Friday, December 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në kërkim të spiunit/ Kokat e organizatave kriminale u njoftuan para arrestimit, SPAK nis hetim për dekonspirim të aksioneve

Editor by Editor
August 2, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Në kërkim të spiunit/ Kokat e organizatave kriminale u njoftuan para arrestimit, SPAK nis hetim për dekonspirim të aksioneve
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga më shumë se 20 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të rënda si trafik droge, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale, asnjë nuk është arrestuar nga autoritetet shqiptare.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka konfirmuar se janë nisur procedime hetimore për raste të dekonspirimit të operacioneve. Hetimet, sipas tij, janë në fazë paraprake dhe ende nuk janë bërë publike emrat apo ngjarjet konkrete. Sipas Dumanit, në rast se ato finalizohen, do të ketë transparencë zyrtare për publikun.

“Deri më tani, hetimet janë në fazë paraprake dhe nuk janë bërë publike operacionet specifike të cilat mund të jenë dekonspiruar. Në rast të finalizimit të hetimeve, do t’ju vihet në dispozicion informacioni dhe do të njoftoheni zyrtarisht”, sqaroi kreu i SPAK, Altin Dumani.

Por ndërkohë që paralajmërohen hetime për rrjedhje informacioni, edhe në operacionet më të suksesshme të realizuara nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet e huaja, figura kyçe të krimit të organizuar vazhdojnë të jenë të lirë.

Teksa drejtësia paralajmëron, krimi duket se vepron në heshtje dhe me paprekshmëri.

“Shteg.org” ka mundur të verifikojë se mbi 20 persona të akuzuar për vepra penale në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit janë ende të lirë, ndërsa për një pjesë të tyre autoritetet kanë dështuar në arrestimin gjatë kryerjes së operacioneve të konsideruara “top secret”.

Ndërkohë, edhe në operacionet e konsideruara “të suksesshme”, prapë ka emra që nuk kapen. Më 20 maj të këtij viti, gjatë operacionit “URA” në bashkëpunim me autoritetet italiane, nga 52 masa sigurie “arrest me burg” të lëshuara nga Gjykata e Posaçme, u ekzekutuan vetëm 40, ndërsa 12 persona janë ende në kërkim.

Kjo organizatë kriminale, me bazë në Durrës dhe degë në Itali, Gjermani dhe Amerikën Latine, dyshohet se ishte përfshirë në trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe vrasje me pagesë.

Po ashtu, në një tjetër operacion të zhvilluar mes Finlandës dhe Shqipërisë, që lidhej me trafikimin e drogës sintetike, u arrestuan nëntë persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të lirë. Ky rrjet kriminal përfshinte aktivitete ndërmjet Shqipërisë, Holandës dhe Finlandës, ku u sekuestruan rreth 300 kg drogë dhe u arrestuan në total 55 persona.

Emra të njohur si Abedin Mama (alias Dine Çami), Agron Mehja, Elvin Merlika, Ervis Doçi, Ervis Martinaj, Florenc Çapja, Suel (Marjus Lulaj) Çela dhe Talo Çela vazhdojnë të jenë të lirë, pa asnjë arrestim nga autoritetet shqiptare.

Për disa të tjerë janë hapur procedura ekstradimi nga vende të ndryshme të Evropës dhe Azisë. Megjithatë, autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë ende një afat përfundimtar për kthimin e tyre në Shqipëri, duke krijuar një vakuum të zgjatur në zbatimin e vendimeve të drejtësisë.

Në vitin 2024, masa e sigurisë “arrest me burg” është aplikuar ndaj 236 personave, nga të cilët 195 (pra, rreth 82%) janë hetuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar ndërsa raporti vjetor i SPAK për vitin 2024 evidenton një ulje me 53.8% të referimeve nga Policia e Shtetit, krahasuar me vitin 2023. /Shteg.al

Previous Post

Mesfushori portugez, i pafuqishëm me Bayernin, huazohet në Premier League

Next Post

Rama i jep goditjen përfundimtare prodhimeve lokale, në vend të ndihmës, vendoset sekuestro.

Next Post
Rama i jep goditjen përfundimtare prodhimeve lokale, në vend të ndihmës, vendoset sekuestro.

Rama i jep goditjen përfundimtare prodhimeve lokale, në vend të ndihmës, vendoset sekuestro.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Përplasje mes një Benz-i dhe një Zetori në aksin Fier-Berat, drejtuesi i mjeteve bujqësore pëson lëndime.

Përplasje mes një Benz-i dhe një Zetori në aksin Fier-Berat, drejtuesi i mjeteve bujqësore pëson lëndime.

December 19, 2025
Nick Reiner mori diagnozën e skizofrenisë disa javë para se të kryente vrasjen e prindërve të tij.

Nick Reiner mori diagnozën e skizofrenisë disa javë para se të kryente vrasjen e prindërve të tij.

December 19, 2025
15:02  
Benet Beci i drejtohet SPAK-ut  
Benet Beci është duke u paraqitur në SPAK. VIJON…

Benet Beci paraqitet në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës përballet me akuzat.

December 19, 2025
Vendimet e mbledhjes së qeverisë, miratohet paga minimale prej 50 mijë lekësh.

KRYESORE

Përplasje mes një Benz-i dhe një Zetori në aksin Fier-Berat, drejtuesi i mjeteve bujqësore pëson lëndime.

by timoni.al
December 19, 2025
0

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Berati, pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz” me drejtues...

Read moreDetails
Nick Reiner mori diagnozën e skizofrenisë disa javë para se të kryente vrasjen e prindërve të tij.

Nick Reiner mori diagnozën e skizofrenisë disa javë para se të kryente vrasjen e prindërve të tij.

December 19, 2025
15:02  
Benet Beci i drejtohet SPAK-ut  
Benet Beci është duke u paraqitur në SPAK. VIJON…

Benet Beci paraqitet në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës përballet me akuzat.

December 19, 2025
Vendimet e mbledhjes së qeverisë, miratohet paga minimale prej 50 mijë lekësh.

Vendimet e mbledhjes së qeverisë, miratohet paga minimale prej 50 mijë lekësh.

December 19, 2025
Gjatë gjendjes shëndetësore të Princeshës së Norvegjisë është vënë re një përkeqësim, dhe ajo pritet të undergojë një transplant të mushkërive.

Gjatë gjendjes shëndetësore të Princeshës së Norvegjisë është vënë re një përkeqësim, dhe ajo pritet të undergojë një transplant të mushkërive.

December 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasje mes një Benz-i dhe një Zetori në aksin Fier-Berat, drejtuesi i mjeteve bujqësore pëson lëndime.

Përplasje mes një Benz-i dhe një Zetori në aksin Fier-Berat, drejtuesi i mjeteve bujqësore pëson lëndime.

December 19, 2025
Nick Reiner mori diagnozën e skizofrenisë disa javë para se të kryente vrasjen e prindërve të tij.

Nick Reiner mori diagnozën e skizofrenisë disa javë para se të kryente vrasjen e prindërve të tij.

December 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al