Friday, September 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga mbledhja me krerët e degëve, te “mungesa” në tryezën e Begajt me ish-Presidentët, Berisha i bën “dalje” raportuesit të CDU

Editor by Editor
June 10, 2022
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Nga mbledhja me krerët e degëve, te “mungesa” në tryezën e Begajt me ish-Presidentët, Berisha i bën “dalje” raportuesit të CDU
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë pas përmbylljes së procesit të zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese, Partia Demokratike ka thirrur nesër një mbledhje me të gjithë kryetarët në rrethe.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se në këtë mbledhje do të diskutohet për protestat e ardhshme dhe rolin që do të kenë krerët lokalë në organizimin e aksionit opozitar.

“Mbledhja me kryetarët është shumë e rëndësishme, e para e kësaj natyre, në të cilën ata do të marrin detyrat për drejtimet e punës së PD-së në periudhën që vjen. Nuk mund të ketë dyshim që protesta do të jetë temë diskutimi shumë e rëndësishme. PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist dhe vetëm shqiptarët mund ta bëjnë atë”, u shpreh kreu i PD-së.

Ndalur te qëndrimi i tij kundër zgjedhjes së Bajram Begajt si President, ish-kryeministri e ka argumentuar duke thënë se ky është rasti i vetëm kur një ushtarak aktiv bëhet president.

“Të marrësh një ushtarak aktiv dhe ta vësh president nuk ka ndodhur ndonjëherë përveçse në rastin e juntave. Presidenti është i detyruar të përmbushë detyrimet që ka”.

Berisha ka komentuar dhe takimin e Begajt me tre ish-presidentët Topi, Moisiu dhe Mejdani ditën e djeshme, duke argumentuar dhe mungesën e tij në këtë tryezë. Ai tha se Presidenti i ri nuk do t’ia pranonte këshillat nëse edhe ai si ish-Kryetar Shteti do të kishte shkuar në atë takim.

“Qëndrimi im publik, ishte publik ndaj zgjedhjes së tij dhe e konsideroj normale, shumë normale që ai nuk kërkon këshilla nga unë se nuk do të merrte atë këshillë që i pëlqente. Sepse ai u bë, zgjedhja e tij u shndërrua në vendosjen e monizmit në Shqipëri. Ai mori postin e Presidentit por për shqiptarët monizmi është një mynxyrë. Problemi është se ajo shoqëri që ka qenë dhe do të ishte kryesore në përmbysjen e kësaj nuk e ka jetuar monizmin. Por Shqipëria sot është identike me Bjellorusinë e Lukashenkos. Kjo është mynxyre se vetë kushtetutshmëria është një shtyllë kryesore e demokracisë. Parimet e saj check and balance u zhdukën si në kohën e Enver Hoxhës. Angazhimi i të rinjve në këtë betejë është kusht për fitoren e saj”.

Sërish ka sqaruar raportin e tij me presidentin Ilir Meta, ndonëse për këtë të fundit ka pasur kritika sa i takon qëndrimit për firmosjen e dekretit për Bajram Begajn, duke i hapur rrugë zgjedhjes së tij në krye të shtetit.

“Nuk ka krisje. Presidenti, e kam theksuar, do jem transparent, Kushtetuta në germë, nuk ndalon firmosjen e dekreteve jashtë vendit. Se ka një përkufizim të tillë. Por raste unë di që nuk ndodhin. Kjo që kanë pretenduar. Të themi të vërtetën, Presidenti mund të mos e firmoste raundin e katërt, por të pestin s’e digjte dot. Duhet të ushtronte detyrimin kushtetues, pastaj ndërhyjnë mekanizma të tjera. Kur kishte check and balance ndërhynin mekanizma të tjera. Ai nuk mund të mos ushtronte kushtetutshmërinë. Është rast unik në historinë vendeve të tjerë. S’ka ndodhur kurrë që të marrësh një ushtarak aktiv dhe ta emërosh president republikës. përveç në rastin e Juntave. S’ka ndodhur asnjëherë!“, tha Berisha.

Në fund të konferencës për shtyp Berisha e bëri të qartë se nuk do të marrë pjesë në dy komisionet parlamentare për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, duke i konsideruar këto procese farse.

