Friday, December 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Mund të intimidojë dëshmitarët”/ Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Mashtrim publik i shkruar nga “noteri” i SPAK, Erjon Çela

Editor by Editor
August 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Mund të intimidojë dëshmitarët”/ Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Mashtrim publik i shkruar nga “noteri” i SPAK, Erjon Çela
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu lidhur me arsyetimin e Gjykatës së Posaçme për lënien e tij në qeli. 

Meta shprehet se gjyqtari Erjon Çela, të cilin e cilëson si “noteri” i SPAK, ka shkruar një mashtrim kur thotë se kreu i PL-së mund të intimidojë dëshmitarët që  janë anëtarë të Partisë së Lirisë.

Ish-presidenti thekson në reagimin e tij se përveç Petrit Vasilit, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot. Ai shton më tej se arsyetimi i Çelës është një justifikim për mbajtjen e tij në burg. 

POSTIMI I PLOTË: 

Nuk do ja vlente të merresha publikisht me Erjon Çelën, i cili edhe pse paguhet si gjykatës bën veçse noterin e SPAK-ut për të tretën herë, kundër meje por edhe kundër procesit të rregullt ligjor që duhet të garantojë si gjykatës.

Por nuk mund të hesht përpara një mashtrimi të pacipë të shkruaj prej tij, sipas diktatit të “Afërmendshit” (Altin Dumani), pikërisht alibisë se lirimi im për shkak të funksionit si President i Partisë së Lirisë mund të sjellë intimidimin e gjoja dëshmitarëve, që janë anëtarë të Partisë së Lirisë.

E theksoj se përveç Z. Petrit Vasili, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot.

1. Endrit Braimllari, edhe falë Dumanit, dihet botërisht se është bërë “rilindas” i thekur dhe ishte në listën e deputetëve të Partisë Socialiste.

2. Eriol Braimllari, është shkarkuar nga Partia e Lirisë që në Janar 2024 për veprimtari të dyshimtë dhe është pjesë e “Rilindjes”. Madje ishte edhe numërues i votave të saj në zgjedhjet e fundit për Partinë Socialiste.

3. Elena Gaçe, ish-financerja e LSI për 20 vite që nga themelimi është larguar në mënyrë të çuditshme në pranverë të vitit 2024 dhe pa dorëzuar detyrën e saj me shumë përgjegjësi, për të cilën i është bërë edhe thirrje publike disa herë në atë kohë. Ajo është punësuar sipas asaj vet në biznesin e Endritit (Braimllarit).

4. Mirela Merko, ish-kryefinanciere e LSI para 10 vitesh. Prej 6 vitesh nuk është pjesë e LSI, por është pjesë e administratës publike.

5. Luan Rama, ish-Sekretar i Përgjithshëm i LSI, i vetëlarguar që në gusht 2021.

Pra, ky pretendim i akuzës dhe çuditërisht, por jo dhe kaq çuditshëm, i konfirmuar në mënyrë të paturpshme nga noteri që paguhet si gjykatës është një mashtrim publik që kërkon të justifikojë pengmarrjen time për interes të regjimit mafioz të Edi Ramës.

Ne do të ruajmë konfidencialitetin deri në seancën paraprake të gjykimit dhe pastaj do të bëjmë publike të gjitha mashtrimet e “Afërmendshit” dhe të gjitha gjallesave të regjimit, që gjoja janë “prova të gjalla” por që në fakt nuk kanë asgjë kundër Ilir Metës.

Ndërsa gjallesat mashtruese të regjimit do të jenë çdo ditë në gjykimin e opinionit publik për mashtrimet e tyre dhe problemet që kanë me ligjin dhe të vërtetën.

Këto gjoja “prova të gjalla” të “Afërmendshit” do të jenë prova e vërtetë e farsës gjyqësore të shekullit: ZERO prova, ZERO fakte penale dhe ZERO dëshmitarë kundër Ilir Metës.

