Monday, March 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndryshime në qeveri, VOA: Rama i beson emrave jo politikë

Editor by Editor
July 28, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Ndryshime në qeveri, VOA: Rama i beson emrave jo politikë
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Socialistët e thirrur sot në Kongresin e tyre për të zgjedhur Asamblenë e re kombëtare, u përballën me ndryshime surprizë të Qeverisë, të njoftuara nga kyeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij të gjatë.

Ato përfshijnë postet thuajse më të rëndësishme të një kabineti qeveritar, dy prej të cilave, ministria e Brendshme dhe ajo Financave, kishin drejtuesë të emëruar jo shumë kohë më parë.

Zoti Taulant Balla u emërua në Ministrinë e Brendshme në korrik të vitit të shkuar. Tani ai duhet t’i lëshojë vendin, një vartësi të tij, drejtuesit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Ervin Hoxha.

Edhe ministri i Financave Ervin Mete, mori postin në shtator të vitit të kaluar. Në vend të tij zoti Rama ka zgjedhur drejtuesin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Petrit Malaj, një tjetër emër teknik, sikundër dhe ai i Drejtorit të Portit të Durrësit Pirro Vengu, të cilit ju besua drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes, në vend të zotit Niko Peleshi. Të dy vijnë nga institucione në varësi të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, figura më me peshë në qeverinë e zotit Rama.

Përfshirja e emrave të rinj, duket se janë preludi, i një lëvizjeje që zoti Rama duket se synon ta shtrijë dhe në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e e përgjithshme të pranverës së ardhshme.

Në fjalën e tij, ai i mëshoi nevojës së angazhimit të figurave të reja. Në parlamentin e ardhshëm, Partisë socialiste, siç tha ai “do t’i duhen dijet, do t’i duhen aftësitë do t’i duhet dëshira e të rinjve që do afrojmë me doemos, me doemos për sprovat e mëdha të mandatit të katërt dhe me të rinj e me të vjetër nuk kam parasysh moshën në regjistrin e gjendjes civile, por njerëz të rinj., figura të reja publike, me eksperienca të ndryshme pune, me energji, me ambicie, me vullnet për Shqipërinë pavarësisht moshës, pavarësisht gjinisë, pavarësisht vendndodhjes, pavarësisht mbiemrit, pavarësisht pasurisë”.

Ndryshimet e reja në qeveri u shoqëruan dhe me disa lëvizje në organizimin parlamentar të Partisë socialiste. Zoti Peleshi do të marrë drejtimin e grupit, duke marrë vendin e zotit Bledi Çuçi, i cili pritet të jetë nënkryetar i parlamentit. Për qeverinë, marrëdhëniet me Kuvendin, tani e tutje do t’i mbajë zoti Balla, i cili mbetet kështu pjesë e kabinetit, por si ministër Shteti. Një post ndjeshëm më i ulët në hierarkinë e qeverisë, krahasuar me ministrinë e Brendshme.

Ndërkohë, zonja Elisa Spiropali, nga ministre e Shtetit, u katapultua në drejtimin e parlamentit, pas dorëheqjes, për motive personale, të zonjës Lindita Nikolla. Për gati 48 orë zoti Rama nuk kishte reaguar për largimin e zonjës Nikolla.

Kjo e fundit qëndroi thuajse e ftohtë ndaj elozheve të sotme të kryeministrit për punën e saj. Elozhe që u pasuan menjëherë me kritika për situatën konfliktuale në të cilën kaloi për një kohë të gjatë parlamenti, për shkak të përplasjeve të forta me opozitën e cila nuk kurseu aktet e forcës dhe ndezjen dhe të flakadanëve në sallë.

Kabineti i ndërtuar nga zoti Rama në fillim të mandatit të tij të tretë, në vitin 2021 ka pësuar disa ndryshime. Fillimisht në vitin 2022, ai largoi zëvendëskryeminisrin Arben Ahmetaj. Ndërsa vitin e kaluar përveç ministrisë së Brendshme, në shtator bëri disa ndërhyrje të tjera, duke lënë jashtë mes të tjerave, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe atë të Bujqësisë Frida Krifca.

