përkthyer në dhjet vende në Parlament ndërkohe që PD mori 122 vende. PSSH akuzoi Berishën për manipulim të zgjedhjeve duke qenë se numërimi i votave nuk ishte zhvilluar nga një komision qendror por nga komisione qendrash votimi. Ne vitin 1997 Qeveria e Aleksander Meksit u detyrua të japë dorëheqjen dhe të shpalle zgjedhjet e parakohshme. Protestat dhe pakënaqësia ndaj Berishës sollën partine socialiste në pushtet.

Pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 1997 PSSH arriti të marrë 52,7 % ose 101 vende në parlamenti. Kryetari socialist Fatos Nano u zgjodh kryeministër. Edhe në zgjedhjet e vitit 2001 socialistet do të rikonfirmoheshin në maxhorance por me një përqindje me te ulet nga ajo e zgjedhjeve të mëparshme, 41,5 %. Se bashku me Partine Socialdemokrate dhe me Aleancën Demokratike do të kishin 73 deputete nga 140.

Në vitin 2004 Partia Socialiste do të kishte ndarjen me një grup brenda saj të cilët krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo çoi në humbjen e zgjedhjeve të vitit 2005 ku pushteti kaloi në duart e qendrës se djathte pas tetë vitesh. Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të PSSH dhe u zëvendësua me Edi Ramën i cili njëkohësisht është dhe Kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009 koalicioni Bashkimi për Ndryshim i drejtuar nga Partia Soicialiste e Edi Ramës siguroi 64 vende, 6 vende më pak se koalicioni Aleanca e Ndryshimit e drejtuar nga Partia Demokratike i cili siguroi 70 vende. Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim siguroi 4 vende. Disa ditë pas zgjedhjeve kryetari i PSSh deklaroi që zgjedhjet ishin të rregullta dhe korrekte. Këto zgjedhjet ashtu si edhe zgjedhjet e mëparëshme u monitoruan nga shumë vëzhgues ndërkombëtarë të OSCE. Mbas daljes së rezultateve kryetari i PSSH ndryshe nga deklarimet e mëparëshme deklaroi se zgjedhjet ishin manipuluar, edhe pse rezultatet e tyre ishin firmosur nga komisionerët e partisë së tij. Vëzhguesit ndërkombëtarë i deklaruan zgjedhjet e vitit 2009 si zgjedhjet më të mira që ishin zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

Disa nga drejtuesit e PSSH i kërkuan Ramës të pranojë humbjen dhe të japë dorëheqjen ashtu siç bëri edhe paraardhësi i tij Fatos Nano. Edi Rama edhe pse humbi zgjedhjet vendosi përsëri kandidaturën për kryetar të PSSH dhe u zgjodh kryetar i kësaj partie për mandatin e tij të 2-të me mbi 99% të votave. Këto zgjedhje u kritikuan nga disa drejtues të PSSH-së si zgjedhje formale të paracaktuara.

Në vitin 2013, kryetari i partisë, Rama u ftua të formonte Kabinetin e 33-të Shqiptar dhe të bëhej Kryeministër i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 2013, ku Partia Socialiste e Ramës fitoi shumicën e vendeve në kabinet.

Gjithashtu PSSH fitoi zgjedhjet në vitin 2017-të nën drejtimin e Edi Ramës, si dhe ato të vitit 2021.

Previous Post

Një legjendë për Vllazninë e Josës, rikthehet Vioresin Sinani

Next Post

VIDEO/ Gjashtë plumba pas shpine, kamerat filmuan atentatin ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë

Next Post
VIDEO/ Gjashtë plumba pas shpine, kamerat filmuan atentatin ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë

VIDEO/ Gjashtë plumba pas shpine, kamerat filmuan atentatin ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

AKTUALITET

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

by Editor
June 7, 2025
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në...

Read moreDetails
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

June 7, 2025
“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al