Tuesday, November 4, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ministri i Mjedisit në Kosovë jep dorëheqjen, shkak zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit

Editor by Editor
August 27, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ministri i Mjedisit në Kosovë jep dorëheqjen, shkak zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak të, siç tha, zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës një ditë më parë.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, shkroi Aliu në Facebook.

Ai shpjegoi se dorëheqja e tij vjen pasi dje bashkëpartiaku i tij, Dimal Basha, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Aliu tregoi se e kishte njoftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vendimin e tij menjëherë pas zgjedhjes së Bashës të martën.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, tha Aliu.

Aliu – i cili është anëtar dhe ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje – nuk mori pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Qeverinë në detyrë për koment në lidhje me dorëheqjen e tij. Basha, i cili u zgjodh me 73 vota për, njihet për gjuhën e tij të vrazhdë kundrejt atyre që i konsideron kundërshtarë.

Në të paktën pesë postime gjatë gushtit, ai e ka përdorur fjalën “langarecët” për t’i kritikuar opozitën, sistemin e drejtësisë, por edhe mediat.

Kush është Dimal Basha?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës më 26 gusht.

Sipas biografisë së publikuar në ueb-faqen e kësaj partie, ai ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt.

Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në Nju Jork, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare”.

Basha, gjithashtu, ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri”, në Universitetin “The New School University”, po ashtu në Nju Jork.

Në politikë, ai ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate dhe tashmë është zgjedhur për herë të tretë./REL

Previous Post

Baba i Brexit premton të arrestojë dhe të dëbojë 600 mijë azilkërkues nga Britania e Madhe

Next Post

Shfrytëzoni ofertat ekskluzive të DigitAlb deri më 31 gusht!

Next Post
Shfrytëzoni ofertat ekskluzive të DigitAlb deri më 31 gusht!

Shfrytëzoni ofertat ekskluzive të DigitAlb deri më 31 gusht!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Real Madrid dhe Alexander Arnold nderojnë Diogo Jotën, një homazh për portugezin në Anfield.

Real Madrid dhe Alexander Arnold nderojnë Diogo Jotën, një homazh për portugezin në Anfield.

November 3, 2025
PD dhe PS bashkojnë forcat, Erion Veliaj largohet nga posti i kryebashkiakut.

Kushtetuesja jep verdiktin, Veliaj rikthehet në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

November 3, 2025
Hetimet e SPAK: Cili është subjekti tjetër pas dosjes së ‘Tunelit të Llogarasë’, zbulohet nga gazetarja Anila Hoxha në Top Story

Hetimet e SPAK: Cili është subjekti tjetër pas dosjes së ‘Tunelit të Llogarasë’, zbulohet nga gazetarja Anila Hoxha në Top Story

November 3, 2025
Raporti për Ballkanin, REL: Shqipëria në shkëlqim, ndërsa Kosova has vështirësi me konfliktet e brendshme

LAJME

Real Madrid dhe Alexander Arnold nderojnë Diogo Jotën, një homazh për portugezin në Anfield.

by timoni.al
November 3, 2025
0

Reali i Madridit udhëtoi drejt Liverpoolit për një ndeshje të Ligës së Kampioneve, por në këtë rast vizita kishte një...

Read moreDetails
PD dhe PS bashkojnë forcat, Erion Veliaj largohet nga posti i kryebashkiakut.

Kushtetuesja jep verdiktin, Veliaj rikthehet në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

November 3, 2025
Hetimet e SPAK: Cili është subjekti tjetër pas dosjes së ‘Tunelit të Llogarasë’, zbulohet nga gazetarja Anila Hoxha në Top Story

Hetimet e SPAK: Cili është subjekti tjetër pas dosjes së ‘Tunelit të Llogarasë’, zbulohet nga gazetarja Anila Hoxha në Top Story

November 3, 2025
Raporti për Ballkanin, REL: Shqipëria në shkëlqim, ndërsa Kosova has vështirësi me konfliktet e brendshme

Raporti për Ballkanin, REL: Shqipëria në shkëlqim, ndërsa Kosova has vështirësi me konfliktet e brendshme

November 3, 2025
Polici arrestohet pas vrasjes së një këmbësoreje në Gjirokastër

Aksident në rrugën Librazhd-Prrenjas, këmbësori humb jetën pasi përmbyset nga makina.

November 3, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Real Madrid dhe Alexander Arnold nderojnë Diogo Jotën, një homazh për portugezin në Anfield.

Real Madrid dhe Alexander Arnold nderojnë Diogo Jotën, një homazh për portugezin në Anfield.

November 3, 2025
PD dhe PS bashkojnë forcat, Erion Veliaj largohet nga posti i kryebashkiakut.

Kushtetuesja jep verdiktin, Veliaj rikthehet në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

November 3, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al