Thursday, June 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Momenti kur Rama zbret nga charteri 36 mijë euro fluturimi për në samitin e NATO-s, mister kush ia pagoi

Editor by Editor
June 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Momenti kur Rama zbret nga charteri 36 mijë euro fluturimi për në samitin e NATO-s, mister kush ia pagoi
0
SHARES
50
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Ky është momenti kur Kryeministri Edi Rama zbret në aeroportin e Schiphol-it në Hagë, në një nga udhëtimet më të diskutueshme të kohëve të fundit. Videoja ekskluzive e siguruar nga Dosja.al tregon kryeministrin shqiptar teksa del nga një avion privat i tipit Gulfstream Aerospace G-IVSP, me regjistrimin “TC-EMR”.

Ky udhëtim u krye pak ditë më parë me rastin e samitit të liderëve të NATO-s, ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ajo që ngre pikëpyetje nuk është pjesëmarrja në samit, por mjeti dhe kostoja e udhëtimit: 34,965 euro për një drejtim të vetëm me çarter privat.

Ekskluzive/ Momenti kur Rama zbret nga charteri 36 mijë euro fluturimi

Nga kërkimet e Dosja.al, një fluturim me këtë tip avioni, një ndër më luksozët në qarkullim, kushton minimalisht 35 mijë euro, edhe kur rezervohet një muaj më parë. Brenda avionit lejohen cigaret, kafshët shtëpiake, ka kuzhinë të plotë, tualet privat dhe një asistent personal gjatë gjithë fluturimit. Ushqimi ofrohet në nivel gourmet, përfshirë sushi dhe specialitete të tjera.

Ekskluzive/ Momenti kur Rama zbret nga charteri 36 mijë euro fluturimi

Dosja.al iu drejtua zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë për të mësuar se kush e ka paguar çarterin dhe mbi çfarë baze financiare është realizuar fluturimi, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pasur asnjë përgjigje. Kryeministri vetë, në raste të mëparshme kur është pyetur për çarterët që përdor, ka dhënë deklarata kontradiktore.

Ekskluzive/ Momenti kur Rama zbret nga charteri 36 mijë euro fluturimi

Pasi u publikuan të dhëna nga hakerat iranianë mbi fluturimet me çarter të Ramës me avionin Airbus A319-100, ku pretendohej se kostoja ishte 15 mijë euro në orë, Kryeministri tha:

“Te taksia ime, këta mund të thonë miliona e miliarda, taksia që fluturon, por në fund janë shifrat, se kanë fatura të paguara. Unë si Kryeministër i kushtoj taksapaguesve shqiptarë po të krahasojmë vit me vit, pra 2021 me 2010, i kushtoj taksapaguesve 4 herë më pak kosto udhëtimi. Për mua është 650 mijë të vjetra (65 mijë lekë të reja).”

Në atë kohë Rama deklaronte se kishte një marrëveshje promocionale me “Air Albania” dhe udhëtimet ishin pjesë e reklamës për kompaninë.

Kur Dosja.al publikoi kontratën e rezervimit të njërit prej çarterëve por jo marrëveshjen promocionale që ai përmendte, Rama reagoi me një postim në Twitter:

“I Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?!

Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?! Lëre pastaj kur thonë me çarter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën!

Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale! Po ku është hilja thonë, se s’ka mundësi?! Ka si s’ka!

Hilja është ashiqare fare te përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.”

Ekskluzive/ Momenti kur Rama zbret nga charteri 36 mijë euro fluturimi

Postimi

Në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2025, Rama shmangu totalisht kostot, por u përpoq të justifikonte fluturimet me “rëndësinë e punës shtetërore”:

“Udhëtimet, po të betohem nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë dhe t’i minimizoja, do t’i minimizoja me qejfin më të madh, se janë udhëtime pune, nuk janë udhëtime qejfi. Më vjen zor dhe habitem, çfarë fluturimi luksi? Të gjitha fluturimet e mia private, me familjen, edhe sot që flasim, edhe gjatë gjithë kohës, i bëj vetëm në economics si të gjithë të tjerët, të gjitha.

Fluturimet e punës, me avionin që pata mundësi të kem, janë fluturime pune, janë shkurtim kohe, shkurtim shpenzimesh. Me marrëveshjen që kemi për atë avion, nuk shpenzojmë asnjë lekë më shumë për shtetin, sesa çfarë është shpenzuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat.”

E vërteta është se ky udhëtim nuk është kryer me “Air Albania” dhe as nuk ka lidhje me marrëveshje promocionale. Avioni është me regjistrim turk dhe nuk rezulton të jetë në pronësi apo bashkëpunim me linjën shqiptare.

Madje, Air Albania, që Rama e ka promovuar vazhdimisht si një arritje personale, sipas Arben Ahmetajt ka falimentuar.

