Saturday, March 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Na duhen histori suksesi!” Kallas: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

Editor by Editor
April 14, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Na duhen histori suksesi!” Kallas: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LUKSEMBURG- Shefja e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, andaj kërkoi që të vazhdojë procesi i zgjerimit të bllokut.

“Ne shohim se po rriten tensionet dhe definitivisht duhet të lëvizim me procesin e zgjerimit dhe kjo është diçka e prekshme dhe vërtetë na duhen histori suksesi”,tha Kallas para takimit të Këshillit për Punë të Jashtme që mbahet në Luksemburg.

Kallas nuk përmendi shtetet, që sipas saj po rriten tensionet. Por, së voni në Bosnje e Hercegovinë, autoritetet në entitetin e Republikës Sërpska kanë ndërmarrë disa veprime, që kanë rritur shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për shkëputjen e mundshme të këtij entiteti serb nga Bosnja.

NATO ka thënë se nuk do të lejohet që të rrezikohet paqja në Bosnje, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po shqyrtojnë disa opsione veprimi, duke theksuar se nuk duhet të ndodhë “shpërbërja e vendit dhe një konflikt i ri”. Po ashtu, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë – që dialogojnë për normalizim të raporteve që nga viti 2011 në Bruksel – janë të larta qysh në vitin 2023, kur kryetarët shqiptarë morën drejtimin e katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.

Tensionet kulmuan në shtator të po atij viti, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se ka gisht në të. Ndërkaq, kryediplomatja evropiane tha po ashtu se një natë më parë ka pasur “darkë shumë të mirë me miqtë tanë” nga Ballkani Perëndimor.

Në këtë darkë, Kosova është përfaqësuar nga ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla. Përveç pjesëmarrjes në darkë, Gërvalla dhe Kallas kanë zhvilluar edhe një takim të ndarë. Kryediplomatja Gërvalla tha se i ka kërkuar Kallasit që të trajtohet si “partnere e barabartë dhe e respektuar në të gjitha proceset integruese”.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – Kosova është e fundit sa i përket rrugëtimit të saj drejt BE-së.

“E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën, dhe mbështetja për vendin tonë është mbështetje për një Evropë më demokratike, më të barabartë dhe më të bashkuar. Prania dhe angazhimi ynë i fuqishëm në rajon janë burim stabiliteti dhe sigurie për gjithë kontinentin”, tha Gërvalla përmes një postimi në Facebook.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Por, ky aplikim ende nuk është shqyrtuar nga autoritetet në Bruksel. Kosova po ashtu është e vetmja në rajon që nuk e ka statusin e shtetit kandidat./ REL

Previous Post

Në kërkim ndërkombëtar për trafik dhe falsifikim dokumentesh, arrestohet 45-vjeçari me dy identitete

Next Post

Veliaj kërkon revokimin e masës dhe raport nga SPAK për hetimet, GJKKO merr vendim të mërkurën

Next Post
Veliaj kërkon revokimin e masës dhe raport nga SPAK për hetimet, GJKKO merr vendim të mërkurën

Veliaj kërkon revokimin e masës dhe raport nga SPAK për hetimet, GJKKO merr vendim të mërkurën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Vizitorë pranverorë në Durrës: moti i ngrohtë dhe çmimet konkurues po atraksionin për të huajt para fillimit të sezonit turistik.

Vizitorë pranverorë në Durrës: moti i ngrohtë dhe çmimet konkurues po atraksionin për të huajt para fillimit të sezonit turistik.

March 14, 2026
Eden Hazard përballet me probleme ligjore, nën hetim në Belgjikë

Eden Hazard përballet me probleme ligjore, nën hetim në Belgjikë

March 14, 2026
Vlonjatët dhe vizitorët shënojnë Ditën e Verës në bregdet.

Vlonjatët dhe vizitorët shënojnë Ditën e Verës në bregdet.

March 14, 2026
Trump shkarkon Grenell nga drejtimi i Qendrës Kennedy, a do të nisë presidenti një iniciativë të re diplomatike me "thikën e tij zvicerane"?

Trump shkarkon Grenell nga drejtimi i Qendrës Kennedy, a do të nisë presidenti një iniciativë të re diplomatike me “thikën e tij zvicerane”?

March 14, 2026
Vizitorë pranverorë në Durrës: moti i ngrohtë dhe çmimet konkurues po atraksionin për të huajt para fillimit të sezonit turistik.
LAJME

Vizitorë pranverorë në Durrës: moti i ngrohtë dhe çmimet konkurues po atraksionin për të huajt para fillimit të sezonit turistik.

by timoni.al
March 14, 2026
0

Qyteti i Durrësit po shijon një rritje të dukshme në numrin e turistëve të huaj, të cilët zgjedhin këtë kohë...

Read moreDetails
Eden Hazard përballet me probleme ligjore, nën hetim në Belgjikë

Eden Hazard përballet me probleme ligjore, nën hetim në Belgjikë

March 14, 2026
Vlonjatët dhe vizitorët shënojnë Ditën e Verës në bregdet.

Vlonjatët dhe vizitorët shënojnë Ditën e Verës në bregdet.

March 14, 2026
Trump shkarkon Grenell nga drejtimi i Qendrës Kennedy, a do të nisë presidenti një iniciativë të re diplomatike me "thikën e tij zvicerane"?

Trump shkarkon Grenell nga drejtimi i Qendrës Kennedy, a do të nisë presidenti një iniciativë të re diplomatike me “thikën e tij zvicerane”?

March 14, 2026
Juventus, fjalët e Arrivabene: Investimi prej 70 milion eurosh për Vlahovic është i arsyeshëm, ëndërroja Donnarumman. Do të kthehesha te Ferrari, por…

Juventus, fjalët e Arrivabene: Investimi prej 70 milion eurosh për Vlahovic është i arsyeshëm, ëndërroja Donnarumman. Do të kthehesha te Ferrari, por…

March 14, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vizitorë pranverorë në Durrës: moti i ngrohtë dhe çmimet konkurues po atraksionin për të huajt para fillimit të sezonit turistik.

Vizitorë pranverorë në Durrës: moti i ngrohtë dhe çmimet konkurues po atraksionin për të huajt para fillimit të sezonit turistik.

March 14, 2026
Eden Hazard përballet me probleme ligjore, nën hetim në Belgjikë

Eden Hazard përballet me probleme ligjore, nën hetim në Belgjikë

March 14, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al