Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Në darkë o zemër’/ Si Balluku mbikqyri tenderin për ‘tunelin e Llogarasë’, bisedat me Berberin: Hajde lart…

Editor by Editor
November 5, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
‘Në darkë o zemër’/ Si Balluku mbikqyri tenderin për ‘tunelin e Llogarasë’, bisedat me Berberin: Hajde lart…
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tenderi për tunelin e Llogarasë ka qenë i paracaktuar në detaje nga numri 2 i qeverisë

SPAK ka dokumentuar nga momenti kur turqit i dërguan sms Belinda Ballukut  se ishin plotësisht gati për tenderin e tunelit të Llogarasë përpara datës së tenderit, ardhja e turqeve në Shqipëri, e jo vetëm. Gjithçka është koordinuar me Evis Berberin i cili ka pasur postin e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Madje me Berberin  bisedat  për të koordinuar që fituesit e tenderit të jenë turqit

Një pjesë të mirë të dosjes së prokurorisë për tunelin e Llogarasë e zënë përgjimet mes Belinda Ballukut dhe Ervis Berberit, të cilat SPAK i ka përftuar nga celulari tip “Blackberry” që ish-drejtori i rrugëve e mbante në shtëpi. Komunikimi është kryer në plaftormën e Signal.

Kur do ta hapesh Llogarane se plasa”

Në datën 23.05.2021, në orën 11:30, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Kur do ta hapesh llogarane se plasa”.

Në datën 28.05.2021, pra 5 dite me pas në orën 15:03, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:

“I dashur Visi, marredhenia jone ka kaluar ups and doëns shume here, por e rendesishme eshte qe une ty te konsideroj nje nga personat me te afert. Ndryshe nga heret e tjera, kete here po te jap dicka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shume te tjereve qe ndodhen perqark nesh. Ne rast se do te deshtoje ne kete detyre te re, te siguroj qe do ishte nje goditje e madhe per mua dhe deshtimi ka te bej me punet, deadlines dhe deri tek marredheniet me njerezit dhe fjalet qe do qarkullojne. Dua ta marresh shume seriozisht, dua te reflektosh mbi te dhe e hena te jete nje stage I ri Ijetes tende profesionale. Hermetizem, asnje takim, asnje premtim, te jesh prezent ne cdo kantier, te mos marresh vendime pa konsultim. Mos me zhgenje! Ta gezosh, sapo e more emerimin”.

Në orën 15:03, Evis Berberi: “Faleminderit. Me ke vleresuar gjithmone me shume se sa kam pasur mundesi ta kthej. Nuk do te zhgenjej perkrundrazi.”.

Pasi anuloi tenderin e pare Balluku ‘shperblen Berberin me postin e kreut të ARRSH-se.

Në lidhje me komunikimin e mësipërm, rezulton se në datën 31.05.2021, shtetasi Evis Berberi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar

21 korrik 2021 ngrihet Komisioni i Vleresimit te ofertave

Më 21/6/2021 krijohet komisioni i Vlerësimit të Ofertave për Tunelin, kryetar eshte Evis Berberi

Me urdhrin nr. 4061/4, datë 21.06.2021, të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Viola Haxhiademi, është ngritur Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë) e përbërë nga  shtetasi Evis Berberi (Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar), me cilësinë e kryetarit, ndërsa anëtarë shtetasit Erald Elezi (Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar), Gentian Gjyli (Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar), Jetmira Dervishi (Specialiste e Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë) Mirzeta Kashnica (Specialiste e Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë).

Oferta per tunelin,  referenca e Erdogan

Në datën 19 gusht 2021 Belinda Balluku i komunikon Evis Berberit për bisedat që ka pasur me kompaninë turkse, që sipas sipas saj janë një referencë e presidentit Erdogan. Nga mesazhet del se perfaqesuesit e kompanisë turke kane zbarkuar ne terren pa u shpallur ende fitues te tenderit.

“Në datën 19.08.2021, në orën 13:39, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Hajde ne zyre tek une”.

Në orën 13:40, Evis Berberi: “Erdha”.

