Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndryshon skema, si do të rriten pensionet e ulëta! Ja dy alternativat, çfarë do të përmirësojë reforma

Editor by Editor
May 4, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE
0
Ndryshon skema, si do të rriten pensionet e ulëta! Ja dy alternativat, çfarë do të përmirësojë reforma
0
SHARES
75
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një reformë e re e pensioneve që po përgatitet dhe pritet të dalë deri në fund të këtij viti është thënë se parashikon të rrisë masën e pensioneve që aktualisht janë të ulëta si dhe të ulë vitet kontribuitive.

Por cilat janë alternativat për ta bërë një gjë të tillë? Ekspertët e pensioneve kanë dhënë disa prej tyre, si pensioni i 13-të apo bonuse shtesë për ato pensione që do konsiderohen “të ulëta”, por jo për rritje të diferencuar mbi masën e përfitimit, pasi cenohet barazia sociale dhe thelbi i skemës që ka në bazë vitet kontribuitive.

Ekspertët e pensioneve janë të mendimit se kontributi i qeverisë në rritjen e pensioneve të ulëta duhet të bëhen në shkëputje nga skema e pensioneve dhe jo si pjesë integrale e saj. Sipas tyre, mbështetja mund të vijë në trajtë subvencioni ose kompensimi.

“Nëse një individ deri në masën 30 mijë lekë do të indeksohet 8 për qind sa është inflacioni i shportës dhe individi tjetër do të indeksohet më pak, gjykoj se kemi të bëjmë me një padrejtësi sociale ndaj individëve”, deklaroi Teuta Nunaj.

Po ashtu edhe kolegu i saj, Eduart Gjokutaj është në të njëjtën linjë mendimi. “Përmes indeksimeve të ndryshme ose ndryshimit të formulës duke e bërë progresive në njëfarë mënyre kuptohet që efektet afatgjata në kohë do të prodhojnë deformime të ndryshme. Të mbështeten me bonuse ose me pension të trembëdhjetë. Ose me pension të trembëdhjetë të deklaruar ose përmes një kompensimi me qëllim për të plotësuar minimalen jetike të individëve”.

Më shumë se 45 për qind e të moshuarve, kryesisht në zonat rurale sot trajtohen me pensione të ulëta. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të ardhurat mesatare të pensionistit të qytetit në vitin 2022 ishin 18,615 lekë në muaj ndërsa të ardhurat mesatare të pensionistit të fshatit ishin 10,888 lekë në muaj. Prej disa muajsh qeveria me asistencën e Bankës Botërore është duke parë aspektet, të cilat duhet të korrigjohen apo të ndryshojnë.

Ajo që dihet deri në këtë fazë të procesit është, që ndërhyrja do të bëhet në disa drejtime përfshirë këtu edhe rishikimin e nivelit të kontributeve që paguhen, rritjen e kompensimeve dhe rishikimin e skemës suplementare. Nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mësohet se prioriteti është adresimi i mbulimit të dobët të popullsisë në moshë pune. Në këto kushte, do të synohet që stimulohen të rinjtë që të paguajnë kontributet.

Kjo nënkupton ruajtjen e normës së kontributit në një grup të arsyeshëm dhe ndoshta kryerjen e studimeve për të kuptuar nëse një periudhë më e shkurtër e kontributeve mund të nxisë më shumë punonjës për të kontribuar.

Si do favorizohen pensionet e ulëta përmes indeksimit

Ekspertët e fushës janë duke diskutuar një formulë që të mundësojë rritjen e pensioneve të ulëta me një vlerë më të madhe se të atyre më të larta. Aktualisht, indeksimi aplikohet në përqindje të inflacionit të pensionistëve. Vitin e kaluar u aplikua një indeksim 8.6% (inflacioni i pensionistëve), por e përkthyer në vlerë, përfitimi është shumë i vogël për pensionet e ulëta se ato të larta.

Psh., një pensionist në fshat që paguhet 10,000 lekë në muaj, mori rritje në tetor 2023 vetëm 860 lekë, ndërsa një pensionist që paguhet me 30 mijë lekë në muaj, përfitoi një shtesë 2,560 lekë, ose tre herë më të lartë. Një opsion është rritja me vlerë fikse. Një tjetër opsion në diskutim është indeksimi i pensioneve me të njëjtën normë sa rritja e pagës mesatare.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Ky hendek është thelluar vitet e fundit dhe është përshpejtuar më shumë këtë vit. Në vitin 2023 pensioni mesatar ishte vetëm sa 26% e pagës mesatare mujore bruto, nga 31% që ishte ky raport më 2018.

Në vitin 2022, pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare neto dhe 35% e pagës bruto. Këto raporte ishin përkatësisht 52% dhe 41% në vitin 2018. Të dhënat tregojnë për një rritje të pabarazisë ndërmjet shtresave të shoqërisë, në këtë rast të pensionistëve dhe personave të punësuar. Me gjasë, hendeku do të zgjerohet gjatë viteve të ardhshme, pasi tregu po sinjalizon rritje më të larta të pagave prej kushteve të reja që ka krijuar mungesa e fuqisë punëtore.

Pas një dekade anemike, pagat kanë nisur të lëvizin, ndonëse jo me ritme të larta. Në fund të vitit 2023, paga mesatare në shkallë vendi ishte 42% më e lartë se para pandemisë, duke u rritur nga 52,380 lekë në 75.025 lekë në fund të 2023. Në të njëjtën periudhë, pensioni mesatar nga niveli 16,256 lekë në vitin 2019 arriti në 17,306 lekë në 6-mujorin e parë të këtij viti, me një zgjerim vetëm 6%.

Previous Post

I vuri gjobë, shoferja përplas efektivin e policisë dhe ia mbath nga vendngjarja

Next Post

Për RTSH-në e madhe në epokën digjitale… dhe demonë të tjerë

Next Post
Për RTSH-në e madhe në epokën digjitale… dhe demonë të tjerë

Për RTSH-në e madhe në epokën digjitale… dhe demonë të tjerë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

December 14, 2025
Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

December 14, 2025
“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

“E kaluara ime nuk ekziston më…”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

December 14, 2025
VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

AKTUALITET

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

by timoni.al
December 14, 2025
0

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se aksesi rrugor Kakavijë–Janinë, veçanërisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar...

Read moreDetails
Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

December 14, 2025
“E kaluara ime nuk ekziston më...”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

“E kaluara ime nuk ekziston më…”, aktori Bes Kallaku flet hapur për divorcin dhe zhgënjimet në jetën e tij.

December 14, 2025
VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

VIDEO/ Dy humbje jetësh dhe shumë të plagosur, episodet e tmerrit në Universitetin Brown, Policia evakuon studentët që ishin strehuar në bibliotekë

December 14, 2025
Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

Të shtëna mortale në një universitet amerikan, dy të vdekur dhe tetë të plagosur; autori në arrati.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

Fermerët grekë protestojnë sërish, bllokada e rrugës Kakavijë–Janinë vazhdon të qëndrojë.

December 14, 2025
Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

Tragjedia në Libofshë: Një burrë humb jetën gjatë punës me traktorin në arë

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al