Thursday, December 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Nga nevojat për gaz e naftë tek rritja e çmimeve të ushqimeve në Evropë, si mund të ndikojnë sanksionet e Rusisë?

Editor by Editor
March 2, 2022
in Ekonomi, Vendi
0
Nga nevojat për gaz e naftë tek rritja e çmimeve të ushqimeve në Evropë, si mund të ndikojnë sanksionet e Rusisë?
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sanksionet e Perëndimit po kërcënojnë ta dërgojnë ekonominë ruse drejt kaosit. Efektet e sanksioneve do të ndjehen në të gjithë botën, nga Afrika e deri në Europë, në formën e inflacionit të lartë dhe mungesave të furnizimit me ushqime.

Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire, ka thënë se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur një “luftë ekonomike” kundër Rusisë, duke iu referuar sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës, të cilat në fakt e kanë përjashtuar vendin nga tregjet financiare ndërkombëtare.

E ashtuquajtura “luftë ekonomike” ka bërë që Rusia të përballet me një rënie rekord të rublës kundrejt dollarit amerikan, duke rritur frikën te rusët për qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe duke bërë që shumë prej tyre të qëndrojnë në radhë të gjata nëpër ATM, me shpresën për të tërhequr para.
Megjithatë, nuk është vetëm Rusia ajo që po përballon pasojat e sanksioneve perëndimore, të vendosura si një përgjigje ndaj luftës së presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës. Sanksionet po dëmtojnë vende të ndryshme, që nga Egjipti e deri te Gjermania, të cilat varen shumë nga furnizimet me grurë dhe gaz natyror nga palët që po luftojnë.

Deutsche Welle ka analizuar pasojat që do të kenë sanksionet kundër Rusisë për njerëzit në vendet e tjera.

Rritja e çmimeve të energjisë

Çmimet e naftës dhe të gazit natyror u rritën ndjeshëm pas raundit të sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë që u ndërmorën gjatë fundjavës, teksa tregtarët po përgatiteshin për ndërprerje të furnizimeve nga Rusia – një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazit në botë – dhe nga Ukraina – një vend i rëndësishëm tranziti për gazin rus.

Deri më tani, sanksionet nuk kanë shënjestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë sektorin e energjisë, por tregtarët druhen se Moska mund të hakmerret duke kufizuar eksportet e naftës dhe të gazit, ndërsa sanksionet e Perëndimit mund të shkojnë deri aty sa të dëmtojnë drejtpërdrejt sektorin energjetik të Rusisë, një nga burimet kryesore financiare të vendit.

“Furnizimet me energji nga Rusia janë shumë të rrezikuara, për shkak se ato mund të ndërpriten nga ana e Rusisë dhe të përdoren si një armë për të kërcënuar Perëndimin, ose sepse mund të përjashtohen nga tregu për shkak të sanksioneve,” tha Louise Dickson, analiste e tregut të naftës në Rystad Energy.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se nxjerrja e bankave të mëdha ruse nga sistemi i pagesave SWIFT mund ta bëjë jashtëzakonisht të vështirë blerjen e naftës dhe të gazit rus. Raportohet se bankat europiane Societe Generale dhe Credit Suisse kanë ndaluar financimin e ?do malli që vjen nga Rusia.

Kjo situatë ka shqetësuar shumë njerëz në Europë, e cila përmbush më shumë se një të tretën e nevojave të saj për gaz dhe rreth një të katërtën e nevojave për naftë nga Rusia. Çdo ndërprerje në furnizimin me gaz mund të bëjë që europianët të mos kenë sasi të mjaftueshme gazi për të ngrohur shtëpitë e tyre, si dhe do të rriste ndjeshëm faturat e energjisë elektrike, pasi furnitorët e energjisë do të duhej të mbështeteshin te karburanti për të prodhuar energji.

“Deri më tani, duket se sanksionet nuk po targetojnë sektorin e energjisë dhe, për këtë arsye, pasojat janë më pak të rënda nga ?’mund të ishin. Mos e keqkuptoni këtë, pasi rreziku i përballjes me pasoja shumë më të rënda është i dukshëm,” tha analisti i Deutsche Bank, Jim Reid.

Rritja e çmimeve të ushqimeve

Kriza ka shtuar gjithashtu frikën për furnizimet me drithëra (grurë dhe misër) si dhe me farat vajore.

Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë rreth 30% të eksporteve globale të grurit, gati një të pestën e volumit të tregtisë së misrit dhe rreth 80% të eksporteve të vajit të lulediellit. Të dyja këto vende janë furnizuesit kryesorë të grurit për Lindjen e Mesme dhe Europën. Turqia dhe Egjipti janë importuesit më të mëdhenj të grurit rus.

Ekspertët druhen se operacionet ushtarake ruse do të rrisin akoma më tepër çmimet e ushqimeve në vende të tilla si Libia, Jemeni dhe Libani, duke thelluar krizën e ushqimit në këto vende.

