Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi sot ndaj fushatës së këshillimit të kryeministrit Edi Rama me komunitetin e prindërve për kufizimin e rrjeteve sociale, kryesisht TikTok.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Bardhi thekson se “Rama nuk është as menaxher dhe as përgjegjës për Tik-Tok dhe rrjetet sociale”,
Sipas Bardhit kryeministri Rama “ka zgjedhur tu thotë shqiptarëve se fajin e kanë rrjetet sociale, fajin e kanë telefonat, fajin e kanë prindërit, faji është jetim”, ndërsa shton se “e vërteta është se degradimi i arsimit është përgjegjësi e keqqeverisjes së Edi Ramës”.
“Në vend të kontributit në këtë drejtim, Edi Rama është i vetmi përgjegjës që në 12 vite i ofroi fëmijëve dhe të rinjve modelin e trafikantit dhe vrasësit si deputet, modelin e gangsterit e kriminelit si kryetar bashkie, apo modelin e hajdutit si ministër”, shkruan ndër të tjera Bardhi.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgazmentbardhi.al%2Fposts%2Fpfbid02UMkB5ERdoBdFvfFPvyxZ5NZiT3TbNjXsxP9wMSygyBDEt8EDM195su7xci6E9MnJl&show_text=true&width=500
Nga shkolla “Janaq Kilica” në Fier, kryeministri Edi Rama theksoi shqetësimet lidhur me ndikimin e këtyre platformave tek fëmijët: “Këto janë platforma që nuk kanë dallime nëse je fëmijë apo i rritur dhe një fëmijë që nuk është mjaftueshmërisht i ndërgjegjshëm për të ndarë të mirën nga e keqja, për të kuptuar pasojat e njërës apo tjetrës, këto platforma e stimulojnë në mënyrë kriminale. Ne jemi në kushtet e një bote që krijon të njëjtën varësi siç krijojnë drogat. Ndalimi i TikTok dhe Snapchat nuk është zgjidhja, por është një nga shumë elementët e zgjidhjes, sepse asgjë nga këto nuk e heq dot përgjegjësinë dhe peshën që ka ndërveprimi mes të rriturve në familje dhe fëmijëve. Pastaj ndërveprimi mes familjes dhe shkollës dhe mes shkollës dhe familjes, dhe rruga nga shkolla në shtëpi dhe nga shtëpia në shkollë, që janë të gjitha këto që kanë rëndësi”, deklaroi Kryeministri Rama.