Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndërpreu fjalën e Presidentit Trump para Kongresit, Dhoma e Përfaqësuesve miraton një rezolutë për të dënuar ligjvënësin

Editor by Editor
March 6, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ndërpreu fjalën e Presidentit Trump para Kongresit, Dhoma e Përfaqësuesve miraton një rezolutë për të dënuar ligjvënësin
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një rezolutë për të dënuar sjelljen e ligjvënësit demokrat Al Green, i cili ndërpreu fjalimin e Presidentit Donald Trump përpara Kongresit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson urdhëroi largimin e ligjvënësit Green nga salla plenare gjatë pjesës së parë të fjalimit të Presidentit Trump mbrëmjen e së martës. Ligjvënësi Green u ngrit në këmbë dhe protestoi me zë të lartë, pasi Presidenti Trump tha se zgjedhjet e 5 nëntorit i kishin dhënë një mandat të gjerë.

“Nuk ke mandat”, tha ligjvënësi nga Teksasi i cili nuk u ndal edhe pasi Kryetari Johnson i tha të ulej.

Ligjvënësit republikanë vepruan me shpejtësi për ta dënuar veprimin e ligjvënësit Green, nëpërmjet hartimit të një rezolute që mbetet si një dokument zyrtar për sjelljen e kolegut të tyre. Kur miratohet një rezolutë e tillë me votat e shumicës, ligjvënësit në fjalë i kërkohet të qëndrojë në mesin e sallës plenare, ndërsa drejtuesi i seancës i lexon rezolutën.

Votimi për rezolutën ishte përgjithësisht sipas linjave partiake, me 224 vota pro dhe 198 kundër. Ligjvënësi Green, tashmë në mandatin e tij të 11-të, nuk u pendua të mërkurën kur shpjegoi veprimet e tij. Përpara se të fliste në mbrojtje të tij nga salla e Dhomës së Përfaqësuesve, ai kaloi në anën republikane të Dhomës së Përfaqësuesve dhe i shtrëngoi dorën ligjvënësit Dan Newhouse që hartoi rezolutën. Ligjvënësi Green tha se nuk fajëson Kryetarin Johnson ose ata që e kishin shoqëruar jashtë sallës.

“Miq, do ta bëja përsëri”, tha ligjvënësi Green.

Ai i shpjegoi veprimet e tij duke thënë se Presidenti Trump kishte thënë se kishte fituar një mandat nga votuesit. Por ligjvënësi Green tha se Presidenti Trump nuk ka një mandat për të shkurtuar programin e sigurimit shëndetësor Medicaid, program tek i cili mbështeten shumë nga votuesit e tij.

“Është çështje parimore. Është çështje ndërgjegjeje”, tha ligjvënësi Green. “Ka njerëz që vuajnë në këtë vend sepse nuk kanë siguracion shëndetësor”.

Presidenti Trump ishte shprehur javën e kaluar kur u pyet për programin federal të siguracionit shëndetësor se: “Nuk do ta prekim”./VOA

Previous Post

Gjermani, kapen 280 kg kokainë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Next Post

Berisha: PD do të ulet çmimi i energjisë, 7 lekë për qytetarët, 6 për bizneset

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

December 16, 2025
SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

Chelsea përjeton vështirësi në Cardiff, duke u bërë ekipi i parë që siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

LAJME

by timoni.al
December 16, 2025
0

Big Brother VIP Albania 5 nis këtë të shtunë në orën 21:15, duke sjellë një spektakël që ka tërhequr vëmendjen...

Read moreDetails
SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

December 16, 2025
Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 është shitur me çmimin më të lartë ndonjëherë.

December 16, 2025
Chelsea përjeton vështirësi në Cardiff, duke u bërë ekipi i parë që siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

Chelsea përjeton vështirësi në Cardiff, duke u bërë ekipi i parë që siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

December 16, 2025
James Cameron bëhet pjesë e klubit të miliarderëve, zbuloni pasurinë e tij aktuale.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

Qëfortë e Big Brother VIP: Behet e ditur emri i moderatorit dhe dy opinionistëve të rinj të sezonit

December 16, 2025
SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

SHBA përfundon listën e katër shteteve të cilave u ndalohet hyrja në Amerikë, edhe për Botërorin.

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al