Thursday, October 30, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Miliona euro për “votën e diasporës”, emigrantët ankohen se të dhënat personale janë “shitur”!

Editor by Editor
March 14, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Miliona euro për “votën e diasporës”, emigrantët ankohen se të dhënat personale janë “shitur”!
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes ankesën e një emigranti shqiptar me banim në Firence, Itali. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Ideal Mujo, i cili është regjistruar në platformën e KQZ-se, për të votuar në zgjedhjet e parlamentare të datës 11 maj2025. Ai thotë se, 2 ditë pasi u regjistrua në këtë platformë, në adresën e tij zyrtare të e-mailit mbërritën dhjetëra mesazhe nga një kandidat për deputet dhe forcave politike që garojnë në zgjedhje.

Ai thotë se, para se të regjistrohej, askush nuk e ka kontaktuar dhe se adresa e tij personale e e-mailit ka qenë private dhe s’e ka ditur askush. “Në e-maile shkruajnë për të ndihmuar një kandidat i quajtur Johan Hoxha. Nuk e di se cilës parti i përket, po aty shkruajnë që ne t’na ndihmojnë për t’u regjistruar apo për mënyra të tjera” thotë ai.

“Problemi është se, mua më kontaktuan pasi u regjistrova. Direkt nuk më thanë se për kë të votoj, por ata hapën grupe në e-mail dhe futën edhe adresën time. Shkruajnë se do të ndihmojmë për mënyrën e regjistrimit” thotë qytetari, i cili shpreh indinjatë se të dhënat e tij kanë dalë në “shitje”. “Unë ju kontaktova se, para se ne të aplikonim në KQZ, na u ‘premtua’ se të dhënat janë personale. Por jo, pasi ato janë shpërndarë”thotë qytetari.

Fiksi verifikoi në internet për emrin e z. Johan Hoxha, duke gjetur disa video të shpërndarja nga platforma e Partisë Socialiste “deputeti që duam”. Sipas PS-së, platforma synonte ofrimin e qytetarëve të përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë, me njerëz dhe ide të reja.

Kandidati Johan Hoxha konkurroi në nënkategorinë “për diasporën”, duke synuar edhe emrin në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Por, emri i tij nuk ishte në këto lista, të cilat u bënë publike mbrëmjen e djeshme!

Pas ankesës, Fiks Fare kontaktoi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke i drejtuar disa pyetje. Pyetjes nëse forca politike apo kandidatë për deputetë kanë akses në platformë, KQZ thotë se “asnjë forcë s’ka akses, vetë, personeli i autorizuar dhe trajtimi i kërkesave është kryer në një ambient të survejuar me kamera 24 orë në 7 ditë të javë”. Emisioni e pyeti KQZ-së se si veprohet për regjistrimin e emigrantëve, teksa përgjigja është se procesi është individual dhe se ndihma iu është dhënë me telefon nga Komisioni, me e-mail apo edhe në adresën e internetit.

Por, a janë shpërndarë këto të dhëna nga KQZ? Organi që kontrollon dhe administron votën thotë se të dhënat personale ruhen sipas ligjeve dhe protokolleve. Madje, personeli është i kufizuar dhe nënshkruan edhe një deklaratë konfidencialiteti kur merr detyrën.

“Të dhënat që ndahen me palë të treta, veç KQZ që menaxhon procesin e votimit nga jashtë, janë vetëm të dhëna statistikore (gjini, moshë, statusi i kërkesës, data e aplikimit etj). Këto të dhëna ndahen me partitë politike, organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare” thotë Komisioni.

Por, nga i morën forcat politike apo kandidatët numrat e telefonit apo adresat e e-mailit?! KQZ i përgjigjet kësaj pyetje se “është përdorur numri personal dhe e-maili vetëm për qëllime të regjistrimit dhe se KQZ nuk mban kontakte me asnjë parti, forcë politike apo kandidat për deputet”.

Pyetja e fundit që Fiksi i drejtoi Komisionit ishte se çfarë masash ka marrë KQZ për këtë fenomen? “Platforma garanton sigurinë në nivelin më të lartë dhe verifikon identitetin e shtetasve që aplikojnë si votues nga jashtë vendit”.

