Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në fillim ishin bashkë, zbulohen detaje të panjohura të luftës mes Gaxhait dhe Zanit

Editor by Editor
January 25, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Në fillim ishin bashkë, zbulohen detaje të panjohura të luftës mes Gaxhait dhe Zanit
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo që dilte në pah nga përplasja mes grupeve të Zanit dhe Gaxhait, ishin lidhjet politike. Kreu i bandës së Çoles, u shndërrua në një personazh mediatik teksa me armë në dorë, jepte intervista dhe kërcënonte hapur presidentin e kohës Sali Berisha. Ndërkohë, grupimet rivale të Zanit, njiheshin për afrimitetin me krahun tjetër të politikës.

Për hir të vërtetës dhe vetë hetimi u bazua te rezultatet e komisionit hetimor, komision Ngjela në atë kohë, por të themi që kishte ndërhyrje politike është e qartë që ndërhyrjet ishn të qarta për këto dy banda, më saktë, politika i shfrytëzoi për kontrollin dhe demagogjinë e saj në Vlorë’ u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror

‘Problemi tjetër në Vlorë pati interferencë të shërbimeve sekrete të vendeve fqinje që sipas interesit, bën lëvizjen e tyre. Fakt që në 97-ën, në fillim trazirave u shfaqën personazhe që ishin në burgjet greke, dhe krime të rënda, papritmas i pamë në ngjarjet në Vlorë’ u shpreh gazetari Artan Hoxha.

‘Shpërthimi revoltave të 97 dhe përfshirja e grupeve kriminale ka pasur shumë dritëhije, flas për grupet të cilat u liruan nga burgjet greke, në një mënyre ose tjetër ende të paverifikuar, u armatosën në Greqi, edhe me kamuflazhe ushtarake, shumica greke’ u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço

Kreu i bandës së Çoles, ka mbetur në memorje teksa u shfaq si truprojë e kryeministrit italian të kohës Romano Prodi. Ai, kishte mbërritur në Vlorë pas tragjedisë së Otrantos. Nuk dihet se si Zani u shfaq pranë shpurës së kryeminsitrit Italian. Ajo që dihet është se banditi kontrovers, prezantohej shpesh si mbrojtës i komitetit të Shpëtimit që u krijua aso kohe. Shpesh vetëquhej Robin Hud i kohës. Këtë titull, ai ia jepte vetes pasi shpesh shpërndante ushqime te familjet e varfra, të cilat rrëmbeheshin në markete ose bliheshin me paratë e gjobave

Në fillim ishin bashkë, detaje të panjohura të luftës mes Gaxhait dhe Zanit

Deri në momentet e plasjes së trazirave, Gaxhai dhe Zani jo vetëm që nuk kishin armiqësi, por ishin shokë mes tyre. Madje, banesën e Viktor Ymerit, i njohur si një prej njerëzve më të afërt të Gaxhait, e ndanin pak metra nga ajo e Zanit në lagjen Çole. “Tori i Xhihanes” siç njihet Ymeri në botën e errët, ishte ura lidhëse. Ai u lirua në vitin 2019 nga burgu, por u prangos sërish nën akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame në vitin 2005.

‘E rëndësishme është që nga ky hetim kuptuam që të dyja bandat, në momentin e parë të trazirave në 97-ën ishin bashkë, ishte bandë që kishte në vetvete dhe anëtarët e bandës së Gaxhait, edhe Zanit, pas 1 apo 2 muasjh u vecuan për shkak të konfliketeve mes tyre dhe u bënë armiq të egër’ u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror

Ngjarja që ndezi luftën e vërtetë mes Zanit dhe Gaxhait ishte ngjarja e fund-prillit të vitit 1997 ku banda e Çoles ekzekutoi Bernard Duçkën, i njohur me nofkën “Kuqo”. Shkëndijat e para kishin nisur në fakt që në 20 Mars me ekzekutimin e Bashkim Dules nga grupi i Gaxhait ku kishte marrë pjesë aktivisht në krim edhe Kuqoja. 2 vite më vonë, u vra edhe një tjetër pjestëar i familjes Dule, shtetasi Edmond Dule, i njohur si shok i Zani Caushit.

Midis Bandës së Gaxhait dhe asaj të Zanit konfliktet jane rritur nga fundi i muajit Prill 1997 me pas, sidomos kur nga Banda e Zanit u vra dhe më pas u dogj Bernard Ducka, pjesëtar i grupimit ku bënin pjesë të pandehurit Gazmir Braka, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu e te tjerë tashmë te vrarë.

Si theksohet në materialet hetimore, pengmarrja, lidhja e viktimave me tela dhe torturimi, ishte karakteristikë e të dy grupeve rivale.

Ngjarja që çoi në vrasjen e Kuqos ishte ndërhyrja e tij për të liruar dy persona që ishin marrë peng nga grupi i Zanit për gjobëvënie. Fjala është për Artur Gjoshin nga Tepelena dhe kushëririn e tij Pëllumb Petritaj.

