Friday, September 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në 1 korrik bëhet një vit/ Si mbeti shkrimtari më i madh shqiptar pa banesën e fundit

Editor by Editor
June 27, 2025
in AKTUALITET, JETË/STIL, Lajmi Fundit, Vendi
0
Në 1 korrik bëhet një vit/ Si mbeti shkrimtari më i madh shqiptar pa banesën e fundit
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

1 korriku i vitit që lam pas ishte dita më e trishtë e kombit shqiptar dhe artit shqiptar, pasi mbylli sytë përgjithmonë shkrimtari Ismail Kadare. Gati një vit më vonë shkrimtari më i madh shqiptar, Kadareja ka mbetur pa një banesë të fundit. 

Në momentin e parë që, Kadareja mbylli sytë më 1 korrik të vitit 2024, shumë sygjerime janë bërë në lidhje me vendin e prehjes së tij. Duke nisur nga gazetari Blendi Fevziu, i cili sygjeroi se Kadareja duhej që të prehej në varresat e nderit në Kodrat e Liqenit të Tiranës.

“Ismail Kadare eshte intelektuali me i rendesishem qe Shqiperia ka nxjerre ne historine e saj. Shqiptari me i njohur ne bote dhe padyshim, sic shkruan shtypi nderkombetar, nje prej intelektualeve me te medhenj te shekullit te XX. Ai duhet varrosur ne altarin e njerezve te shquar, prane Vellezerve Frasheri, Faik Konicen dhe Mithat Frasherit ne varrezen e nderit ne Kodrat e Liqenit te Tiranes,” shkruan Fevziu. 

Por nuk ka qenë vetëm kjo kërkesë, e cila është bërë atë ditë, për të gjetur një vend të posaçëm dhe të përshtatshëm për lartësinë e Kadaresë. Shumë të tjerë kanë kërkuar që shkrimtari më i madh i Shqipërisë të prehej në varresat e Dëshmorëve. 

Por asnjë nga këto nuk u vendos.

Vetë kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në vdekjen shkrimtarit i ka refuzuar të gjitha këto propozime, duke konsideruar që Kadareja meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija. Jo bashkë me dëshmorët dhe as në varresat e Vëllezërve Frashëri, Kadareja, sipas Ramës nuk ia ka borxh askujt që të ndaj vetminë e tij me dikend tjetër. 

“Prandaj edhe ndër të tërët them unë, jo më në rolin e pakërkuar të personazhit të novelës së sapo jetuar, po thjesht në funksionin e zëdhënësit këtu edhe të qeverisë shqiptare e jo thjesht të dikujt që mendon kështu, Ismail Kadareja e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija. Jo bashkë me dëshmorët, sepse ai as ishte dëshmor dhe as nuk kishte gjëkundi, në asnjë qelizë të tijën dëshirën apo gatishmërinë për të rënë dëshmor. Jo bashkë me vëllezërit Frashëri, të cilët ishin ndër fare të paktët që ai i donte dhe respektonte sinqerisht, sepse as nuk ia kanë borxh t’i bëjnë vend në varret e tyre, e as nuk na e kishte Ismaili borxh që t’ia ndalojmë vetminë e tij aq shumë të dashur, vetëm e vetëm sepse nuk na ndalon dot, duke na parë me atë shpotinë e vet për të na thënë atë “jonukduan” e tij proverbiale.

Jo tek parku përballë Rognerit dhe as tek fusha e gjelbërt mbrapa Kryeministrisë, sepse jo vetëm që një vend i qytetëruar nuk i mban bashkë, në të njëjtat mjedise të hapura urbane, të gjallët me të vdekurit, pa i ndarë së paku me mure të larta apo distanca të mjaftueshme për të mos parë përditë njëri-tjetrin, po edhe sepse kur mendon, që Ismaili i ikte sa mundte vendeve ku qarkullonin e mblidheshin njerëz, kjo do të ishte si t’i imponohej përjetësisht bashkë me vdekjen edhe një dënim fatal i barabartë me jetën në ferr. Ismail Kadareja jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilën mori të tëra lëvdatat e nderimet e mundshme të botës dhe të tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi. Nuk e mori çmimin Nobel, po mbeti në arkivat e proçes-verbaleve të Komitetit të Nobelit, i vetmi kandidat për të cilin ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij,” tha Rama. 

