Sunday, January 25, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës!

Editor by Editor
December 7, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës!
0
SHARES
96
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Së fundmi, qeveria shqiptare i ka hapur luftë frontale informalitetit. Biznese të mëdha e të vogla po hyjnë gjithnjë e më shumë në një sitë të imët, për t’u vënë në darën e ligjit çdo shkelje, sado e vogël të jetë.Por krahas bizneseve të shënjestruara nga qeveria, me të cilat përballemi në përditshmëri, vitet e fundit ka lulëzuar një lloj tjetër biznesi, i cili serviret në formën e spektaklit, me regji drita, muzikë dhe entuziazëm.

Motivimi.

Salla që mbushen dhe njerëz që kërkojnë zgjidhje të shpejta, ndërsa figurat publike e kanë shndërruar këtë interes masiv në mënyrën më të mirë për t’u dhënë një dorë individëve që kanë nevojë të rriten emocionalisht dhe financiarisht. Një nga figurat më të njohura si motivues i masave është Ermal Mamaqi, një figurë e njohur e showbiz-it shqiptar, i cili ka pasur një karrierë si DJ, aktor humori, këngëtar, producent dhe madje edhe biznesmen në sektorin e gastronomisë.

Në fakt, lokali që Mamaqi provoi të hapte në kryeqytet, nuk mbijetoi gjatë, dhe pronarit ambicioz iu desh ta mbyllte pa lënë aspak gjurmë.

Gjëra që ndodhin në një treg kaq të egër të Tiranës, ku në çdo hap që hedh ka restorante luksoze. Sidoqoftë, menjëherë pas këtij eksperimenti jo të suksesshëm në biznes, ish-aktori u orientua drejt një fushe krejt tjetër: trajnimeve motivuese. Seminare, fjalime për suksesin, strategji për arritje personale dhe profesionale — të gjitha këto të strukturuara në formën e një pakete që premton transformim.

Një realitet i ambalazhuar bukur, por që fsheh një anë tjetër, të cilën nuk e tregojnë dritat e skenës. Paketat për trajnime me Mamaqin vijnë me një çmim jo të vogël, një investim financiar që shumë pjesëmarrës e bëjnë me bindjen se ndryshimi nis pikërisht aty.

Por ka edhe një paketë tjetër, tërësisht informale, e cila nuk kalon aspak në sitën e organeve tatimore. 

Para në dorë, por asnjë faturë nuk jepet, nga një vajzë në stendë e cila vetëm mbush zarfet plot. Dhe kjo ndodh në një zonë shumë të frekuentuar të Tiranës, ku syri dhe veshi i institucioneve pretendohet të jenë më të vëmendshëm.

Një praktikë që hap shumë pikëpyetje për metodat se si ky individ operon, në një aktivitet publik që reklamohet në rrjetet sociale, televizione dhe kudo, por njëkohësisht duke kryer evazion fiskal në mes të Tiranës. Pak metra larg një dyqani fruta-perimesh apo një byrektoreje, të cilët gjobiten qoftë edhe për një kupon të vetëm tatimor.

Evazioni fiskal nuk mund të matet me të mëdhenj e të vegjël, as me njerëz të thjeshtë e të famshëm. Ai është një fenomen që duhet goditur, dhe për këtë qeveria meriton duartrokitje, por kur një aktivitet i tillë kaq i madh, i paralajmëruar prej kohësh, kryhet në informalitet, atëherë pyetja vjen natyrshëm…

A jemi vërtet të gjithë të barabartë përpara ligjit?/piranjat.news

Previous Post

Derbi i Kryeqytetit/ Tifozët përballen me koreografitë në ‘Air Albania Stadium’

Next Post

Derbi i Kryeqytetit/ Tifozët në garë me koreografitë në ‘Arenën Kombëtare’

Next Post
Derbi i Kryeqytetit/ Tifozët në garë me koreografitë në ‘Arenën Kombëtare’

Derbi i Kryeqytetit/ Tifozët në garë me koreografitë në ‘Arenën Kombëtare’

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Brikenë emocionohet thellë pas takimit me nënën e saj, ndërsa Mateo e lut atë për falje.

