Thursday, March 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Mina me telekomandë, tritol, municion luftarak dhe radio policie’/ Arrestohen babë e bir në Shkodër

Editor by Editor
October 31, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit
0
‘Mina me telekomandë, tritol, municion luftarak dhe radio policie’/ Arrestohen babë e bir në Shkodër
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të hënë, Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me operacionin e forcave RENEA dhe FNSH të zhvilluar në lagjen Kiras në Shkodër.

Nga burimet për SYRI-n mësohet se si rezultat i kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Petrit Kubazi, 52 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi Gledis Kubazi, 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, djali tjetër, shtetasi G. K., 16 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve janë sekuestruar 3 mina me telekomandë, 8 kallëpe tritoli me peshë 1600 gramë, 2 gjerdanë me fishekë, radio si ato të policisë si dhe 2 aparate celularë.
Armet e sekuestruara do të dërgohen për tu ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Në bashkëpunimin me prokurorinë po vijonë puna për hetimin e minave të telekomanduara ët cilat dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale.
Njoftimi i policisë/ Shkodër

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues i Parë Hamdi Fjora, në konferencë për shtyp, për finalizimin e fazës së 8-të të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”. 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të  megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit nga pjesëtarë të grupeve kriminale, kanë vijuar hetimet e thelluara për këtë qëllim. 

Si rezultat i veprimeve të thelluara, bazuar dhe në inteligjencën informative për disa persona që janë anëtarë të grupeve kriminale, të cilët mund të fshiheshin në banesa dhe mbanin armë zjarri e municion luftarak me vete,  me mbështetjen e Forcave Speciale RENEA dhe FNSH  Tiranë, në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, mëngjesin e sotëm u finalizua faza e 8-të e megaoperacionit policor të koduar “Qarku”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer 8 kontrolle banesash, në  disa lagje të qytetit të Shkodrës.

Si rezultat i kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. K., 52 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi G. K., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, djali tjetër, shtetasi G. K., 16 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 mina me telekomandë, të lidhura me telefon, 8 kallëpe tritoli C4, gati për përdorim, me peshë totale 1 kilogramë e 600 gramë, kapsolla detonatore të lidhura me tela, të gatshme për përdorim, 1 armë gjahu (shotgun) me 2 gjerdanë dhe 50 fishekë, 1 radio si ato të Policisë, 1 aparat për bllokimin e valëve, 3 aparate celulare dhe 1 armë sportive.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit  C. M., në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 5 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër fishekësh kallashnikovi (gjithsej 280 fishekë), 1 armë zjarri pistoletë tip TT, me krehër me 7 fishekë, 20 fishekë luftarakë të kalibrit 7.9 mm, që përdoren për pushkë snajper, 5 krehra pistolete të kalibrit 9 mm me fishekë në të, 1 armë gjahu, 1 radio si ato të Policisë dhe 2 aparate celulare.

Shtetasi C. M., për shkak të moshës së madhe, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa djali i tij, shtetasi I. M., 45 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi në momentin e kontrollit nuk është gjetur në banesë.

Gjithsej, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa, në kuadër të fazës së 8-të të këtij megaoperacioni u sekestruan:

2 armë zjarri, 3 mina me telekomandë, 1 kilogramë e 600 gramë lëndë eksplozive C4,  2 armë  gjahu, 1 armë sportive, 1 bllokues valësh, 2 radio si të Policisë dhe fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme. 

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë në qarkun Shkodër, por jo vetëm. 

Njëkohësisht, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë po vijon puna për zbardhjen e qëllimit të prodhimit dhe mbajtjes së minave me telekomandë, të cilat, nga veprimet e  para hetimore dyshohet se do të përdoreshin nga një grup kriminal, për ngjarje kriminale.

Siç jeni në djeni, Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodër është përfshirë prej muajsh në megaoperacionin policor të koduar “Qarku”, si rezultat i të cilit, gjatë 7 fazave të realizuara më parë, janë sekuestruar 270 kilogramë kanabis, 476 bimë narkotke, dhjetëra doza kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 automjete, 16 aparate celulare dhe muncion luftarak.

