Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Sport

Ndeshja kundër Izraelit/ Gjimshiti: Kërkojmë vetëm fitoren! Reja flet për kritikat ndaj tij dhe problemin e skuadrës

Editor by Editor
June 9, 2022
in Sport
0
Ndeshja kundër Izraelit/ Gjimshiti: Kërkojmë vetëm fitoren! Reja flet për kritikat ndaj tij dhe problemin e skuadrës
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e dytë ndaj Izraelit në stadiumin ‘’Air Albania’’, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme për kuqezinjtë, trajneri Edoardo Reja dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencën zyrtare për media ku kanë folur në lidhje me objektivat për këtë sfidë, me të dy njëzëri që kërkojnë vetëm 3 pikët.

Trajneri Reja analizoi përfaqësuesen izraelite, duke vënë në pah edhe se çfarë duhet të bëjë kombëtarja shqiptare, ndërsa theksoi se skuadrës sonë i mungon finalizimi. Gjithsesi, ekipi ka vlera të rëndësishme tha Reja në fjalën e tij, ndërsa foli edhe për sulmin Broja-Uzuni.

Përballjet me Izraelin – Ato ndeshje të mëparshme me Izraelin kanë qenë një histori tjetër. Tani ata kanë lojtarë të tjerë dhe po jetojmë realitete të ndryshme. Ndaj nuk mund të marrim diçka nga e kaluara, edhe pse ekipi ka ndonjë lojtar si atëherë. Izraeli është një skuadër që vrapon shumë, lojtarët që ka janë ofensivë dhe të shpejtë, edhe krahët e mbrojtjes i kanë shumë aktivë në aksionet ofensive. Kjo mënyrë loje mund të lërë hapësira ku ne duhet të shfrytëzojmë, sidomos sa i përket fazës mbrojtëse. Të mos i lejojmë atyre që të krijojnë superioritet numerik dhe te nisemi me shpejtësi. Kjo është mënyra taktike që duhet të bëjmë mirë këtë ndeshje dhe të mundohemi ta fitojmë.

Fokusi i skuadrës – Ne po punojmë që të mundohemi të propozojmë sa më shumë aksione ofensive. Për shembull duke parë edhe një herë ndeshjen me Islandën, vëmë re se nuk kemi arritur asnjëherë kaq shumë në fundore apo në zonën kundërshtare, por për fat të keq finalizimi që është aspekti i konkretizimit të punës, nuk ka funksionuar si duhet, në një mënyrë apo tjetër. Kemi probleme në pasimin e fundit, e kemi diskutuar edhe me djemtë. Tani na duhet të gjejmë zgjidhje të tjera si ndaj Islandës për të vënë në vështirësi Izraelin. Nga kjo pikëpamje kemi përgatitur mirë skuadrën për të shfrytëzuar situatat.

Pastaj në fushë shihet kush e meriton më shumë a më pak, është një diskutim që mbetet i hapur, se nëse e merr në konsideratë asnjë skuadër nuk ka asgjë për të humbur. Si Islanda, Izraeli e Shqipëri, rënie nuk ka, ndaj tension nga ana jonë nuk ka. Ndaj do të luajmë të hapur dhe do ta bëjnë edhe të tjerët. Ideja jonë është të mos humbim ndeshjen, dhe të mos vuajmë se ata shtyjnë përpara me shumë lojtarë. Kjo taktikë mund të të vërë në vështirësi, sepse janë të shpejtë, të bëjnë presion në çdo cep të fushës. Kur gjen këto skuadra mund të kesh vështirësi. Por edhe ne kemi forcat tona, ne do të punojmë që t’i vëmë në vështirësi duke marrë në konsideratë vlerat e kësaj skuadre se ka vlera të rëndësishme.

Broja – Uzuni nga minuta e parë?

– Nuk e kam zakon të them se kush luan para ndeshjes. Janë mirë të dy. Uzuni duket së shëruar dhe kur u kthyem tregoi se është në gjendje 100%. E njëjta gjë për Brojën. Se kush do luajë, do ta vendos nesër gjatë ditës, kur t’u bëj me dije edhe djemve. Shpresojmë të jenë mirë, nëse aktivizohen, shpresojmë të jenë në formë që të na zgjidhin problemet në fazën ofensive.