Në orën 14:15, Belinda Balluku: İNTEKAR YAPI TUR.ELEKT.INŞ.SAN. dhe TİC. LLC. si shoqëri, punimet dhe dokumentacioni ynë për tenderin e tunelit të Llogarasë janë përfunduar në nivelin 95%, dhe studimet tona të kostove vazhdojnë. Ne kemi krijuar një bashkim shoqërish (joint venture) duke përfshirë shoqërinë ASL İNŞ.TAAH.VE SAN.TİC.LTD.ŞTİ. me ne. Kjo është një shoqëri që ka ndërtuar një tunel autostrade 2×14 km në Turqi, dhe është gjithashtu një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë. Si përfaqësuesit tanë në Shqipëri, ashtu edhe avokatët tanë në Shqipëri, po vazhdojnë punën dhe negociatat me znj. Arta në lidhje me tenderin. Në selinë tonë në Ankara, inxhinierët tanë po përfundojnë dokumentacionin për tenderin dhe po vazhdojnë studimet e kostove. Përveç kësaj, më 18.08.2021, menaxherët e shoqërisë dhe inxhinierët tanë nga Turqia do të vijnë në Shqipëri për të parë trasenë dhe vendin ku do të ndërtohet tuneli, si dhe për të finalizuar detajet. Si shoqëri, ne do të jemi plotësisht gati për tenderin e tunelit të Llogarasë përpara datës së tenderit. Me respekt

Nga mesazhet del se përfaqesuesit e kompanisë turke kanë zbarkuar në Shqipëri pa u shpallur ende fitues te tenderi. Në dosje rezulton se Ayhan  Altun, inxhinier i shoqërisë “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi”, ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 18.08.2021 dhe ka dalë në datën 21.08.2021

Ndërkohë  në 20 gusht me porosi të Ballukut, Berberi takon përfaqësuesit turk

Në datën 20.08.2021, në orën 10:22, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Arta Gurabardhi mesazhin “Une te viola jam”. Në orën 10:22, Arta Gurabardhi: “oki te them sapo te jene gati”. Në orën 10:49, Arta Gurabardhi: “Visi hajde ti takojme bashke se kshu tha shefja’ zbulohet ne dosje.

Nga dosja zbulohet se Balluku ndërhyri për të ndryshuar daten e zhvillimit të procedurës. Ndonëse dokumenti mban datën 27.08.2021,  në fakt ky document është ngarkuar 2 ditë më pas. Dhe për këtë procedurë në dosje zbulohet se Balluku ftoi Berberin ta diskutonte ‘lart’ tek banesa e saj.

“Në lidhje me kohën se kur është mbajtur ky dokumentacion, si dhe për vijimin e procedurës së prokurimit, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger”, ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:

 Në datën 28.08.2021, në orën 09:07 – 09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpeton erind situaten? Ben sens apo jo?”.

Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes, “.

Në orën 09:29, Belinda Balluku: “Neser ne 8 tek unë përballe me zyren tende”.

Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.

Në orën 07:54, Belinda Balluku: “Ne darke o zemer.

Në orën 07:54, Evis Berberi: “Hahahaahaahha”.

Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku: “Une jam ne Viene Po le colin ne shkolle Kthem ne dreke”.

Në orën 07:55, Evis Berberi: “Ok”.

 Në orën 19:56, Evis Berberi: “Une mberrita te Toni brenda u ula”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Erdha per pak”.

Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.

Në orën 20:27, Evis Berberi: “Pa prob”.

Në orën 21:03, Belinda Balluku: “Po futem ne garazh 23 Hajde lart me mire Shkalla H’.

Në orën 21:03, Evis Berberi: “Ketu jam Ok”.

 Më pas, në orën 22:07, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasen Arta Gurabardhi.

Po kështu dy shtetas turq kanë hyrë në Shqipëri  më 30 gusht.

Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Ke kane me vete ?”.

Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqit”.