Brikenë emocionohet thellë pas takimit me nënën e saj, ndërsa Mateo e lut atë për falje.

January 24, 2026
PD denoncon arrestimin e një të mituri gjatë protestës, policia konfirmon: Gjuajti me sende të forta efektivët, është 14 vjeç.

PD denoncon arrestimin e një të mituri gjatë protestës, policia konfirmon: Gjuajti me sende të forta efektivët, është 14 vjeç.

January 24, 2026
NBA/ Ndeshja mes Warriors dhe Timberwolves do të shtyhet për shkak të vdekjes së një individi gjatë përballjes me agjentët federalë.

NBA/ Ndeshja mes Warriors dhe Timberwolves do të shtyhet për shkak të vdekjes së një individi gjatë përballjes me agjentët federalë.

January 24, 2026
23:09

En-Nesyri transferimi te Juventus ndalet papritur, ai është në pritje të Sevillës... 

Juventusi dhe Fenerbahçe kanë arritur një marrëveshje, por ende nuk kanë gjetur një marrëveshje me lojtarin: marokeni po kërkon një blerje të detyrueshme.

23:09 En-Nesyri transferimi te Juventus ndalet papritur, ai është në pritje të Sevillës… Juventusi dhe Fenerbahçe kanë arritur një marrëveshje, por ende nuk kanë gjetur një marrëveshje me lojtarin: marokeni po kërkon një blerje të detyrueshme.

January 24, 2026
Brikenë emocionohet thellë pas takimit me nënën e saj, ndërsa Mateo e lut atë për falje.
Lajmi Fundit

Brikenë emocionohet thellë pas takimit me nënën e saj, ndërsa Mateo e lut atë për falje.

by timoni.al
January 24, 2026
0

Brikena, një nga banorët e reality show-t, përjetoi një moment emocionues këtë të shtunë. Pas një rrëfimi të ndjeshëm në...

Read moreDetails
PD denoncon arrestimin e një të mituri gjatë protestës, policia konfirmon: Gjuajti me sende të forta efektivët, është 14 vjeç.

PD denoncon arrestimin e një të mituri gjatë protestës, policia konfirmon: Gjuajti me sende të forta efektivët, është 14 vjeç.

January 24, 2026
NBA/ Ndeshja mes Warriors dhe Timberwolves do të shtyhet për shkak të vdekjes së një individi gjatë përballjes me agjentët federalë.

NBA/ Ndeshja mes Warriors dhe Timberwolves do të shtyhet për shkak të vdekjes së një individi gjatë përballjes me agjentët federalë.

January 24, 2026
23:09

En-Nesyri transferimi te Juventus ndalet papritur, ai është në pritje të Sevillës... 

Juventusi dhe Fenerbahçe kanë arritur një marrëveshje, por ende nuk kanë gjetur një marrëveshje me lojtarin: marokeni po kërkon një blerje të detyrueshme.

23:09 En-Nesyri transferimi te Juventus ndalet papritur, ai është në pritje të Sevillës… Juventusi dhe Fenerbahçe kanë arritur një marrëveshje, por ende nuk kanë gjetur një marrëveshje me lojtarin: marokeni po kërkon një blerje të detyrueshme.

January 24, 2026
Serie A: Lecce dhe Lazio ndahen pa fitues, ‘Sofascore’ i jep notën më të lartë Ramadanit për paraqitjen e tij.

Serie A: Lecce dhe Lazio ndahen pa fitues, ‘Sofascore’ i jep notën më të lartë Ramadanit për paraqitjen e tij.

January 24, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Brikenë emocionohet thellë pas takimit me nënën e saj, ndërsa Mateo e lut atë për falje.

Brikenë emocionohet thellë pas takimit me nënën e saj, ndërsa Mateo e lut atë për falje.

January 24, 2026
PD denoncon arrestimin e një të mituri gjatë protestës, policia konfirmon: Gjuajti me sende të forta efektivët, është 14 vjeç.

PD denoncon arrestimin e një të mituri gjatë protestës, policia konfirmon: Gjuajti me sende të forta efektivët, është 14 vjeç.

January 24, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al