Marco Bezzecchi ka arritur të fitojë Çmimin e Madh të Austin në Botërorin e MotoGP, duke shënuar kështu fitoren e tij të pestë radhazi, pas një fillimi të mirë të sezonit. Piloti italian i Aprilias, Bezzecchi, ka lënë pas Jorge Martin, kolegun e tij nga Aprila, ndërsa podiumi është kompletuar nga Pedro Acosta me KTM, i cili zuri vendin e tretë.
Fabio Di Giannantonio, që startoi garën nga pole position, përfundoi në vendin e katërt, duke e pasuar Marc Marquez në të pestin. Marquez u përball me një penalizim të mëparshëm nga një incident në Garën Sprint të së shtunës. Ai pati një përballje me Bastianinin gjatë garës, por sukseset ishin të limituara.
Në vijim të klasifikimit, Alex Marquez, nënkampion i botës, zuri vendin e shtatë, ndërsa Francesco Bagnaia u rendit i nënti. Ai Ogura, i cili po realizonte një garë të mirë, u detyrua të braktiste në xhiron e 5-të për shkak të një problemi mekanik.
Pas këtij zhvillimi, Bezzecchi kryeson klasifikimin e përgjithshëm me 81 pikë, duke tejkaluar Jorge Martinin me 4 pikë. Pedro Acosta mban vendin e tretë me 60 pikë të grumbulluara. Garat vazhdojnë të trazojnë renditjet, ndërsa piloti italian vazhdon të shkëlqejë në pistë.














