Friday, June 6, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

“Mora 60.000 €”/ Lufta dhëmb për dhëmb për hakmarrje! Talo Çela i vrau shokun, Dumani vëllain

Editor by Editor
May 20, 2022
in KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
“Mora 60.000 €”/ Lufta dhëmb për dhëmb për hakmarrje! Talo Çela i vrau shokun, Dumani vëllain
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, u ekzekutua me armë zjarri më 8 tetor 2020 nga tre persona në rrethrrotullimin e Bradasheshit, vend ku viktima ngrinte ‘pikë qëndrimi’ si taksist. Në dëshminë e tij në SPAK, Nuredin Dumani tregon gjithë dinamikën e ngjarjes, e mënyrën sesi u hakmor tek personi që e konsideronte si mik të ngushtë. Por donte që të hakmerrej për vrasjen e Klevis Kapllanit, të cilin dyshonte se ia kishte hequr qafë Çela më 17 shtator, pranë shtëpisë së tij në fshatin Sinaballaj.

Dumani tregon se vrasjen e planifikoi aty për aty, vetëm dy ditë pasi Kapllani u vra, sipas tij, nga Talo Çela dhe një prej vëllezëreve Manhasa (nuk e tregon me siguri emrin). Ai tregon se ditën e vrasjes ka qënë që në orën 4 të mëngjesit jashtë shtëpisë së viktimës, një taksist i thjeshtë dhe e kishte pritur që ta ekzekutonte në pragun e shtëpisë. Por e kishin pikasur me armë në dorë dhe me jelek anti-plumb. Dikush e ka pikasur dhe e ka pyetur se kush ishte, një person që Dumani nuk e njihte, e vrasësi iu përgjigj: Jam polic! Marrë parasysh se çfarë po ndodhte kohët e fundit me zhvillimet në Elbasan, personi e kishte besuar dhe ishte larguar. Po ashtu, edhe Dumani duke vendosur që ta vriste tek vendi ku pinte kafen. Aty bashkë me Besmir Xhixhën dhe Enver Divën e kishte lënë të vdekur, me të paktën 20 plumba në trup.

Për të gjitha veprimet kishte njoftuar edhe Erion Alibejt, të cilit i kishte bërë me dije se “kokën” e Dine Çamit, e kishte zëvendësuar me Bujar Çelën.

“Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës të ndodhur në Elbasan në 17 Shtator të vitit 2020 dua të sqaroj se, arsyeja që u vra Bujari ishte se 2 ditë më parë më datë 15 shtator të vitit 2020 u vra miku im Klevis Kapllani në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Arsyeja e vrasjes së Kapllanit ishte se kishte dërguar pistoletën në ngjarjen e Ramazanit tek servisi i Seit Manhasës vëllait të autorit. Unë u organizova me Enver Diven dhe me Besmir Xhixhën. Komunikova me Erjon Alibej edhe i thashë që do ndërroj objektiv nuk do ti bëj atentat Dine Çamit por do organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës për të marrë hakun e shokun tim. I thash Erjonit do t’i jap çunave 60.000 Euro, Enverit dhe Besmirit. Jemi takuar në 16 Shtator me Enverin dhe Besmirin në fshatin Pajovë dhe kemi qëndruar gjithë natën në një arë në Pajovë duke pritur orën 04:00 të mëngjesit pasi Bujar Çela në këtë orë çohej për të shkuar tek autobuzat që vinin nga Greqia dhe pinte kafe aty.

Në orën 4:00 kemi shkuar tek shtëpia e Bujar Çelës por na diktuan. Unë së bashku me çunat i shkova para shtëpisë dhe po prisja që të hapej dera e banesës për të dalë jashtë Bujari. Duke qëndruar në pritje vjen pas meje një shtetas të cilin nuk e njihja dhe e pyes kush je ti ? Më tha që jam i shtëpisë këtu. Unë isha veshur me një jelek antiplum dhe i them personit jam i Policisë. I thash çunave, o komandant hajde se na pikasën dhe u larguam. Unë isha me mjetin Mercedes E Class i vitit 2012 i cili ishte e vjedhur…. Pasi ikëm direkt tek kthesa e Cërrikut që të largoheshim nga lagja e Bujarit. U ktheva edhe njëherë bashkë me Besin dhe Enverin tek lokali ku unë e dija që ai e pinte kafen në mëngjes. Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari më kishte informuar Eljo Bitri.

