Në një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan mbi sigurinë ndërkombëtare, eksperti shqiptar në Këshillin Atlantik, Valbona Zeneli, theksoi shqetësimin për rritjen e ndikimit të Kinës dhe Rusisë në Evropë. Ajo e konsideroi këtë situatë një sfidë për Perëndimin dhe kërkoi një qasje të koordinuar për të përballuar praninë gjithnjë në rritje të Pekinit në kontinent.
Zeneli e përshkroi Kinën dhe Rusinë si dy “shokë të çuditshëm”, duke theksuar se presidentët e të dy vendeve, Xi Jiping dhe Vladimir Putin, janë takuar më shumë se 40 herë gjatë dy viteve të fundit. Në këtë kontekst, ajo ofroi tre rekomandime për t’iu përgjigjur ndikimit të tyre.
Së pari, ekspertja sugjeroi krijimin e komisioneve të përbashkëta dhe një dialog strategjik të vazhdueshëm mes SHBA-së dhe Evropës, për të ndërtuar një përgjigje më efektive ndaj ndikimit të Kinës në tregjet dhe strukturat e sigurisë perëndimore. Ajo theksoi nevojën për harmonizim teknologjik, që përfshin bashkëpunimin në kontrollin e eksporteve, gjysmëpërçuesit, inteligjencën artificiale, teknologjitë kuantike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë.
Së dyti, për shkak të rrezikut që paraqesin këto dy vende në fushën e sigurisë, Zeneli kërkoi forcimin e kundërspiunazhit dhe mbrojtjen kibernetike. Ajo e theksoi rëndësinë e harmonizimit strategjik midis Euro-Atlantikut dhe Indo-Paqësorit për të adresuar këto sfida të reja.
Kjo sesion dëgjimor u zhvillua në një moment kyç, në të cilin Uashingtoni po shqyrton politikën e tij të jashtme ndaj ndikimeve të huaja dhe sfidave të reja në gjendjen globale të sigurisë. Rekomandimet e Zenelit vijnë në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar është më i nevojshëm se kurrë për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në një botë në ndryshim.