“Të besosh trillimet e Gazmend Bashës është njëlloj si të besosh Lulzim Bashën. Njëlloj. Asnjë iniciativë nuk bllokojmë ne, por mund të them se Alibasha dhe Gazbasha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Edi Ramës.  Të jeni të sigurt, nuk do jetë e largët dita kur do të kuptohen arsyeja si për atë që iku edhe për këta të dy. Por me të qetë dhe avash avash. Ne nuk marrim pjesë në farsa të organizuara nga Rama dhe të keq shfrytëzuarit e tij. Ne nuk marrim pjesë”.

Një përgjigje ka pasur edhe për deklaratat e dhëna në Tiranë nga raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer. Beyer theksoi se Gjermania do t’i qëndrojë krah SHBA-ve në vendimin për të mos bashkëpunuar me persona të shpallur non-grata dhe kërkoi një forcim të opozitës në vend, por Berisha shprehet se në betejën e tij ka përkrah vetëm shqiptarët.

“Këtë betejë Sali Berisha nuk e ka nisur me asnjë përkrahje të askujt përveç shqiptarëve. Ju garantoj se çdo ditë ndihem më i motivuar se kurrë nga mbështetja e shqiptarëve. Ju besoj jeni dëshmitarë të kësaj”, tha ai.

Previous Post

Berisha: Të besosh trillimet e Gazment Bashës është sikur të besosh Lulin, i shërbejnë Ramës

Next Post

Parakalimi i gabuar shkak i aksidentit tragjik me 3 viktima në Fier, në pranga shoferi i “Opel”

Next Post
Thellohet bilanci i aksidentit me tre të vdekur në Levan-Tepelenë/ 6-vjeçarja niset me urgjencë drejt Traumës

Parakalimi i gabuar shkak i aksidentit tragjik me 3 viktima në Fier, në pranga shoferi i “Opel”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Dronët rusë në këtë territor të NATO-s, Zelensky kritikon Evropën: Reagimi juaj ishte tepër i dobët

Dronët rusë në këtë territor të NATO-s, Zelensky kritikon Evropën: Reagimi juaj ishte tepër i dobët

September 26, 2025
Dokumente të reja të Epstein zbulojnë 'Pagesat për masazh' të Princit Andrew

Dokumente të reja të Epstein zbulojnë ‘Pagesat për masazh’ të Princit Andrew

September 26, 2025
Bella Hadid shfaqet në Paris pas trajtimit në spital për sëmundjen Lyme

Bella Hadid shfaqet në Paris pas trajtimit në spital për sëmundjen Lyme

September 26, 2025
Ura në Kraps në rrezik të shembjes, bashkia nis riparimin pas kërkesës së Fiks Fare.

LAJME

Dronët rusë në këtë territor të NATO-s, Zelensky kritikon Evropën: Reagimi juaj ishte tepër i dobët

by timoni.al
September 26, 2025
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur kritika të forta ndaj reagimit të Evropës ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore nga dronët...

Read moreDetails
Dokumente të reja të Epstein zbulojnë 'Pagesat për masazh' të Princit Andrew

Dokumente të reja të Epstein zbulojnë ‘Pagesat për masazh’ të Princit Andrew

September 26, 2025
Bella Hadid shfaqet në Paris pas trajtimit në spital për sëmundjen Lyme

Bella Hadid shfaqet në Paris pas trajtimit në spital për sëmundjen Lyme

September 26, 2025
Ura në Kraps në rrezik të shembjes, bashkia nis riparimin pas kërkesës së Fiks Fare.

Ura në Kraps në rrezik të shembjes, bashkia nis riparimin pas kërkesës së Fiks Fare.

September 26, 2025
Dakota Johnson paraqitet me një fustan të tejdukshëm në Festivalin e Filmit në Zurich.

Dakota Johnson paraqitet me një fustan të tejdukshëm në Festivalin e Filmit në Zurich.

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dronët rusë në këtë territor të NATO-s, Zelensky kritikon Evropën: Reagimi juaj ishte tepër i dobët

Dronët rusë në këtë territor të NATO-s, Zelensky kritikon Evropën: Reagimi juaj ishte tepër i dobët

September 26, 2025
Dokumente të reja të Epstein zbulojnë 'Pagesat për masazh' të Princit Andrew

Dokumente të reja të Epstein zbulojnë ‘Pagesat për masazh’ të Princit Andrew

September 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al