Nëse faleni tek xhamia e Namazgjasë falja dhe namazi juaj nuk do t’ju quhet i pranuar sipas ligjit islam pasi kjo xhami është ndërtuar mbi pronën e familjes Kruja, të cilët nuk japin pëlqimin e tyre. Sipas ligjit islam xhamia duhet të ndërtohet mbi një pronë që ka miratimit e pronarëve, në të kundërt ajo e humbet qëllimin për të cilën është ndërtuar.
Shteti shqiptar ka kontributin e vet për Xhaminë e Namazgjasë sepse një pjesë të pronës e ka shpronësuar rreth 10 mln Euro. Nuk plotësohej me tokën që kishim ne”, ka qenë kjo deklarata që ka bërë myftiu i Tiranës, Gazment Teqja në “Opinion” në Tv Klan.
Nuk ka vonuar shumë dhe ish-pronarët e tokës ku është ndërtuar xhamia kanë reaguar në emision, mesazh të cilin e ka lexuar “live” gazetari Blendi Fevziu. Alban Bala, i cili ka dërguar mesazhin thotë së është trashëgimtar i familjes për tokën ku sot është e ndërtuar Xhamia e Namazgjasë.
Në emër të familjes Kruja, Bala shprehet se kjo tokë është marrë pa hallall pasi shton se nuk janë dëmshpërblyer nga shteti për ndërtimin e xhamisë. Më tej, ai thotë se “namazi në këtë xhami nuk meriton emrin e adhurimit përsa kohë mbi atë vend rëndon ofshama e dhimshme e padrejtësisë”.
Blendi Fevziu: Vetëm një sekondë sepse kam një mesazh. Familja Kruja për përgjigje të asaj që tha myftiu i Tiranës thotë që toka nuk është dëmshpërblyer nga shteti. Thotë “toka na është grabitur”. Alban Bala, poet, trashëgimtar i familjes thotë: Toka e marrë pa hallall e kësaj ndërtese e bën atë një objekt kulturor, por jo një xhami. Logjika e ‘tokës së xanun’ nuk ndërton as moral, as fe dhe as shoqëri etike, nuk besoj se namazi në këtë xhami meriton emrin e adhurimit përsa kohë mbi atë vend rëndon ofshama e dhimbshme e padrejtësisë. 3 breza njerëzish janë përballë kujtdo që guxon të përligj një vjedhje. Me keqardhjen më të thellë për krejt pandjeshmëritë e një bashkësie fetare në 10 vite! Familja Kruja.
Pronaret e truallit ku do ndertohet Xhamia e Namazgjase, kane shperndare sot nje deklarate per mediat, ku e akuzojne kryeministrin Edi Rama per vjedhjen e truallit te tyre.
Deklarata e plote
Edi Rama i dorezoje Komunitetit Musliman Shqiptar vendimin e fundit te qeverise per grabitjen e tokes kufitare me Namazgjane, prone e familjes Kruja, dhe lejen e ndertimit te xhamise se re.
Publikisht dhe nga pozitat e perfaqesuesit ligjor te familjes Kruja i bej me dije KMSH, myftiut te Tiranes, imameve dhe besimtareve te kryeqytetit, se TOKA KUFITARE me Namazgjane eshte HARAM per KMSH.
Per ne si pronare ajo eshte nje PRONE E GRABITUR.
Ftoj teologet qe do te marrin pjese ne ceremoni t?i shpjegojne kreut te KMSH dhe KM Rama pse mbi ate truall NUK MUND te ndertohet nje Shtepi e Zotit ?pa u marre pelqimi i pronareve kufitare.
Per vendimin e saj grabitqar, qeveria do te ballafaqohet me ne ne Gjykate. Ne kerkojme zbatimin e precedentit ligjor te vendosur nga Gjykata Europiane e Te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, standard i detyrueshem ligjor per Shqiperine. Ky standard njeh shpronesimin per interes publik vetem me cmimin e tregut.
Individualisht ? te gjithe ata qe jane perfshire ne kete grabitje, apo do te behen pjese e ketij tjetersimi prone ? do te kene pune vetem me Zotin dhe me amanetin qe i kemi lene Atij. Pas ketij casti nuk mbajme asnje pergjegjesi per cdo pasoje qe do te kene ata apo te afermit e tyre prej kesaj!
Zoti i befte shembull per ata qe mendojne, ne kete bote dhe ne tjetren, ne menyren me te mire!
Na mjafton Zoti i Gjithesise perballe cdo zullumqari!
Familja KRUJA
Përgjigje në lidhje me çështjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë
Një grup besimtarësh muslimanë i janë drejtuar Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë me këto pyetje në lidhje me Kompleksin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë:
Pyetje:
Cilat janë rregullat dhe kriteret e shpronësimit të pronës së patundshme për qëllime publike sipas jurisprudencës islame?