Eljon e kisha si informator por në këtë ngjarje nuk e dinte që do vritej atë ditë Bujari… Kur jam kthyer nga kthesa e Cërrikut për te lokali që do kryenim ngjarjen, kam ndaluar tek një karburant dhe kam hedhur naftë. Më pas shkova drejt vendngjarjes. Nuk e mbaj mend nëse isha unë para apo makina tjetër. Rrugës afër lokalit pashë që doli nga makina Bujar Çela në atë moment bëra rreth rrotullimin dhe e ndalova makinën pak më përpara lokalit. Enveri me Besin ishin me makinën Renault përballë lokalit ku po prisnin që të afrohesha unë. Kur ata më panë që unë zbrita nga makina, Enveri doli nga makina ku po qëndronte dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar. Personat që ishin në tavolinë me Bujarin u çuan dhe u larguan, në atë moment Enveri e goditi me armën Scorpions 7.65 diku tek 20 herë. Unë shkova për ta qëlluar por pistoleta me ngeci.

Ishte pistoleta që me kishte falur Talo Çela. Bujari nuk kishte vdekur akoma por unë e doja të vdekur. Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash hajde më sill armën. Më tha ça të bëj, i thash ta godiste në kokë. Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm nuk e mbaj mend armën. Jemi larguar direkt pastaj secili me makinë të vetë në drejtim të Peqinit ku unë ika shumë para dhe prita sa të vinin çunat me Renault. Ja bëra me shenjë kur i pashë që të ktheheshin tek vendi ku do digjeshin makinat. Çunat e futën makinën dhe e dogjën dhe që të 2 erdhën te makina ime tip Benz. U larguam deri në Fushë Krujë me benzin….Armët i kemi hedhur në kanal. I kemi hedhur tek rruga dytësore në Plepa tek kanali. Mbas shinave ku është rotondo jemi kthyer djathtas dhe kemi hedhur armët. Nëse shkoj në vendin e ngjarjes mund ta identifikoj vendin. Lekët mi ka sjellë Erjoni nëpërmjet një personi në Vorë ku unë kam nxjerr Enverin dhe Besin të marrin lekët me sa mbaj mend. Erdhën lekët tek unë dhe ja ndava të dyve. Unë nuk mbajta asnjë lek. Të dyve i ranë nga 30.000 Euro për kokë. Unë pastaj u largova për në Kosovë. Arjanit i kam shkruar për këtë ngjarje.”

Kamerat e sigurisë ishin “kyçi”! Duke ndjekur rrugëtimin e autorëve kanë vënë re se para se të ndodhte vrasja, Dumani i kishte hedhur karburant mjetit të tij, 50 euro. Hetuesit kanë shkuar pikërisht në këtë karburant dhe morën monedhën me nr. serie SC8466369735, duke gjetur një gjurmë gishti. Bingo! Ishte formuar nga gishti i madh i dorës së majtë së Nuredin Dumanit.

Previous Post

Grabitet gjatë natës biznesi në Sarandë, autorët vjedhin kasafortën dhe një shumë parash

Next Post

Arben Kraja i del kundër Ramës: Askush nuk mund t’u thotë prokurorëve çfarë të hetojnë

Next Post
Arben Kraja i del kundër Ramës: Askush nuk mund t’u thotë prokurorëve çfarë të hetojnë

Arben Kraja i del kundër Ramës: Askush nuk mund t’u thotë prokurorëve çfarë të hetojnë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

June 6, 2025
Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

June 6, 2025
Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja!

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja!

June 6, 2025
VIDEO/ Qindra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit, pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

VIDEO/ Qindra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit, pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

June 6, 2025
Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë
AKTUALITET

Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

by Editor
June 6, 2025
0

Seanca e djeshme stërvitore e Kombëtares shqiptare ka sjellë një lajm shumë të mirë për kuqezinjtë. Pas mungesës në ditët...

Read moreDetails
Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

June 6, 2025
Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja!

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja!

June 6, 2025
VIDEO/ Qindra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit, pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

VIDEO/ Qindra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit, pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

June 6, 2025
VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, sapo ishte furnizuar me karburant, plagosen 3 persona

VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, sapo ishte furnizuar me karburant, plagosen 3 persona

June 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

June 6, 2025
Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

June 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al