Monday, February 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Monopoli i internetit në pallate, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim ndaj ndërmarrjeve të administrimit

Editor by Editor
January 10, 2024
in AKTUALITET, Ekonomi, Lajmi Fundit, Vendi
0
Monopoli i internetit në pallate, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim ndaj ndërmarrjeve të administrimit
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj ndërmarrjeve të administrimit në rezidencat e banimit të qarkut të Tiranës, në tregun e aksesit të shërbimit të internetit.

Procedura ka nisur mbështetur në disa ankesa të depozituara pranë Autoritetit të Konkurrencës, mbi problematikat në zgjedhjen e ofrimit të shërbimit të internetit pranë komplekseve të pallateve në kryeqytet.

Nga vlerësimi i informacionit të grumbulluar gjatë monitorimeve të kryera nga inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës pranë komplekseve të pallateve në Tiranë, rezultoi se, në një rast, pavarësisht deklaratës së ndërmarrjes së administrimit se banorët dhe bizneset janë të lirë të zgjedhin ofrues interneti sipas dëshirës së tyre, biznese pranë këtij kompleksi dëshmuan që prej tre vitesh janë të lidhur me një ofrues të vetëm interneti dhe nuk mund ta ndryshojnë atë. Sipas tyre, në këtë kompleks interneti ofrohet vetëm nga një ofrues.

Ndërsa në një rast tjetër, sipas ndërmarrjes së administrimit, për shkak të infrastrukturës së ndërtuesit kishte mundësi vetëm për një ofrues internet që të operonte në hapësirën e kompleksit, duke e bërë kështu të pamundur zgjedhjen e një ofruesi tjetër për këtë shërbim.

Mbështetur në faktet e mësipërme, Komisioni i Konkurrencës ka vlerësuar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se në tregun e aksesit të shërbimit të internetit në rezidencat e banimit të qarkut të Tiranës, ka problematika dhe mund të ketë elementë të abuzimit me pozitën dominuese nga ndërmarrjet e administrimit në rezidencat e banimit të qarkut të Tiranë. Një situatë e tillë mund të jetë shenjë e kufizimit, shtrembërimit apo pengimit të konkurrencës në kuptim të nenit 9, të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga data 1 janar 2020 deri në 13 tetor 2023.

Monopolet e ofrimit të shërbimit të internetit me linja fikse nuk janë të rralla në godinat e banimit në Tiranë. Shpeshherë, vetë firmat ndërtuese ose kompanitë e administrimit japin të drejtën e vendosjes së infrastrukturës së lidhjes për një ofrues të vetëm shërbimi, duke penguar kompanitë e tjera. Një praktikë e tillë iu heq banorëve e pallateve mundësinë e zgjedhjes dhe i detyron t’i marrin shërbimet e komunikimit fiks, si internet, IPTV apo telefoni nga një ofrues i vetëm shërbimi.

Ndërmarrjet e administrimit e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në zbatim të ligjit të vitit 2009 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”. Referuar nenit 19, të këtij ligji, Kryesia, në emër dhe për llogari të asamblesë, mund të lidhë kontratë për administrimin e bashkëpronësisë me një shoqëri administrimi ose një administrator, person fizik, i cili mund të jetë njëri prej bashkëpronarëve ose një person i jashtëm. Çdo person, fizik apo juridik, privat, që ka për objekt veprimtarie administrimin e ndërtesave, regjistrohet në librin e administruesve, pranë bashkisë, komunës, në juridiksionin e së cilës do ta ushtrojë këtë veprimtari. /Monitor

Previous Post

Ledioni i zuri vendin, reagon Arbana Osmani: Nuk iki kaq kollaj jo

Next Post

“Fundjava më e ftohtë e janarit në Shqipëri”, paralajmërimi i ekspertes së IGJEO-s: Do jetë kthjellët, por temperaturat shkojnë “në minus”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Dosja Epstein publikohet, Trump reagon për herë të parë: Dokumentet e reja më lini të pafajshëm.

Analiza nga DW: A është Trumpi më i njohur sesa sugjerojnë rezultatet e sondazheve?

February 2, 2026
Momente të paharrueshme nga tapeti i kuq i Grammy Awards 2026

Momente të paharrueshme nga tapeti i kuq i Grammy Awards 2026

February 2, 2026
Detaje rreth plagosjes në Lezhë, dyshohet se ka qenë i prekur një nga nipat e familjes Nikulaj.

Detaje rreth plagosjes në Lezhë, dyshohet se ka qenë i prekur një nga nipat e familjes Nikulaj.

February 2, 2026
"Golden" nga grupet e K-Pop bëhet kënga e parë e këtij zhaneri që merr një çmim Grammy.

“Golden” nga grupet e K-Pop bëhet kënga e parë e këtij zhaneri që merr një çmim Grammy.

February 2, 2026
Dosja Epstein publikohet, Trump reagon për herë të parë: Dokumentet e reja më lini të pafajshëm.
Lajmi Fundit

Analiza nga DW: A është Trumpi më i njohur sesa sugjerojnë rezultatet e sondazheve?

by timoni.al
February 2, 2026
0

Në vitin e tij të parë në detyrë, Donald Trump përballi sfida dhe kritika të shumta, të cilat pasqyrohen në...

Read moreDetails
Momente të paharrueshme nga tapeti i kuq i Grammy Awards 2026

Momente të paharrueshme nga tapeti i kuq i Grammy Awards 2026

February 2, 2026
Detaje rreth plagosjes në Lezhë, dyshohet se ka qenë i prekur një nga nipat e familjes Nikulaj.

Detaje rreth plagosjes në Lezhë, dyshohet se ka qenë i prekur një nga nipat e familjes Nikulaj.

February 2, 2026
"Golden" nga grupet e K-Pop bëhet kënga e parë e këtij zhaneri që merr një çmim Grammy.

“Golden” nga grupet e K-Pop bëhet kënga e parë e këtij zhaneri që merr një çmim Grammy.

February 2, 2026
Mitor Çela sjell historinë prekëse të Kujtim Spahivoglit: Karrierë suksesesh në teatër, internim në Fier dhe ndarje nga bashkëshortja. Vdekja e tij e vetmuar në Bërzhitë në moshën 55 vjeçare.

Mitro Çela zbardh tragjedinë e Kujtim Spahivoglit: Njohur në teatër, u internua në Fier dhe u ndanë nga bashkëshortja. Si përfundoi i vetmuar në Bërzhitë në moshën 55 vjeçare.

February 1, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dosja Epstein publikohet, Trump reagon për herë të parë: Dokumentet e reja më lini të pafajshëm.

Analiza nga DW: A është Trumpi më i njohur sesa sugjerojnë rezultatet e sondazheve?

February 2, 2026
Momente të paharrueshme nga tapeti i kuq i Grammy Awards 2026

Momente të paharrueshme nga tapeti i kuq i Grammy Awards 2026

February 2, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al