Në orën 12:17, Belinda Balluku: “Ok”

“Në lidhje me këtë komunikim, nga këqyrja e sistemit TIMS, rezulton se shtetasit turq Ayhan Altun dhe Çagri Silahtaroglu (punonjës i “Shoqërisë së thjeshtë Intekar-ASL” që është krijuar në Shqipëri për zbatimin e kontratës) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 29.08.2021 dhe kanë dalë nga Shqipëria në datën 30.08.2021, në orën 15:33, shkruhet në dosje

Balluku monitoron ofertat, 7 shtator 2021

Më datën 7 shtator përgjimet evidentojnë se Balluku po ndiqte me vëmendje të gjithë procesin dhe se e gjithë procedura e asaj që quhej tender I hapur ishte thjesht një procedurë fictive pasi ishte paracaktuar.

Në datën 07.09.2021, në orën 12:04, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, ku vihen re emrat e operatorëve ekonomikë që kanë ofertuar në procedurën e prokurimit.

Në orën 12:20, Belinda Balluku: “Po oferta”.

Në orën 12:26, Evis Berberi: “Kinezi 185 754 927 ml euro mbi 200 miliard lek, Limak 18 690 597 185, Albania Glob affaire 18 000 000 000 lek, inter 17 036 526 000 lek dhe Albbuilding 15 848 808 298”.

Në orën 12:27, Belinda Balluku: “Oenkemi shkelqyer me pak fſale”.

Në orën 12:28-12:29, Evis Berberi: “I pari me te dytin 10 milion euro diference super fare Po I shohim me detaje dhe te bej nje permbledhje”.

Në orën 12:34, Belinda Balluku: “Sigurisht ka hyre skandal poshte, por nuk ploteson kushtet sigurishf’.

Në orën 12:37, Evis Berberi: “Eshte afersisht me te njejten oferte”.

Në orën 13:57, Belinda Balluku: “Si jane ndare ne %Asl me intercar”.

Në orën 13:58, Evis Berberi: “70 me 30”.

Në orën 13:59, Belinda Balluku: “Kur mbyllet vleresimi”.

Në orën 14:00, Evis Berberi: “Po them ta leme mbi 10 dite se heren e pare e mbajtem mbi 15 dite dhe 5 kompani kishim te duket qe po vleresojme Nese duhet shpejt e bejme”.

Në orën 14:02, Belinda Balluku: “Ok lere 15 dite po me jep dt e sakte”.

Në orën 14:03, Evis Berberi: “Dt 22 behen 15 dite”. Në orën 14:03, Belinda Balluku: 24 “Ca te ndodh me afatet? Po ta mbyllim ne dt 16?”.

Në orën 14:04, Evis Berberi: “Asgje E kemi me afer kontraten Jemi ok me 16. 9 dite vleresim mjaftueshem”

Më datën 1 tetor 2021, Komisioni I Vlerësimit të Ofertave skualifikon operatorët ekonomikë “BOE JV Concord Engineering and Contracting & Alb Building sh.p.k & Alb Star sh.p.k”, “Albanian Glob Affaire”, “Limak Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi”, “Poëer Construction Corporation of China Itd.”, si dhe kualifikon kompaninë turke, operatorin “BOE Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti And Asl Insaat Taahhut Ve San. Tic. Ltd. Sti.Joint Venture”.

Në lidhje me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:

Në datën 01.10.2021, në orën 10:52, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Ok Per pak nxjerr tunelin”.

Në orën 10:53, Belinda Balluku: “Prit dhe pak”.

Në orën 10:53, Evis Berberi: “Per tunel ok?”.

Në orën 10:54, Belinda Balluku: “Po po, prit ti cojfjalen atij kurves qe kercenon me sms”.

Në orën 10:54, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 13:37, Belinda Balluku: “Nxirre tunelin”.

Në orën 13:43, Evis Berberi: “Ok Per pak”.

Në orën 16:06, Evis Berberi: “Tuneli u nxorr Sapo”.

Në lidhje me komunikimin e mësipërm, nga këqryja në sistemin elektronik të prokurimit publik, rezulton se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka përfunduar vlerësimin në datën 01.10.2021, në orën 16:07

“Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake rezulton se Belinda Balluku, duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ndonëse kishte deleguar formalisht përgjegjësitë e titullarit të autoritetit kontraktor tek Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetasja Viola Haxhademi, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.