“Djali im Benard Ducka në 3 Maj 1997 rreth orës 20.00, shkoi për të çuar lekët për lirimin e 2 pengjeve që kishte marrë banda e Myrteza Çaushit, në ish-shkollën e Partisë te uji i ftohtë. Paratë ia çoi kryetarit të bandës. Ata e vranë dhe e dogjën”.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F1596183691210555%2F&show_text=false&width=560&t=0

Ish-prokurori: Eksponentë të bandave të Gaxhait dhe Zanit trafik droge nga burgu

Historia e bandave të Zanit dhe Gaxhait, nisi të shuhej kur krerët e grupeve, respektivisht Myrteza Caushi dhe Gazmir Brakaj u arrestuan. Ky i fundit, ishte shumë pranë realizimit të një arratisjeje te denjë për filmat hollivudian. Bashkëpunëtorë të jashtëm, kishin hapur tunel nëntokësor te rruga “Mine Peza”. Tuneli ishte hapur nga një dyqan lulesh në krahun tjetër të rrugës dhe për pak metra arrinin qelinë e Gaxhait. Tentativa u zbulua kur plani po I afrohej realizimit.

Në krahun tjetër, Zani Caushi ka tentuar i shpëtojë burgut duke ndjekur rrugën e ankesave ligjore, njëjtë si mjaf të fortë të tjerë që kanë rrëzuar burgimet përjetë, por nuk ia ka dalë. Të paktën deri tani. Brenda qelisë, ai ka vijuar jetën.

‘Nga banda e Zanit edhe nga Gaxhai ka pasur personazhe brenda në burg, të dënuar me burg përjetë e kanë tentuar të krijojnë rrjete trafiku shpesh edhe duke e realizuar këtë qëllim, trafikun’ u shpreh Eugen Beci.

Previous Post

Qeveria Rama: Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë

Next Post

Krijohet çifti i parë në “Big Brother Vip”? Bardhi puth banoren, çfarë ndodhi mes dyshes 

Next Post
Krijohet çifti i parë në “Big Brother Vip”? Bardhi puth banoren, çfarë ndodhi mes dyshes 

Krijohet çifti i parë në “Big Brother Vip”? Bardhi puth banoren, çfarë ndodhi mes dyshes 

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Këto janë shenjat që tregojnë prani të toksicitetit në marrëdhënie.

Këto janë shenjat që tregojnë prani të toksicitetit në marrëdhënie.

December 31, 2025
Nora Gjakova, kampionia olimpike e Kosovës, shpall tërheqjen nga sporti: Kam arritur gjithçka që dëshiroja.

Nora Gjakova, kampionia olimpike e Kosovës, shpall tërheqjen nga sporti: Kam arritur gjithçka që dëshiroja.

December 31, 2025
Peshkaqeni i madh Mesdheut në rrezik, shkencëtarët paralajmërojnë për situatën alarmante

Peshkaqeni i madh Mesdheut në rrezik, shkencëtarët paralajmërojnë për situatën alarmante

December 31, 2025
Pesë filmat më të njohur të vitit 2025 dhe vlerat e tyre financiare

Pesë filmat më të njohur të vitit 2025 dhe vlerat e tyre financiare

December 31, 2025
Këto janë shenjat që tregojnë prani të toksicitetit në marrëdhënie.
KRYESORE

Këto janë shenjat që tregojnë prani të toksicitetit në marrëdhënie.

by timoni.al
December 31, 2025
0

Të përfshihesh në një marrëdhënie toksike është një situatë e vështirë, dhe shumë njerëz zgjedhin të qëndrojnë, përkundër ndikimeve negative...

Read moreDetails
Nora Gjakova, kampionia olimpike e Kosovës, shpall tërheqjen nga sporti: Kam arritur gjithçka që dëshiroja.

Nora Gjakova, kampionia olimpike e Kosovës, shpall tërheqjen nga sporti: Kam arritur gjithçka që dëshiroja.

December 31, 2025
Peshkaqeni i madh Mesdheut në rrezik, shkencëtarët paralajmërojnë për situatën alarmante

Peshkaqeni i madh Mesdheut në rrezik, shkencëtarët paralajmërojnë për situatën alarmante

December 31, 2025
Pesë filmat më të njohur të vitit 2025 dhe vlerat e tyre financiare

Pesë filmat më të njohur të vitit 2025 dhe vlerat e tyre financiare

December 31, 2025
Informacione të rëndësishme për udhëtimet kombëtare dhe ndërkombëtare në vitin 2026

Informacione të rëndësishme për udhëtimet kombëtare dhe ndërkombëtare në vitin 2026

December 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Këto janë shenjat që tregojnë prani të toksicitetit në marrëdhënie.

Këto janë shenjat që tregojnë prani të toksicitetit në marrëdhënie.

December 31, 2025
Nora Gjakova, kampionia olimpike e Kosovës, shpall tërheqjen nga sporti: Kam arritur gjithçka që dëshiroja.

Nora Gjakova, kampionia olimpike e Kosovës, shpall tërheqjen nga sporti: Kam arritur gjithçka që dëshiroja.

December 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al