Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mish Brazili me logo Kosove?/ “Zico” e Trifon Muratajt dhe “EHW” e Luan Lekës, importuesit kryesor nga “Apetit”

Editor by Editor
July 17, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Mish Brazili me logo Kosove?/ “Zico” e Trifon Muratajt dhe “EHW” e Luan Lekës, importuesit kryesor nga “Apetit”
0
SHARES
36
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama i ka shpallur “luftë qeveritare” prodhimeve të bulmetit pa faturë, në atë që ai e quan si beteja për sigurimin e cilësisë ushqimore në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Operacioni i shpallur prej kreut të qeverisë kundër fshatarëve që shesin bidona qumështi për të siguruar të ardhura minimale, ngjan si një pikë uji përballë neglizhencës së institucioneve qeveritare me sasitë gjigante të prodhimeve ushqimore që mbërrijnë në vendin tonë nga origjina të dyshimta.

Prej më shumë se një viti, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nën drejtimin e Gent Gazhelit, nuk është një gjendje të japë një përgjigje zyrtare për konsumatorët dhe qytetarët shqiptarë nëse mishi i importuar nga kompania “Apetit” në Kosovë është vërtetë nga shteti fqinj apo, siç ekzistojnë dyshime të forta, se vjen nga Brazili.

Në Prill të vitit 2024, emisioni investigativ “Stop” solli pamje dhe dëshmi, të cilat tregonin se kompania “Apetit”, me seli në Obiliq, në autostradën Prishtinë-Mitrovicë, importonte mish të ngrirë nga Brazili, i ndryshonte etiketën dhe e shpërndante tek kompani të ndryshme, përfshirë edhe ato në Shqipëri, si “mish i freskët Kosove”.

Në foto: Selia e shoqërisë “Apetit Group” në Kosovë

“Boldnews.al” ka arritur të sigurojë një listë të kompanive shqiptare, të cilat kanë importuar mish nga “Apetit Group” për vitin 2023.

Sasia e importuar në atë vit me “mish Kosove” nga “Apetit Group” në Shqipëri arrinte në një total prej rreth 600 ton (saktësisht 598.706 kg).

Kompania shqiptare që ka importuar më shumë mish nga “Apetit Kosova” është “Zico”, sha., e njohur ndryshe edhe si “Bana King”. Përgjatë vitit 2023, “Zico” e Trifon Murataj ka importuar rreth 103.600 kg “mish Kosove”.

Në foto: Pronari i “Zico sha” (Bana King), Trifon Murataj

Kompania “Zico” dhe “Apetit” kanë disa koincidenca interesante. Në vitin 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri (AKU), njoftoi se kishte bllokuar në Portin e Durrësit një ngarkesë prej 371 ton mish, të cilat i konsideroi “të pasigurta”.

Nga kjo sasi, “dy ngarkesa me sasi totale 52.257 ton “Mish Viçi” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “Apetit shpk”, në rregjim tranzit në territorin e Shqipërisë me destinacion final Kosovën, rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të mallit”, thuhej në njoftimin e AKU-së në atë kohë.

Ndërkohë, “katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton “Mish derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “ZICO sh.a.” është finalizuar praktika dhe ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës”.

Në foto: Kokaina e paketuar në ngarkesën me mish, të porositur nga “Apetit Group” (foto e shpërndarë nga Policia e Shtetit)

Më tej, “Zico” (Bana King) dhe “Apetit” duket se lidhen në një tjetër ngjarje të kronikës të zezë.

Në 15 Qershor 2022, Policia e Durrësit dhe Dogana e Portit, zbuluan një ngarkesë prej 45 kilogramë lëndë narktotike, e cila ishte paketuar në një ngarkesë mishi që vinte nga Brazili, për llogari të kompanisë me seli në Kosovë, “Apetit Group”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë agjenti doganor, Egert Vargu dhe administrator i “Apetit Group Dooel Skopie’’, Arben Ferizi. Media kosovare raportoi në atë kohë se Ferizi është djali i një prej aksionerëve kryesorë të “Apetit Group”, Remzi Ferizi.

Për një koincidencë thuajse perfekte, subjekti shqiptar që ka importuar më shumë mish viçi nga “Apetit Group” është “Zico” sha, kompani që importon fruta ekzotike nga Amerika Latine dhe që në kontenierët e së cilës janë zbuluar ngarkesa kokaine në disa episode, gjatë periudhës 2022-2024.

Kompania e dytë shqiptare që ka importuar më shumë mish me logo “Kosove” nga “Apetit Group” për vitin 2023 është subjekti shqiptar, “E.H.W”.

Në foto: Selia e kompanisë “E.H.W” në Tiranë

Kompania në pronësi të Luan Leka dhe Melina Leka rezulton se ka importuar nga “Apetit” 87.461 kg mish “Kosove” për vitin 2023.

Shoqëria “E.H.W” është në treg prej vitit 1992 dhe ajo përfshin një pjesë të rëndësishme të tregut të prodhimeve blegtorale dhe të mishit në vendin tonë.

Kompania “E.H.W” e Luan Lekës ka si objekt kryesor prodhimin e sallamit, një nënprodukt i mishit. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), thuhet se “E.H.W” është e fokusuar në“ndërtimin e linjave industriale për përpunimin e mishit dhe prodhimin e sallamit etj.”.

Më tej, lista e kompanive shqiptare që kanë importuar mish “Kosove” nga shoqëria “Apetit Group” vijon me: “Ilir Gjoni-Person Fizik”, 85.337 kg; “           Gjovalin Kolndrekaj – Person Fizik”, 76.772 kg; “Fix Pro”, 68.880 kg; “Univers Frigo”, 58.350 kg; “Ardit Kovaçi-Person Fizik”, 42.433 kg; “Bababi MG”, 37.878 kg; “Tona Alb”, 29.167 kg; “Arben Jana-Person Fizik”, 5.628 kg; dhe “Çunat Tonë” shpk, 3.000 kg./Boldnews.al

Previous Post

Shkak mungesa e avokatit të Nuredin Dumanit/ Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë” për në 2 shtator

Next Post

VIDEO/ O’Neil në Kongresin amerikan: Alex Soros ka më shumë pushtet se ç’do të kishte nëse do kishte çdo post në vend!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

December 14, 2025
“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

December 14, 2025
Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

December 14, 2025
Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

Lajmi Fundit

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

by timoni.al
December 14, 2025
0

Jordan Henderson, mesfushori anglez me përvojë, hapi serinë e golave në ndeshjen kundër Leeds, duke nderuar kujtimin e mikut të...

Read moreDetails
“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

December 14, 2025
Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

December 14, 2025
Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

December 14, 2025
Detajet e sulmit terrorist në Australi dalin në dritë/ Autorët e krimit ishin baba dhe bir, në vendin e incidentit u gjet një flamur i ISIS.

Detajet e sulmit terrorist në Australi dalin në dritë/ Autorët e krimit ishin baba dhe bir, në vendin e incidentit u gjet një flamur i ISIS.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

Jordan Henderson realizon golin e parë në Premier League pas katër vitesh, duke ia dedikuar atë të ndjerit Diogo Jota.

December 14, 2025
“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al