Rama në fund të fjalës së tij, në ceremoninë shtetërore të varrimit të Kadaresë, theksoi se shkrimtari meriton një vend të posaçëm. Por për këtë, Rama theksoi se duhet kohë për të gjetur banesën e fundit për prehjen e shkrimtarit. Deri në atë kohë, Rama përfundoi duke thënë se Kadareja do të prehej në mënyrë të përkohshme në varresat e Tufinës. 

“Ne i kemi vetëm një detyrim. T’ia respektojmë ikjen, duke i dhënë në kohën dhe vendin e duhur një banesë të fundit, ku të mos ndjehet i kërcënuar as nga dashuria e pakërkuar, që e kishte tmerr, as nga fqinjësia asnjëherë e dëshiruar, që e kishte lemeri dhe as jo e jo nga tubimet, nderimet e fjalimet sidomos, që i kishte llahtari. Sa për sot, është kërkesë legjitime e hijes së tij të pandashme, Helenës, që vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me praninë e familjarëve. S’ka asnjë dyshim se ky do të ishte edhe vullneti i Ismailit nëse do të pyetej, prandaj në emër të saj, u kërkoj të gjithëve respektimin e këtij vullneti dhe mbylljen e homazheve në çastin e nisjes së korteut të vogël familjar nga sheshi këtu, për në varrezat e qytetit,” përfundoi Rama. 

Por deri më tani po kalojnë rreth 1 vit nga lamtumira e fundit për Kadarenë dhe asnjë lëvizje nuk është bërë për banesën e tij të fundit. Fjalët e Ramës në ceremoninë e varrimit, kanë mbetur vetëm fjalë, ndërkohë që me kalimin e kohës edhe janë harruar.

Previous Post

“Nuk kam interes pasuror në Gjirin e Lalzit!” Ish-prokurori Ndoja në GJKKO, tregon bisedën me babain e Julian Meçes: Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria

Next Post

Zgjedhjet/ KQZ shpërndan mandatet për deputetët e qarkut Berat, Dibër, Shkodër dhe Vlorë

Next Post
Zgjedhjet/ KQZ shpërndan mandatet për deputetët e qarkut Berat, Dibër, Shkodër dhe Vlorë

Zgjedhjet/ KQZ shpërndan mandatet për deputetët e qarkut Berat, Dibër, Shkodër dhe Vlorë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

September 26, 2025
Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

September 26, 2025
Mbyllet korridori i ndihmës nga Izraeli, Gaza Veriore përballet me urinë, 96 mijë vakte më pak.

Mbyllet korridori i ndihmës nga Izraeli, Gaza Veriore përballet me urinë, 96 mijë vakte më pak.

September 26, 2025
Polonia vazhdon mbrojtjen për refugjatët ukrainas, por kufizon mbështetje të tjera.

AKTUALITET

Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

by timoni.al
September 26, 2025
0

Revista prestigjioze “France Football” ka publikuar listën e plotë me pikët e grumbulluara nga finalistët për “Topin e Artë” 2025,...

Read moreDetails
Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

September 26, 2025
Mbyllet korridori i ndihmës nga Izraeli, Gaza Veriore përballet me urinë, 96 mijë vakte më pak.

Mbyllet korridori i ndihmës nga Izraeli, Gaza Veriore përballet me urinë, 96 mijë vakte më pak.

September 26, 2025
Polonia vazhdon mbrojtjen për refugjatët ukrainas, por kufizon mbështetje të tjera.

Polonia vazhdon mbrojtjen për refugjatët ukrainas, por kufizon mbështetje të tjera.

September 26, 2025
Elon Musk gjithashtu figuron në dokumentet që lidhen me Jeffrey Epstein

Elon Musk gjithashtu figuron në dokumentet që lidhen me Jeffrey Epstein

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

September 26, 2025
Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

September 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al