Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë ka përfunduar me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, ajo ka siguruar 496 vota, ndërsa rivali i saj, Darling Banushaj, ka marrë 106 vota. Janë numëruar gjithashtu 13 vota të pavlefshme.
Me këto rezultate, Nadire Meçorapaj është shpallur zyrtarisht kryetare e re e degës së Partisë Demokratike në Vlorë.















