Gazetari Ferdinand Dervishi ka depozituar në SPAK një kallëzim penal që lidhet me ndërhyrjen e paligjshme në sistemin TIMS. Ai akuzon ish-ministrat Bledi Çuçi dhe Taulant Balla, si dhe 12 zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë në Policinë e Shtetit.
“Kallëzimi nis me emrin e ish-ministrit te Brendshëm Bledi Çuçi, ministrit pasardhës Taulant Balla, një numri drejtuesish të lartë të policisë dhe përfundon me emrat e ekzekutorëve në terren të vjedhjes së databazës së TIMS. Gjithsej 12 persona.
Akuzat jane 13. Nisin me “falsifikim i dokumenteve” dhe përfundojnë me “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, shkruan gazetari, i cili në zgjedhjet e 11 Majit garon për deputet në listat e Tiranës nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Më tej, ai thotë se personat e akuzuar në kallëzimin e tij është përgjegjës jo vetëm për ndërhyrjen në sistemin TIMS por edhe në emërimet flagrante në majën e kupolës së Policisë, si rasti i Ervin Muçës, me të kaluar kriminale në Itali, me probleme me ligjet në Shqipëri, të cilin e morën nga rruga dhe e emëruan Drejtor Departamenti në Polici duke i dhënë edhe gradën Drejtues i Lartë.
“E premtova dhe e bëra kallëzimin me bindje absolute dhe me qëllim për të respektuar veten dhe karrierën time. E bëra kallëzimin edhe për ti dhënë një shembull kurajoje shoqërisē sonë të marrë peng nga një grusht politikanësh të korruptuar dhe njëkohësisht kriminelësh ordinerë”, përmbyll gazetari.
HETIMI
Rezulton se, në datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.
Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin.
Shënimi i plotë i gazetarit Ferdinand Dervishi:
VJEDHJA E TIMS, XIBRAKA DHE KALLËZIMI NË SPAK!
Sot, depozitova në SPAK, me funksionet e një gazetari, një kallëzim penal për përgjegjësit e ndërhyrjes në sistemin TIMS, në datat 2 dhe 3 gusht 2023.
Dyshoja qysh në fillim që ndërhyrja kishte lidhje me pastrimin e të dhënave që TIMS ruante për XIBRAKEN.
Por nuk kisha prova.
Bindje dhe të dhëna kisha për vjedhjen në serverat e TIMS – një ngjarje që u lajmërua menjëherë nga punonjësit, por që, për habi, eproret e tyre nuk u ndien
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e të tjerë zyrtarë heshtën dhe për 20 orë nuk vepruan, duke rrëzuar praktikisht shtetin, njëlloj si në rastin e mosekzekutimit nga Policia te urdhër-ndalimeve të Prokurorisë per vrasjet e 21 janarit 2011.
Më pas ustallarët e Rilindjes e sabotuan edhe komisionin hetimor parlamentar, edhe dërgimin në SPAK të çështjes.
Aq të zellshëm u treguan, saqë detyruan dhe nje deputet me profesion të parë klerik i Zotit, të bënte, në të gjitha hapat, rolin e djallit.
Para pak ditësh Prokuroria e Tiranës mori të pandehur një person të vetëm për ngjarjen. Pra, si të gjitha historitë ku ka pasur mëkate politika edhe ajo po shkonte kokoshi – një thelë.
Ky lajm dhe fakti që çështjen e TIMS e kisha denoncuar dhe ndjekur si gazetar, më detyroi që të bëj një premtim dhe këtë premtim ta mbaj.
Kallëzimi nis me emrin e ish-ministrit te Brendshëm Bledi Çuçi, ministrit pasardhës Taulant Balla, një numri drejtuesish të lartë të policisë dhe përfundon me emrat e ekzekutorëve në terren të vjedhjes së databazës së TIMS. Gjithsej 12 persona.
Akuzat jane 13. Nisin me “falsifikim i dokumenteve” dhe përfundojnë me “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ky grup është përgjegjës jo vetëm për ndërhyrjen në sistemin TIMS por edhe në emërimet flagrante në majën e kupolës së Policisë, si rasti i Ervin Muçës, me të kaluar kriminale në Itali, me probleme me ligjet në Shqipëri, të cilin e morën nga rruga dhe e emëruan Drejtor Departamenti në Polici duke i dhënë edhe gradën Drejtues i Lartë.
Veprime që u nisën e përfunduan në pak ditë kalendarike, si të kishte dhënë urdhër Zoti.
E premtova dhe e bëra kallëzimin me bindje absolute dhe me qëllim për të respektuar veten dhe karrierën time.
E bëra kallëzimin edhe për ti dhënë një shembull kurajoje shoqërisē sonë të marrë peng nga një grusht politikanësh të korruptuar dhe njëkohësisht kriminelësh ordinerë.