Kritikat e analistëve

Secili është i lirë të shprehë vlerësimet e veta. Mua nuk më intereson shumë gjykimi i të tjerëve, dua të shoh në shtëpinë time. Ne kemi bërë edhe gjëra të mira, kemi bërë edhe ndeshje të mira. Por jo gjithmonë mund të luash mirë. Në veçanti në këtë moment është e vështirë të kesh intensitetin, jemi në fund të kampionatit. Edhe në Islandë nuk është se ishim shumë brilantë, për fat të keq mund të ndodhë. Urojmë që zgjedhjet e mia të bien mbi lojtarë që të jenë të motivuar por edhe të jenë mirë nga pikëpamja fizike e mendore se nesër duhet të jemi në maksimum. Pasi ata janë një skuadër që vrapojnë për 90 minuta dhe mund të të vendosin në vështirësi.

Ne duhet t’i përgjigjemi flakë për flakë, pastaj kritikat janë për çdo trajner. Në Itali janë 50 milionë trajnerë, në Shqipëri sa janë? 10 milionë? Është e drejtë që të ketë kritika se nëse bëhen mirë mund të të simulojnë për të përmirësuar edhe lojën, edhe fazën ofensive. Ne kemi disa siguri brenda skuadrës. Më është krijuar përshtypja se djemtë e miratojnë këtë sistem, përgatitjen, si bëhet ndeshja. Ndaj pyetini lojtarët. Janë zakonisht lojtarët që nuk pranojnë një lloj filozofie, por më duket se është një skuadër e ndërgjegjshme për vlerat që ka dhe e di atë që duhet bërë. Ka disa raste ku nuk ia del. Durim, çfarë t’i bësh! Nuk është se mund t’i gjuaj me pushkë. Edhe unë do të dëshiroja që të luanim mirë, por jo gjithmonë mund ta bësh, është normale kjo, sidomos në këtë periudhë të kampionatit.

Zërat e merkatos – Të gjithë faktorët ndikojnë, pasi ka lojtarë pa kontratë e të tjerë që janë në negociata për të ndryshuar ekip dhe këto sigurisht që shkaktojnë shpërqendrim. Kjo është pjesë e profesionit që bëjmë dhe duhet të përqendrohemi te lojtarët që janë më të impenjuar e të përqendruar. Gjithsesi unë dua të komplimentoj të gjithë lojtarët, pasi janë treguar të gatshëm dhe kanë treguar impenjim maksimal në ditët e grumbullimit me kombëtaren.

Previous Post

Dy viktima nga moti i keq/ Rrufeja godet një 50-vjeçar në Malësinë e Madhe! Mbytet i moshuari në Vlorë

Next Post

Berisha thirrje nga Elbasani: Përgatituni për betejë t’i shkurtojmë ditët këtij regjimi!

Next Post
Berisha thirrje nga Elbasani: Përgatituni për betejë t’i shkurtojmë ditët këtij regjimi!

Berisha thirrje nga Elbasani: Përgatituni për betejë t’i shkurtojmë ditët këtij regjimi!

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?
AKTUALITET

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

by Editor
May 10, 2025
0

TIRANË- Në një fushatë të dominuar nga videot e shkurtra dhe mesazhet emocionale të shpërndara në media sociale, kryeministri Edi Rama i dha...

Read moreDetails
“A ishte Soros i përfshirë?”/ Media amerikane: Trump anulon vendimin e Biden për të ndaluar Berishën të udhëtojë drejt SHBA-së

“A ishte Soros i përfshirë?”/ Media amerikane: Trump anulon vendimin e Biden për të ndaluar Berishën të udhëtojë drejt SHBA-së

May 10, 2025
Giro d’Italia 2025 në Shqipëri/ Media italiane: Loja politike që po luhet pas shpinës së çiklistëve është e qartë

Giro d’Italia 2025 në Shqipëri/ Media italiane: Loja politike që po luhet pas shpinës së çiklistëve është e qartë

May 10, 2025
“Mund të bëj në 100 ditë aq sa shumë e kanë të vështirë ta imagjinojnë!” Berisha: Nuk kam patur ndonjëherë në jetën time mbështetje si kjo!

“Mund të bëj në 100 ditë aq sa shumë e kanë të vështirë ta imagjinojnë!” Berisha: Nuk kam patur ndonjëherë në jetën time mbështetje si kjo!

May 10, 2025
“Burrec dy metra”/ Rama dhe Berisha përplasen në distancë: Vetëm ai lart e largon një buf kënete

“Burrec dy metra”/ Rama dhe Berisha përplasen në distancë: Vetëm ai lart e largon një buf kënete

May 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

May 10, 2025
“A ishte Soros i përfshirë?”/ Media amerikane: Trump anulon vendimin e Biden për të ndaluar Berishën të udhëtojë drejt SHBA-së

“A ishte Soros i përfshirë?”/ Media amerikane: Trump anulon vendimin e Biden për të ndaluar Berishën të udhëtojë drejt SHBA-së

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al