Në bashkëupim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në koordinim dhe mbështetje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ky megaoperacion është në vijim, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e personave që janë anëtarë të grupeve kriminale, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Sigurojmë qytetarët se strukturat e Policisë në qarkun Shkodër janë tërësisht të angazhuara dhe të vendosura për të luftuar me ashpërsinë e ligjit, krimin në përgjithësi dhe atë të organizuar në veçanti, dhe në këtë kuadër ftojmë sërisht qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, për krijimin e një ambienti më të sigurtë.

Faleminderit!

Previous Post

“Më thonë mua lopë”, Ronela Hajati u përgjigjet me ironi komentuesve: Unë s’kam as bark as s*së

Next Post

Prokurori Altin Dumani kërkon kreun e SPAK, i treti pas Xholit dhe Kondilit

Next Post
Prokurori Altin Dumani kërkon kreun e SPAK, i treti pas Xholit dhe Kondilit

Prokurori Altin Dumani kërkon kreun e SPAK, i treti pas Xholit dhe Kondilit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Modifikimet në ekzekutiv, ceremonia e betimit për ministrat e rinj do të zhvillohet nesër përpara Presidentit.

Modifikimet në ekzekutiv, ceremonia e betimit për ministrat e rinj do të zhvillohet nesër përpara Presidentit.

March 5, 2026
Juventus ndërmerr hapa, përgatitet për rinovimet me Vlahovic e Spallettin dhe fillon kërkimet për përforcime.

Juventus ndërmerr hapa, përgatitet për rinovimet me Vlahovic e Spallettin dhe fillon kërkimet për përforcime.

March 5, 2026
Apeli i GJKKO-së shqyrton ankimimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut më 9 mars.

Apeli i GJKKO-së shqyrton ankimimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut më 9 mars.

March 5, 2026
Sulmet ajrore përfshijnë kufirin mes Iranit dhe Irakut / Ekspertët tërheqin vërejtjen se mbështetja për forcat etnike mund të nxjerrë në pah një situatë të rrezikshme, duke përshkruar mundësinë e një luftë civile.

Lajmi Fundit

Modifikimet në ekzekutiv, ceremonia e betimit për ministrat e rinj do të zhvillohet nesër përpara Presidentit.

by timoni.al
March 5, 2026
0

Presidenca shqiptare ka njoftuar se ministrat e rinj, të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj, do të betohen të premten në...

Read moreDetails
Juventus ndërmerr hapa, përgatitet për rinovimet me Vlahovic e Spallettin dhe fillon kërkimet për përforcime.

Juventus ndërmerr hapa, përgatitet për rinovimet me Vlahovic e Spallettin dhe fillon kërkimet për përforcime.

March 5, 2026
Apeli i GJKKO-së shqyrton ankimimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut më 9 mars.

Apeli i GJKKO-së shqyrton ankimimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut më 9 mars.

March 5, 2026
Sulmet ajrore përfshijnë kufirin mes Iranit dhe Irakut / Ekspertët tërheqin vërejtjen se mbështetja për forcat etnike mund të nxjerrë në pah një situatë të rrezikshme, duke përshkruar mundësinë e një luftë civile.

Sulmet ajrore përfshijnë kufirin mes Iranit dhe Irakut / Ekspertët tërheqin vërejtjen se mbështetja për forcat etnike mund të nxjerrë në pah një situatë të rrezikshme, duke përshkruar mundësinë e një luftë civile.

March 5, 2026
25-vjeçari në Vlorë arrestohet për mbajtje të armëve dhe municionit, si dhe drogave të paligjshme.

25-vjeçari në Vlorë arrestohet për mbajtje të armëve dhe municionit, si dhe drogave të paligjshme.

March 5, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Modifikimet në ekzekutiv, ceremonia e betimit për ministrat e rinj do të zhvillohet nesër përpara Presidentit.

Modifikimet në ekzekutiv, ceremonia e betimit për ministrat e rinj do të zhvillohet nesër përpara Presidentit.

March 5, 2026
Juventus ndërmerr hapa, përgatitet për rinovimet me Vlahovic e Spallettin dhe fillon kërkimet për përforcime.

Juventus ndërmerr hapa, përgatitet për rinovimet me Vlahovic e Spallettin dhe fillon kërkimet për përforcime.

March 5, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al