Konflikti ka filluar të bllokojë eksportet nga portet e Detit të Zi, të cilat përdoren për të transportuar drithëra për në Azi, Afrikë dhe Bashkimin Europian. Të hënën, Egjipti u detyrua të anulojë një tender për blerjen e grurit, pasi pati shumë pak oferta me çmime tepër të larta.

MONITOR

Previous Post

Xhemali plak dhe mallakstrioti i Lulit marrin goditjen e fortë në Shkodër. Zhdukuni nga këtu!

Next Post

Historia prekëse e 4-vjeçares ukrainase të sëmurë me leuçemi, shpëton nga “kthetrat” e rusëve

Next Post
Historia prekëse e 4-vjeçares ukrainase të sëmurë me leuçemi, shpëton nga “kthetrat” e rusëve

Historia prekëse e 4-vjeçares ukrainase të sëmurë me leuçemi, shpëton nga “kthetrat” e rusëve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kosova emërtohej “Metohi” në literaturë/ Pas denoncimit të Top Channel, institucionet në Maqedoninë e Veriut ndërmarrin masa për të korrigjuar skandalin

Kosova emërtohej “Metohi” në literaturë/ Pas denoncimit të Top Channel, institucionet në Maqedoninë e Veriut ndërmarrin masa për të korrigjuar skandalin

December 11, 2025
"Partia më e suksesshme në historinë e Shqipërisë" / 35-vjetori i themelimit të PD, Berisha: Rama erdhi për t'u bashkuar, por u largua për punë orësh.

“Partia më e suksesshme në historinë e Shqipërisë” / 35-vjetori i themelimit të PD, Berisha: Rama erdhi për t’u bashkuar, por u largua për punë orësh.

December 11, 2025
Projekt-buxheti 2026 në seancë maratonë: PD kërkon përjashtimin e projektligjit mbi Paqen Fiskale nga diskutimi, edhe ndërkombëtarët shprehin kundërshtime.

Projekt-buxheti 2026 në seancë maratonë: PD kërkon përjashtimin e projektligjit mbi Paqen Fiskale nga diskutimi, edhe ndërkombëtarët shprehin kundërshtime.

December 11, 2025
‘Arkitektët’ e Inteligjencës Artificiale shpallen ‘Figura e Vitit’ nga Revista Time

KRYESORE

Kosova emërtohej “Metohi” në literaturë/ Pas denoncimit të Top Channel, institucionet në Maqedoninë e Veriut ndërmarrin masa për të korrigjuar skandalin

by timoni.al
December 11, 2025
0

Pas denoncimit të Top Channel mbi një skandal në librin e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, ku Kosova ishte përshkruar...

Read moreDetails
"Partia më e suksesshme në historinë e Shqipërisë" / 35-vjetori i themelimit të PD, Berisha: Rama erdhi për t'u bashkuar, por u largua për punë orësh.

“Partia më e suksesshme në historinë e Shqipërisë” / 35-vjetori i themelimit të PD, Berisha: Rama erdhi për t’u bashkuar, por u largua për punë orësh.

December 11, 2025
Projekt-buxheti 2026 në seancë maratonë: PD kërkon përjashtimin e projektligjit mbi Paqen Fiskale nga diskutimi, edhe ndërkombëtarët shprehin kundërshtime.

Projekt-buxheti 2026 në seancë maratonë: PD kërkon përjashtimin e projektligjit mbi Paqen Fiskale nga diskutimi, edhe ndërkombëtarët shprehin kundërshtime.

December 11, 2025
‘Arkitektët’ e Inteligjencës Artificiale shpallen ‘Figura e Vitit’ nga Revista Time

‘Arkitektët’ e Inteligjencës Artificiale shpallen ‘Figura e Vitit’ nga Revista Time

December 11, 2025
35 vjetori i themelimit të PD-së, vajza e ish-presidentit Nishani: Ne jemi brezi që ka udhëtuar drejt Europës pa viza.

35 vjetori i themelimit të PD-së, vajza e ish-presidentit Nishani: Ne jemi brezi që ka udhëtuar drejt Europës pa viza.

December 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kosova emërtohej “Metohi” në literaturë/ Pas denoncimit të Top Channel, institucionet në Maqedoninë e Veriut ndërmarrin masa për të korrigjuar skandalin

Kosova emërtohej “Metohi” në literaturë/ Pas denoncimit të Top Channel, institucionet në Maqedoninë e Veriut ndërmarrin masa për të korrigjuar skandalin

December 11, 2025
"Partia më e suksesshme në historinë e Shqipërisë" / 35-vjetori i themelimit të PD, Berisha: Rama erdhi për t'u bashkuar, por u largua për punë orësh.

“Partia më e suksesshme në historinë e Shqipërisë” / 35-vjetori i themelimit të PD, Berisha: Rama erdhi për t’u bashkuar, por u largua për punë orësh.

December 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al