Edhe sot, siç ka ndodhur dhe në rastet e mëparshme, kryeministri nuk dha asnjë shpjegim apo motiv për ndryshimet në kabinetin e tij, ndonëse ato prekin, postet më kyçe. Pak pas fjalës së tij, ai shkoi në presidencë, ku ndonëse ditë pushimi, Kreu i shtetit, po e priste që ai të dorëzonte listën e shkarkimeve dhe emërimet e reja në kabinetin qeveritar./VOA

Previous Post

Bardhi reagon pas fjalëve të Ramës në Kongresin e PS: Ka marr peng të ardhmen europiane të Shqipërisë

Next Post

Ra nga skafi, përfundon në spital e mitura

Next Post
Ra nga skafi, përfundon në spital e mitura

Ra nga skafi, përfundon në spital e mitura

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Serie A: Ndeshje emocionuese në Olimpico, Juventus shpëton nga humbja ndaj Romës në minutat e fundit, ndërsa verdhekuqtë ruajnë një avantazh prej 4 pikësh ndaj 'Zonjës së Vjetër'

Serie A: Ndeshje emocionuese në Olimpico, Juventus shpëton nga humbja ndaj Romës në minutat e fundit, ndërsa verdhekuqtë ruajnë një avantazh prej 4 pikësh ndaj ‘Zonjës së Vjetër’

March 1, 2026
Protesta dhe festime globale pas sulmeve në Iran, 23 viktima në Pakistan, përleshje afër konsullatës amerikane.

Protesta dhe festime globale pas sulmeve në Iran, 23 viktima në Pakistan, përleshje afër konsullatës amerikane.

March 1, 2026
Krimi në SHBA arrin nivele rekord të ulëta? Trump: Politikat e mia për rendin dhe ligjin janë shkaku

Sulmet e koordinuara të Izraelit ndaj Iranit/ Vdekja e ushtarëve amerikanë, Trump paralajmëron: SHBA do të marrë hak.

March 1, 2026
Starmerit i kërkohet të japë dorëheqjen pas publikimit të dosjes “Epstein”, ndërsa sulmet ndaj tij fillojnë edhe nga anëtarët e partisë për përfshirjen e disa zyrtarëve.

Britania konfirmon pranimin e kërkesës së SHBA për akses në bazat ushtarake, Starmer: Angazhimi im është të siguroj sigurinë e qytetarëve britanikë.

March 1, 2026
Serie A: Ndeshje emocionuese në Olimpico, Juventus shpëton nga humbja ndaj Romës në minutat e fundit, ndërsa verdhekuqtë ruajnë një avantazh prej 4 pikësh ndaj 'Zonjës së Vjetër'
LAJME

Serie A: Ndeshje emocionuese në Olimpico, Juventus shpëton nga humbja ndaj Romës në minutat e fundit, ndërsa verdhekuqtë ruajnë një avantazh prej 4 pikësh ndaj ‘Zonjës së Vjetër’

by timoni.al
March 1, 2026
0

Java e 27 e Serie A solli një ndeshje emocionuese mes Romës dhe Juventusit në Olimpico, e cila përfundoi me...

Read moreDetails
Protesta dhe festime globale pas sulmeve në Iran, 23 viktima në Pakistan, përleshje afër konsullatës amerikane.

Protesta dhe festime globale pas sulmeve në Iran, 23 viktima në Pakistan, përleshje afër konsullatës amerikane.

March 1, 2026
Krimi në SHBA arrin nivele rekord të ulëta? Trump: Politikat e mia për rendin dhe ligjin janë shkaku

Sulmet e koordinuara të Izraelit ndaj Iranit/ Vdekja e ushtarëve amerikanë, Trump paralajmëron: SHBA do të marrë hak.

March 1, 2026
Starmerit i kërkohet të japë dorëheqjen pas publikimit të dosjes “Epstein”, ndërsa sulmet ndaj tij fillojnë edhe nga anëtarët e partisë për përfshirjen e disa zyrtarëve.

Britania konfirmon pranimin e kërkesës së SHBA për akses në bazat ushtarake, Starmer: Angazhimi im është të siguroj sigurinë e qytetarëve britanikë.

March 1, 2026
Starmerit i kërkohet të japë dorëheqjen pas publikimit të dosjes “Epstein”, ndërsa sulmet ndaj tij fillojnë edhe nga anëtarët e partisë për përfshirjen e disa zyrtarëve.

Britania miraton kërkesën e SHBA për akses në bazat ushtarake, Starmer: Përgjegjësia ime është të siguroj mbrojtjen e jetëve të qytetarëve britanikë.

March 1, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Serie A: Ndeshje emocionuese në Olimpico, Juventus shpëton nga humbja ndaj Romës në minutat e fundit, ndërsa verdhekuqtë ruajnë një avantazh prej 4 pikësh ndaj 'Zonjës së Vjetër'

Serie A: Ndeshje emocionuese në Olimpico, Juventus shpëton nga humbja ndaj Romës në minutat e fundit, ndërsa verdhekuqtë ruajnë një avantazh prej 4 pikësh ndaj ‘Zonjës së Vjetër’

March 1, 2026
Protesta dhe festime globale pas sulmeve në Iran, 23 viktima në Pakistan, përleshje afër konsullatës amerikane.

Protesta dhe festime globale pas sulmeve në Iran, 23 viktima në Pakistan, përleshje afër konsullatës amerikane.

March 1, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al