Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin dhe kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për veprën penale të shpifjes, në çështjen e ngritur pas deklaratave të tij ndaj kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Sipas vendimit të GJKKO-së, Shehaj nuk është gjetur fajtor për shpifje, për deklaratat publike ku kishte akuzuar Lapajn se kishte marrë para nga krimi i organizuar.
Gjykata vendosi ta shpallë fajtor Shehajn vetëm për veprën penale të fyerjes, duke e dënuar me gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve.
Në vendim theksohet se akuzat nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes, ndërsa janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt.
Mbetet për tu parë nëse Vendimi i Gjykatës së Posaçme i gjyqtarit Erjon Çela do të ankimohet nga palët në apelin e GJKKO.