Përgjigje:
Së pari, këtu duhet të sqarojmë se shpronësimi në terminologjinë juridike islame futet tek ato transaksione që njihen ndryshe edhe si transaksione të imponuara me të drejtë[1]. Pra në këtë rast shteti, si autoriteti më i lartë ekzekutiv ligjor në një vend të caktuar, vendos që për arsye publike dhe për interes të përgjithshëm t’i marrë pronën e patundshme një pronari të ligjshëm, kundër dëshirës së tij, duke e kompensuar atë me vlerën reale të asaj prone. Për ndryshe, nëse ka dakordësi dhe marrëveshje mes palëve, kemi të bëjmë me një transaksion normal të lirë shkëmbimi dhe jo me shpronësim.
Së dyti, shembuj nga historia islame të praktikës së shpronësimit janë të shumtë, duke nisur që nga praktika e Umer ibn Hatabit, në shpronësimin e pronarëve të shtëpive që gjendeshin pranë Xhamisë së Qabes dhe Xhamisë së Profetit, për të zgjeruar këto dy xhami, dhe pagesa e imponuar që ai u bëri atyre, edhe pse disa prej tyre refuzuan t’i shisnin apo dhuronin ato në interes të zgjerimit të xhamive në fjalë, si dhe raste të ngjashme që kanë ndodhur në periudhën e Uthman ibn Afanit e më pas,[2] e deri në ditët e sotme. Kjo është një normë e pranuar gati me konsensus mes juristëve islamë, të djeshëm dhe të sotëm.[3]
Së treti, rregullat juridike islame për shpronësimin e një prone të patundshme i kemi bërë të qarta në publikimin e datës 13 Tetor 2004, në fetvanë e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, ku në të thuhet:
- Shpronësimi i pronës së patundshme duhet të shoqërohet me kompensim të menjëhershëm. Ky kompensim duhet të jetë i drejtë dhe i përcaktuar nga specialistët, dhe jo më pak sesa vlera reale e një prone të tillë.
- Shpronësimi duhet të bëhet nga shteti ose organi i deleguar prej tij për këtë çështje.
- Shpronësimi duhet të bëhet për interesa publike, për të cilat ka domosdoshmëri ose nevojë publike që shihen si domosdoshmëri, siç janë xhamitë, rrugët dhe urat, etj.
- Prona e shpronësuar nga pronari i saj privat, nuk duhet të shkojë për investime fitimprurëse me interes publik apo individual, si dhe nuk duhet të merret para kohës së nevojshme.
Pyetje:
A janë zbatuar apo jo këto rregulla dhe kritere në rastin e shpronësimit të truallit për ndërtimin e Kompleksit të Xhamisë së Namazgjasë?
Përgjigje:
Në rastin konkret, për aq sa jemi në dijeni, nga ajo që është bërë publike në media dhe nga pronarët e tokës kufitare me namazgjanë, është se palët (në këtë rast KMSH, pronarët e tokës dhe shteti) fillimisht kanë pasur një marrëveshje të miratuar, ku pronarëve të tokës kufitare, do tu jepej në shkëmbim të pjesës së tokës së dhënë prej tyre, një leje ndërtimi zhvillimore për pronën që ata kishin, më pas kjo leje u anulua nga qeveria e re, kështu që palët, në kushtet e krijuara, nuk arritën një marrëveshje të re mes tyre. Në këto kushte pronarët e tokës kanë hedhur në gjyq vendimin e qeverisë duke mbrojtur në gjykatë marrëveshjen e parë, ndërsa nga ana e saj qeveria ka përdorur ligjin e shpronësimit për interes publik në dobi të ngritjes së një muzeu, nga i cili përfiton edhe kompleksi i namazgjasë, ndërkohë pronarët janë përfshirë në skemën e të shpronësuarve për interes publik, me një vlerë, e cila refuzohet prej tyre si jo e drejtë.
Në këto kushte çështja ka një problem të pazgjidhur:
Toka në fjalë përmban një konflikt gjyqësor, në mes qeverisë nga njëra anë dhe pronarëve të tokës, në anën tjetër, për mënyrën dhe vlerën e kompensimit të pronës së tyre.
Kështu që në të tilla kushte, ne e kemi të vështirë, të japim një përgjigje të detajuar përfundimtare për këtë pikë, sepse ajo kërkon zgjidhje nëpërmjet gjykimit mes palëve dhe jo fetva.
Parimisht mund të themi vetëm se, nëse rezulton se toka në fjalë nuk është kompensuar me vlerën reale, siç pretendojnë pronarët, dhe kompleksi në fjalë prek një pjesë të kësaj toke, atëherë çështja çalon në kriterin e parë, të përmendur më lart, për vlerën e kompensimit të drejtë.
Pyetje:
Nëse këto rregulla dhe kritere nuk janë zbatuar në rastin në fjalë, a e cenon ky fakt vlefshmërinë e shfrytëzimit të truallit të shpronësuar për ndërtimin e Kompleksit të Xhamisë së Namazgjasë?