Partia e Lirisë duhet të përshkallëzojë denoncimin e aferave korruptive ulëritëse të Edi Ramës dhe kryeaferën e tij: Kapjen e Drejtësisë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=317&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fvideos%2F769178682158254%2F&show_text=false&width=560&t=0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO publikoi vendimin e arsyetuar lidhur me moszëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. GJKKO në vendim thekson se rreziku që Meta të ndikojnë në prova dhe tek dëshmitarët është i lartë.

Më tej thuhej se pushteti dhe lidhjet që i Meta ka krijuar për shkak të funksioneve që ka aktualisht apo ka pasur më parë, krijojnë mundësi praktike për të ndikuar tek dëshmitarët dhe për të ‘helmuar’ provat”. 

GJKKO shton se pozita e Metës është rënduar pas zyrtarizimit të akuzave dhe përfundimit të hetimeve. Për këto arsye, masa “arrest në burg” konsiderohet ende e domosdoshme dhe proporcionale.

Previous Post

Pas telefonatës, zbardhen detaje tronditëse të vrasjes së shqiptarit nga bashkëshorti! Autori kishte tentuar vetëvrasje pak kohë më parë!

Next Post

SPAK: Kemi nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë dhe ish…

Next Post
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK

SPAK: Kemi nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë dhe ish...

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Superkupa, Conte: "Kjo është energjia e nevojshme, nuk kam shumë për të shtuar për këta djem."

Superkupa, Conte: “Kjo është energjia e nevojshme, nuk kam shumë për të shtuar për këta djem.”

December 18, 2025
Shqipëria vazhdon të bëjë krenari në futbollin europian me ekipet Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova.

Shqipëria vazhdon të bëjë krenari në futbollin europian me ekipet Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova.

December 18, 2025
Humbjet nuk e ndalin festën shqiptare në Conference League, Shkëndija dhe Drita krijojnë histori.

Humbjet nuk e ndalin festën shqiptare në Conference League, Shkëndija dhe Drita krijojnë histori.

December 18, 2025
Kaos dhe dhunë në Kuvend: Konfrontimet përcillen nga mediat ndërkombëtare, opozita zë vendet e ministrave, ndërhyn Garda.

Lajmi Fundit

Superkupa, Conte: “Kjo është energjia e nevojshme, nuk kam shumë për të shtuar për këta djem.”

by timoni.al
December 18, 2025
0

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, shprehu kënaqësinë e tij pas fitores mbi Milanin, duke theksuar se skuadra e tij luajti...

Read moreDetails
Shqipëria vazhdon të bëjë krenari në futbollin europian me ekipet Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova.

Shqipëria vazhdon të bëjë krenari në futbollin europian me ekipet Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova.

December 18, 2025
Humbjet nuk e ndalin festën shqiptare në Conference League, Shkëndija dhe Drita krijojnë histori.

Humbjet nuk e ndalin festën shqiptare në Conference League, Shkëndija dhe Drita krijojnë histori.

December 18, 2025
Kaos dhe dhunë në Kuvend: Konfrontimet përcillen nga mediat ndërkombëtare, opozita zë vendet e ministrave, ndërhyn Garda.

Kaos dhe dhunë në Kuvend: Konfrontimet përcillen nga mediat ndërkombëtare, opozita zë vendet e ministrave, ndërhyn Garda.

December 18, 2025
Binaj merr pjesë në protestën e Lapajt: Do të jem prezent edhe në protestat e tjera, kur qytetarët e bashkohen...

Binaj merr pjesë në protestën e Lapajt: Do të jem prezent edhe në protestat e tjera, kur qytetarët e bashkohen…

December 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Superkupa, Conte: "Kjo është energjia e nevojshme, nuk kam shumë për të shtuar për këta djem."

Superkupa, Conte: “Kjo është energjia e nevojshme, nuk kam shumë për të shtuar për këta djem.”

December 18, 2025
Shqipëria vazhdon të bëjë krenari në futbollin europian me ekipet Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova.

Shqipëria vazhdon të bëjë krenari në futbollin europian me ekipet Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova.

December 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al