Shtetasja Belinda Balluku në cilësinë е Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë ofertues “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti And Asl Insaat Taahhut Ve San.San.Tic. Ltd. Sti. JV,” duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, si dhe VKM nr.285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

Previous Post

Ndryshime në ‘Eurovision 2026’: Bullgaria, Rumania dhe Moldavia kthehen në eventin evropian të muzikës.

Next Post

Zbardhja e bisedave Balluku-Berberi, Berisha: Ja kush është “k*rva” që përmend zv/kryeministrja në mesazhe

Next Post
Zbardhja e bisedave Balluku-Berberi, Berisha: Ja kush është “k*rva” që përmend zv/kryeministrja në mesazhe

Zbardhja e bisedave Balluku-Berberi, Berisha: Ja kush është “k*rva” që përmend zv/kryeministrja në mesazhe

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rusia intensifikon rrethimin e Pokrovskut, Kremlini njofton për riaktivizimin e testimeve bërthamore.

Rusia intensifikon rrethimin e Pokrovskut, Kremlini njofton për riaktivizimin e testimeve bërthamore.

November 5, 2025
Çifti i "Përputhen" gati për të firmosur në minibashki, ndodhi e papritur në sekondat e fundit

Çifti i “Përputhen” gati për të firmosur në minibashki, ndodhi e papritur në sekondat e fundit

November 5, 2025
Përplasja e njerëzve me makinë, mes të plagosurve zyrtarë dhe anëtarë të partisë së Le Pen, përdoruesi i dyshuar është…

Përplasja e njerëzve me makinë, mes të plagosurve zyrtarë dhe anëtarë të partisë së Le Pen, përdoruesi i dyshuar është…

November 5, 2025
Video/ Presidentja e Meksikës përballet me një sulm seksual, një burrë e prek në gjoks dhe përpiqet ta puthë

Video/ Presidentja e Meksikës përballet me sulm seksual, një burrë e prek dhe tenton ta puthë.

November 5, 2025
Rusia intensifikon rrethimin e Pokrovskut, Kremlini njofton për riaktivizimin e testimeve bërthamore.
AKTUALITET

Rusia intensifikon rrethimin e Pokrovskut, Kremlini njofton për riaktivizimin e testimeve bërthamore.

by timoni.al
November 5, 2025
0

Forcat ruse po forcojnë kontrollin mbi qytetin strategjik të Pokrovskut, përballë luftimeve të ashpra në Ukrainën lindore. Kremlini ka njoftuar...

Read moreDetails
Çifti i "Përputhen" gati për të firmosur në minibashki, ndodhi e papritur në sekondat e fundit

Çifti i “Përputhen” gati për të firmosur në minibashki, ndodhi e papritur në sekondat e fundit

November 5, 2025
Përplasja e njerëzve me makinë, mes të plagosurve zyrtarë dhe anëtarë të partisë së Le Pen, përdoruesi i dyshuar është…

Përplasja e njerëzve me makinë, mes të plagosurve zyrtarë dhe anëtarë të partisë së Le Pen, përdoruesi i dyshuar është…

November 5, 2025
Video/ Presidentja e Meksikës përballet me një sulm seksual, një burrë e prek në gjoks dhe përpiqet ta puthë

Video/ Presidentja e Meksikës përballet me sulm seksual, një burrë e prek dhe tenton ta puthë.

November 5, 2025
Video/ Presidentja e Meksikës përballet me një sulm seksual, një burrë e prek në gjoks dhe përpiqet ta puthë

Video/ Presidentja e Meksikës përballet me një sulm seksual, një burrë e prek në gjoks dhe përpiqet ta puthë

November 5, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rusia intensifikon rrethimin e Pokrovskut, Kremlini njofton për riaktivizimin e testimeve bërthamore.

Rusia intensifikon rrethimin e Pokrovskut, Kremlini njofton për riaktivizimin e testimeve bërthamore.

November 5, 2025
Çifti i "Përputhen" gati për të firmosur në minibashki, ndodhi e papritur në sekondat e fundit

Çifti i “Përputhen” gati për të firmosur në minibashki, ndodhi e papritur në sekondat e fundit

November 5, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al