Përgjigje:
Kjo pyetje ka lidhje me përgjigjen e pyetjes më sipër. Por, parimisht mund të themi se, nëse kompensimi rezulton se është i padrejtë, pra më pak se vlera e tij reale, atëherë po, kjo e cenon vetëm vlefshmërinë e shfrytëzimit të asaj pjese të truallit të pronarëve që preket nga Kompleksi i Xhamisë së Namazgjasë, dhe jo pjesën tjetër. Ndërkohë që gjendemi në një situatë kur çdo gjë është bërë fakt i kryer dhe përgjigja do të kishte vlerë, nëse do të jepej para ndërtimit, dhe nga ata që janë përgjegjësit kryesor për këtë gjë, dhe do të reflektohej në terren.
Pyetje:
A është e lejuar kryerja e namazit dhe veprimtarive të tjera në Kompleksin e Xhamisë së Namazgjasë?
Përgjigje:
Lejimi i faljes së namazit dhe i aktiviteteve të tjera në këtë kompleks varet nga statusi fetar i kësaj toke. Ndërtimi mbi pjesën e namazgjasë, pra mbi atë pjesë toke për të cilën pronari i saj i vetëm është KMSH, është hallall dhe mbi të lejohet namazi dhe çdo veprimtari tjetër e lejuar islame, ndërsa për pjesën tjetër për të cilën ka një pretendim padrejtësie në vlerën e kompensimit, nga ana e pronarëve fqinj, nuk japim dot një përgjigje të prerë, për aq kohë sa kjo çështje nuk është mbyllur mes palëve.
Parimisht vetëm mund të themi se, nëse rezulton se një pjesë e një xhamie (pjesa më e vogël) është ndërtuar mbi një tokë që nuk është kompensuar me një vlerë të drejtë, kjo nuk e bën pjesën tjetër (më të madhe) të kësaj xhamie të përfshihet nga i njëjti gjykim fetar, ndërkohë që gjykimi për të tërën, në raste të tilla, mbështetet mbi shumicën truallit[4] dhe statusit fetar që ai gëzon në rastin konkret. Kështu që për sa i përket namazit në një xhami të tillë, ai namaz është i saktë dhe i vlefshëm dhe xhamia në tërësinë e saj gjykohet si e tillë. Por, këtu ngelet të dihet vetëm se sa është pjesa e pronarëve që është zënë nga ky ndërtim dhe cila është ajo, dhe vetëm mbi këtë pjesë mund të thuhet se lejohet apo jo namazi si dhe shfrytëzimi për aktivitete të tjera.
Pyetje:
A ngarkohen apo jo me mëkat besimtarët që falin namazin në këtë Kompleks, dhe a rrezikon të konsiderohet i pavlefshëm namazi i tyre?
Përgjigje:
Përgjigja e kësaj pyetje ka lidhje me përgjigjet e mësipërme. Por, në parim mund të themi se, për çështjen e vlefshmërisë së namazit në rastin e një toke të grabitur me pa të drejtë (erdun magsubeh), mendimi më i saktë dhe i shumicës së dijetarëve është se namazi në të është i saktë, për shkak se saktësia e namazit nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë vlefshmërie me statusin juridik fetar të tokës, sepse nuk prek as kushtet dhe as shtyllat e tij,[5] edhe pse personi që e ka grabitur apo ai që e di, ngarkohet me gjynah.[6] Kjo ka të bëjë me rastet kur toka ku falet namazi është e grabitur (magsubeh), ndërsa në rastin kur kemi të bëjmë me një shpronësim, për të cilin ka kontestime për vlerën e tij dhe jo me një gasb(grabitje pa asnjë dëmshpërblim) dhe prek vetëm një pjesë të vogël të xhamisë, çështja këtu ndryshon.[7]
Për ta përfunduar, këtu vlen të shtojmë se konflikti në fjalë, duke ditur ndjeshmërinë fetare dhe komunitare që ai ka, si dhe nisur nga argumentet fetare që ndalojnë padrejtësinë në pronën e tjetrit siç është thënia e Profetit (alejhi salatu ue selam): “Kush bën padrejtësi një pëllëmbë tokë, do ta mbart atë në qafë nga shtatë toka (ditën e kiametit).”[8]. Kështu që është e domosdoshme që çështja të zgjidhet në mirëkuptim mes palëve. Ndërkohë urojmë që pronarët e tokës, që ndjehen të dhunuar dhe se u është hyrë në hak me kompensimin e ofruar, të marrin të drejtën e tyre dhe çështja të zgjidhet me drejtësi, për aq sa kjo është e mundur në realitetin ku ne jetojmë, të cilin jemi të ndërgjegjshëm se ka shumë probleme dhe padrejtësi nga të cilat vuan mbarë shoqëria jonë. Nëse në përfundim të proceseve gjyqësore pronarët në fjalë nuk marrin nga shteti të drejtën që u takon, atëherë ata kanë të drejtën e tyre morale që të kërkojnë nga institucioni përfitues, plotësimin e kompensimit për atë pjesë toke, që preket nga kompleksi i namazgjasë.