Saturday, April 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Monopatinat/ “Trendi” me i rrezikshëm që po shërben si burim aksidentesh në Shqipëri

Editor by Editor
October 18, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Monopatinat/ “Trendi” me i rrezikshëm që po shërben si burim aksidentesh në Shqipëri
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për të shmangur trafikun, por edhe çmimi i lartë i karburantit, ka bërë që shumë qytetarë të lëvizin me monopatina elektronike, duke e kthyer në trendin më te ri të transportit në vendin tonë.

Por shumica e përdoruesve të tyre janë të mitur apo persona që nuk kanë leje drejtimi, pra persona që nuk e njohin kodin rrugor dhe sinjalistikën, duke u bërë shkak për aksidente.

Jane te shumta rastet kur drejtuesit e monopatinave kalojnë me semafor të kuq, ecin me shpejtësi në trotuare, bulevarde, kundravajtje, u presin rrugën drejtuesve të automjeteve që kanë përparësi me semafor jeshil, nuk ecin në korsitë e biçikletave e motoçikletave.

Por këta përdorues rruge nuk janë kthyer në problem vetëm për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, por edhe për policinë rrugore.

Kodi Rrugor nuk e parashikon ndëshkimin e shkeljeve që vijnë nga këto mjete elektrike, e për pasojë për policinë rrugore nuk ka bazë ligjore për të vendosur masa administrative apo penale dhe mjaftohet vetëm me këshillime.

Aktualisht nuk është e përcaktuar nese mund t’i përdorin të gjitha moshat, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që janë edhe për mjetet e tjera.

Pra, edhe një minoren i pa pajisur me leje drejtimi të asnjë lloj mjeti, mund të shëtisë rrugëve me monopatina, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që nuk i njeh.

Po të shohësh edhe statistikat e aksidenteve rrugore ato nga viti 2023 e deri më tani janë rritur me 90% në kategorinë e monopatinave, të cilët nuk kanë asnjë masë sigurie. Janë pa skafandra, veshje fosforishente etj.

Megjithëse janë bërë masive në përdorim monopatinat por edhe motorë elektronik drejtoria e përgjithshme e shërbimit të transportit rrugor nuk ka bërë ende një klasifikim për t’i quajtur këto mjete elektronike motorike apo mjete çikliste.

Sot një nga mjetet më të përdorura, por ku dhe kur u shpik skuteri i parë elektrik

Skuterët elektrikë që janë shtuar në numër anembanë botës për shkak se janë tepër praktikë, u shpikën më shumë se 100 vjet më parë, në vitin 1916.

E para u projektua në 1913 dhe doli në treg tre vjet më vonë nga shpikësi amerikan Arthur Hugo Cecil Gibson. Kompania Autoped e Long Island City, Nju Jork, prodhoi skuterin e parë të motorizuar për të rritur nga viti 1915 deri në 1922, i cili u tregtua me të njëjtin emër të kompanisë, Autoped.

Natyrisht, kohët ishin të ndryshme nga sot për një motor elektrik në një skuter që do të vinte më shumë se një shekull më vonë: Autoped fuqizohej me gaz nga një motor 155cc, i ftohur me ajër, me katër goditje në timonin e përparmë. Dorëzimi i karburantit dhe shpejtësia u rregullua me një levë në timon.

Ky skuter kishte një distancë prej 53 km me një litër dhe arrinte një shpejtësi prej 56 km/ orë. Edhe pse reklamohej si një mjet transporti për të gjitha buxhetet, në realitet Autoped kushtonte rreth 100 dollarë, që midis viteve 1910 dhe 1920 përfaqësonte një shumë të konsiderueshme. Gjithashtu, edhe pse mund të palosej për të qenë më i lehtë i transportueshëm, një nga mangësitë kryesore ishte pesha e tij, 45 kg. Gjë që, natyrisht, nuk e bëri aq të lehtë për t’u përdorur sa mikro-automjetet e sotme me dy rrota.

Masat e marra në Europë

Qeveria franceze vendosi që moshën e përdorimit të skuterit elektrik të rrisë nga 12 në 14 vjeç.

Mbi 2 milionë francezë posedojnë skuterë elektrikë, ndërsa tërhiqet vëmendja në rritjen e aksidentëve me rritjen e numrit të këtij mjeti.

Gjoba në rast se dy persona hipin në këto mjete do të rritet në 135 euro, duke shtuar se nga çdo 5 aksidentë në Paris një ndodh për shkak se 2 persona hipin në skuterë elektrikë.

Por Parisi u bë kryeqyteti i parë europian që ndalon plotësisht këtë shërbim.

Në votimin konsultativ të organizuar nga bashkia e qytetit në prill, pothuajse 90% e votuesve që shkuan në qendrat e votimit – që përfaqësojnë 7% të të regjistruarve për shkak të abstenimit të fortë votuan pro ndalimit.

Londra ka ndaluar monopatinat private nga rrugët publike prej ‘zjarrit të baterive’ . Masa i aplikohet monopatinave elektrike të zotëruara privatisht edhe kur janë të palosur ose duke u mbajtur në dorë, dhe dënohet me gjoba të rënda.

