Friday, July 4, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndihmuan Gerald Shehun të fshihte trupin e Erald Nevruzit, arrestohen 2 punonjësit e hotelit në Dhërmi

Editor by Editor
June 7, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Vrasja në Dhërmi/ Gerald Shehu la makinën në Sarandë dhe kaloi nga Qafë-Bota, dyshohet për bashkëpunëtorë
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona kanë rënë në pranga, pasi dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin e pajetë të shtetasit Erald Nevruzi.

“Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi G. Sh., në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Në fuksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasin G. Sh., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe për shtetasit D. Q. dhe D. L., për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Një ngjarje e rëndë ngriti në këmbë policinë e Himarës, pas lajmërimit nga vetë pronarët e një biznesi se kishin humbur kontaktet me recepsionistin e hotelit.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit policia ngriti nëj grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ku pas kontrolleve të ushtruara fillimisht në hotel, konstatoi se Eraldo Nevruzi 31-vjeç ishte rrëmbyer dhe më pas qëlluar me armë zjarri, pak pas mesnatës.

Lidhur me ngjarjen policia shoqëroi 29 persona të dyshuar se kishin informacion mbi ngjarjen, ku ka mësuar se në hotel janë dëgjuar dy të shtëna.

Si autor i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë është 43-vjeçari Gerald Shehu.

Arratisja e autorit dhe zhdukja e trupit

Pavarësisht zbardhjes së ngjarjes, policia në momentet e para nuk kishte gjetur as trupin e viktimës, për të cilin vijojnë kërkimet, dhe nuk kishte kapur as autorin e dyshuar, i cili kishte kaluar kufirin grek.

Pas disa orësh kërkimeve, u gjet në Sarandë mjeti i autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa pak orë më vonë u bë i mundur arrestimi i tij në aeroportin e Korfuzit, ku po priste biletën për të udhëtuar drejt Anglisë.

Pistat e hetimit

Policia aktualisht ka po heton mbi dy pista të mundshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, e para është ajo e një konflikti momental, ndërsa e dyta për prishje të pazareve të drogës.

Vizion Plus ka mësuar se dy personat, viktima dhe autori ishin miq me njëri-tjetrin, madje të dy kishin pak kohë që kishin ardhur nga Anglia dhe kishin bërë plane për nisjen e një biznesi sëbashku.

Kërkimet për trupin

Pas kqyrjes së kamerave të hotelit dhe marrjes së informacioneve, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi.

Kërkimet për trupin e 31-vjeçarit po vijojnë në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi.

Previous Post

The Athletic: Shqipëria mund të bëjë surprizën në Euro2024

Next Post

EMRI/ Një nga 40 kriminelët më të rrezikshëm në Angli, bosi shqiptar i drogës do ekstradohet në atdhe

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tetë vite nga Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA: Qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë, reforma po jep rezultate

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë,” ambasada amerikane: Me një fletë të vetme pergameni dhe 56 nënshkrime, SHBA nisi udhëtimin më të madh politik në historinë e njerëzimit!

July 4, 2025
Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper te Gjiri i Lalzit

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper te Gjiri i Lalzit

July 4, 2025
Në bashkinë e Tiranës mund të ketë zgjedhje të parakohshme? Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë

Në bashkinë e Tiranës mund të ketë zgjedhje të parakohshme? Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë

July 4, 2025
Dyshime për abuzime me tendera/ Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë

AKTUALITET

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë,” ambasada amerikane: Me një fletë të vetme pergameni dhe 56 nënshkrime, SHBA nisi udhëtimin më të madh politik në historinë e njerëzimit!

by Editor
July 4, 2025
0

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në "Facebook" ka uruar 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve. Teksa kanë cituar një...

Read moreDetails
Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper te Gjiri i Lalzit

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper te Gjiri i Lalzit

July 4, 2025
Në bashkinë e Tiranës mund të ketë zgjedhje të parakohshme? Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë

Në bashkinë e Tiranës mund të ketë zgjedhje të parakohshme? Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë

July 4, 2025
Dyshime për abuzime me tendera/ Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë

Dyshime për abuzime me tendera/ Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë

July 4, 2025
Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen në flagrancë dy vëllezër në Roskovec

Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen në flagrancë dy vëllezër në Roskovec

July 4, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tetë vite nga Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA: Qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë, reforma po jep rezultate

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë,” ambasada amerikane: Me një fletë të vetme pergameni dhe 56 nënshkrime, SHBA nisi udhëtimin më të madh politik në historinë e njerëzimit!

July 4, 2025
Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper te Gjiri i Lalzit

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper te Gjiri i Lalzit

July 4, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al