“Ky Air Albanian e ka falimentuar. Kreu i organizatës e ka falimentuar. Më vjen keq për pronarët, në respekt të qytetarëve, kam këtu bilancin e Turkish. Që nga 31 dhjetori 2019, humbja e Air Albania është 20 milionë euro. Rama ka thënë se unë jam imazhi i Air Albania.

Tani imagjino Michael Jordan që është imazhi i NIKE që të humbë dhe ta mbajë si imazh. Qytetarët kanë paguar për çarterin e Ramës përmes taksave.

Jemi duke folur për devijim të parave. Një fluturim deri në Romë nga Tirana është 14 mijë euro. Le t’i numërojnë të gjitha udhëtimet. Le të shohin sa faturohet Qeveria për një udhëtim në minimum, pastaj le të shohin se çfarë ka ndodhur me taksat në Air Albania. Le të shohin detyrimet aeroportuale.”-tha Ahmetaj.

Ky nuk është një udhëtim pune. Është një shëtitje 35 mijë euroshe me sushi, puro dhe asistencë personale në 11 mijë metra lartësi. Dhe për çdo qytetar që nuk e kupton, mos u shqetësoni, Rama do të thotë se kushton vetëm 65 mijë lekë të reja. Mbase e ngatërron me pagën minimale.

Ndaj pyetja e vetme që mbetet është: Kush e paguan çarterin e Ramës? Ju, ai vetë… apo ndoshta “reklama për Shqipërinë”?

Sepse në fund të ditës, kur udhëton si sheik por qeveris si asket, ose je mjeshtër propagande… ose thjesht e di që s’të kërkon askush llogari./Dosja.al

gulfstream aerospace g-ivsp tc-emredi rama nato aeroporti schiphol

Galeria fotografike (

1 / 6

)

Previous Post

“Plumbi i artë”/ Përplasje verbale në GJKKO, avokatët kërkojnë procescverbale të deklarimeve të Erion Alibejt

Next Post

EMRAT/ Zgjedhja e kreut të ri të BKH, 7 kandidatë kualifikohen për fazën e dytë

Next Post
“Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së, skualifkohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë

EMRAT/ Zgjedhja e kreut të ri të BKH, 7 kandidatë kualifikohen për fazën e dytë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Përkeqësohet shëndeti i punonjësit të policisë në Mat

Përkeqësohet shëndeti i punonjësit të policisë në Mat

June 26, 2025
Rama për The Guardian: Do ta kaloj stafetën, kur Shqipëria të jetë në BE!

Rama për The Guardian: Do ta kaloj stafetën, kur Shqipëria të jetë në BE!

June 26, 2025
ME AUDIO DHE VIDEO/ Kush janë 6 rrëfimet e Alibejt që SPAK refuzon t’i lëshojë në gjyqin e “Plumbit të Artë”

ME AUDIO DHE VIDEO/ Kush janë 6 rrëfimet e Alibejt që SPAK refuzon t’i lëshojë në gjyqin e “Plumbit të Artë”

June 26, 2025
“Është aty për arsye politike!” GJKKO la Metën në qeli, avokati i tij: Kartat e kreditit janë përdorur nga Kryemadhi, SPAK u përqendrua te lobimi

AKTUALITET

Përkeqësohet shëndeti i punonjësit të policisë në Mat

by Editor
June 26, 2025
0

MAT- Këtë të enjte, që në orët e para të mëngjesit u bë e ditur se një grup inspektimi i Policisë...

Read moreDetails
Rama për The Guardian: Do ta kaloj stafetën, kur Shqipëria të jetë në BE!

Rama për The Guardian: Do ta kaloj stafetën, kur Shqipëria të jetë në BE!

June 26, 2025
ME AUDIO DHE VIDEO/ Kush janë 6 rrëfimet e Alibejt që SPAK refuzon t’i lëshojë në gjyqin e “Plumbit të Artë”

ME AUDIO DHE VIDEO/ Kush janë 6 rrëfimet e Alibejt që SPAK refuzon t’i lëshojë në gjyqin e “Plumbit të Artë”

June 26, 2025
“Është aty për arsye politike!” GJKKO la Metën në qeli, avokati i tij: Kartat e kreditit janë përdorur nga Kryemadhi, SPAK u përqendrua te lobimi

“Është aty për arsye politike!” GJKKO la Metën në qeli, avokati i tij: Kartat e kreditit janë përdorur nga Kryemadhi, SPAK u përqendrua te lobimi

June 26, 2025
“Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së, skualifkohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë

EMRAT/ Zgjedhja e kreut të ri të BKH, 7 kandidatë kualifikohen për fazën e dytë

June 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përkeqësohet shëndeti i punonjësit të policisë në Mat

Përkeqësohet shëndeti i punonjësit të policisë në Mat

June 26, 2025
Rama për The Guardian: Do ta kaloj stafetën, kur Shqipëria të jetë në BE!

Rama për The Guardian: Do ta kaloj stafetën, kur Shqipëria të jetë në BE!

June 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al