Transporti i Londrës dhe shërbimet zjarrfikëse thanë se incidentet si zjarri i shkaktuar nga bateritë litium-ion të këtyre mjeteve mund të dëmtojë jetën dhe ambjentet e ndryshme, dhe gjithashtu prej tymit toksik që lëshojnë në hapësira të mbyllura.

Masa nuk përfshin mjetet elektrike të invalidëve për të cilat aurtoritetet thanë se kanë standarde më të mira prodhimi dhe më pak rrezik zjarri.
Ata shtuan se gjoba e parashikuar arrin deri në 1,000 paundë.

Edhe autoritetet ligjvënëse italiane deklarojnë se janë duke punuar për të hartuar disa ndryshime që do t’i bëhen Kodit Rrugor italian, me qëllim bërjen të detyueshme mbajtjen e helmetës gjatë drejtimit të monopativave, prerjen e siguracionit. dhe njëkohësisht targimin e tyre, me qëllim që identifikohen kur kryejnë shkelje rrugore.

Ky akt po ndërmerret për të kufizuar vdekjet në rrugë nga përdorimi i monopatinave, të cilat, për vitin 2022, ishin plot 3120.

Me trendin më të ri, por gjithashtu të rrezikshëm në vend duket se ka lindur nevoja reale e një përshtatjeje e Kodit Rrugor në lidhje me klasifikimin, rregullat e lëvizjes, shkeljet apo edhe ndëshkimet përkatëse për personat të cilët qarkullojnë me këto mjete transporti./Alfapress

Previous Post

Greqia përjashton ekipin shqiptar të futbollit “Çamëria” për shkak të emrit

Next Post

Emrat/ Kapen me 82 kg marijuanë në një taksi në Igumenicë, arrestohet shqiptari dhe greku

Next Post
Emrat/ Kapen me 82 kg marijuanë në një taksi në Igumenicë, arrestohet shqiptari dhe greku

Emrat/ Kapen me 82 kg marijuanë në një taksi në Igumenicë, arrestohet shqiptari dhe greku

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rexhep Qosja, figurë kombëtare; Pëllumb Xhufi, akademik që ndikoi nga protestat e ’81 deri te vendimet në Rambuje

Rexhep Qosja, figurë kombëtare; Pëllumb Xhufi, akademik që ndikoi nga protestat e ’81 deri te vendimet në Rambuje

April 25, 2026
Autoshkollat drejt falimentimit, çmimet për marrjen e patentës nuk kanë ndryshuar në 15 vite

Autoshkollat drejt falimentimit, çmimet për marrjen e patentës nuk kanë ndryshuar në 15 vite

April 25, 2026
Fermerët përballen me kosto në rritje: shtrenjtohen punimet, plehrat dhe nafta, rrezikohet prodhimi bujqësor

Fermerët përballen me kosto në rritje: shtrenjtohen punimet, plehrat dhe nafta, rrezikohet prodhimi bujqësor

April 25, 2026
Pastrohen plazhet para sezonit turistik: Aksion në Vlorë dhe Fier me nxënës, banorë dhe ushtrinë

AKTUALITET

Rexhep Qosja, figurë kombëtare; Pëllumb Xhufi, akademik që ndikoi nga protestat e ’81 deri te vendimet në Rambuje

by timoni.al
April 25, 2026
0

Historiani Pëllumb Xhufi e paraqet Rexhep Qosjen si një zë të fuqishëm të mendimit kritik dhe si mbrojtës palodhur të...

Read moreDetails
Autoshkollat drejt falimentimit, çmimet për marrjen e patentës nuk kanë ndryshuar në 15 vite

Autoshkollat drejt falimentimit, çmimet për marrjen e patentës nuk kanë ndryshuar në 15 vite

April 25, 2026
Fermerët përballen me kosto në rritje: shtrenjtohen punimet, plehrat dhe nafta, rrezikohet prodhimi bujqësor

Fermerët përballen me kosto në rritje: shtrenjtohen punimet, plehrat dhe nafta, rrezikohet prodhimi bujqësor

April 25, 2026
Pastrohen plazhet para sezonit turistik: Aksion në Vlorë dhe Fier me nxënës, banorë dhe ushtrinë

Pastrohen plazhet para sezonit turistik: Aksion në Vlorë dhe Fier me nxënës, banorë dhe ushtrinë

April 25, 2026
Ministri Hoxha: Mesazh për shqiptarët në MV; Berisha: Çfarë gangsteri në politikën e jashtme, të japë dorëheqjen

Ministri Hoxha: Mesazh për shqiptarët në MV; Berisha: Çfarë gangsteri në politikën e jashtme, të japë dorëheqjen

April 25, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rexhep Qosja, figurë kombëtare; Pëllumb Xhufi, akademik që ndikoi nga protestat e ’81 deri te vendimet në Rambuje

Rexhep Qosja, figurë kombëtare; Pëllumb Xhufi, akademik që ndikoi nga protestat e ’81 deri te vendimet në Rambuje

April 25, 2026
Autoshkollat drejt falimentimit, çmimet për marrjen e patentës nuk kanë ndryshuar në 15 vite

Autoshkollat drejt falimentimit, çmimet për marrjen e patentës nuk kanë ndryshuar në 15 vite

April 25, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al