Nëse nuk ua ka dhënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga i morën të dhënat e qytetarit Ideal Mujo forcat politike dhe kandidati për deputet?! Sipas informacionit që disponon Fiks Fare, Platforma e Regjistrimit të Emigrantëve është ngritur nga KQZ disa muaj më parë. Në nëntor 2024, Komisioni akordoi një shumë prej 2.1 milionë eurosh për t’a krijuar. Ditët e fundit, institucioni që kontrollon dhe numëron votën, hapi një tjetër procedurë, me vlerë 1.1 milionë euro, për suport dhe përditësime të kësaj platforme.

Pavarësisht se paratë nuk kanë munguar, emigrantët kanë akuza se të dhënat e tyre janë “shitur”! Ashtu siç ka ndodhur rëndom në të kaluarën me institucionet e tjera, që kanë publikuar të dhënat personale të qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri; si pagat, numrat e telefonit, gjendja gjyqësore apo edhe kalimet kufitare!/ Top Channel

Previous Post

Berisha e la jashtë listave të sigurta, Tabaku: E meritoja të isha në listat e mbyllura, por nuk kam asnjë hatërmbetje

Next Post

Vritet influencerja e njohur gjatë transmetimit në Youtube, autori e maskaron me thikë

Next Post
Vritet influencerja e njohur gjatë transmetimit në Youtube, autori e maskaron me thikë

Vritet influencerja e njohur gjatë transmetimit në Youtube, autori e maskaron me thikë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Historia e Brendshme: 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotjeje dhe rrezikshmërish për shëndetin.

Historia e Brendshme: 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotjeje dhe rrezikshmërish për shëndetin.

October 29, 2025
Elbasani mund Tiranën në “Arenën Kombëtare”, verdheblutë rifitojnë terrenin në garën për titull.

Elbasani mund Tiranën në “Arenën Kombëtare”, verdheblutë rifitojnë terrenin në garën për titull.

October 29, 2025
Kategoria Superiore rifilloin, FSHF publikon kalendarin për pesë javët e ardhshme.

Konkurrenca për titullin: Katër ekipe në garë, ndërsa Partizani dhe Tirana ndodhen në zonën e rënies. Si është situata në Superiore pas javës së nëntë.

October 29, 2025
Histori e Brendshme: Bashkitë pranojnë menaxhimin skandaloz të mbetjeve, me dhjetëra mijëra tonë të shpërndara në mjedis

KRYESORE

Historia e Brendshme: 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotjeje dhe rrezikshmërish për shëndetin.

by timoni.al
October 29, 2025
0

Menaxhimi i mbetjeve ka rezultuar një nga sfidat kryesore mjedisore për Shqipërinë, duke rrezikuar seriozisht ambientin. Të dhënat tregojnë se...

Read moreDetails
Elbasani mund Tiranën në “Arenën Kombëtare”, verdheblutë rifitojnë terrenin në garën për titull.

Elbasani mund Tiranën në “Arenën Kombëtare”, verdheblutë rifitojnë terrenin në garën për titull.

October 29, 2025
Kategoria Superiore rifilloin, FSHF publikon kalendarin për pesë javët e ardhshme.

Konkurrenca për titullin: Katër ekipe në garë, ndërsa Partizani dhe Tirana ndodhen në zonën e rënies. Si është situata në Superiore pas javës së nëntë.

October 29, 2025
Histori e Brendshme: Bashkitë pranojnë menaxhimin skandaloz të mbetjeve, me dhjetëra mijëra tonë të shpërndara në mjedis

Histori e Brendshme: Bashkitë pranojnë menaxhimin skandaloz të mbetjeve, me dhjetëra mijëra tonë të shpërndara në mjedis

October 29, 2025
Historitë brenda: ‘Jetë e vështirë’, banorët zbulojnë skandalin e zjarreve të dëmshme në landfilin e Elbasanit

Historitë brenda: ‘Jetë e vështirë’, banorët zbulojnë skandalin e zjarreve të dëmshme në landfilin e Elbasanit

October 29, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Historia e Brendshme: 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotjeje dhe rrezikshmërish për shëndetin.

Historia e Brendshme: 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotjeje dhe rrezikshmërish për shëndetin.

October 29, 2025
Elbasani mund Tiranën në “Arenën Kombëtare”, verdheblutë rifitojnë terrenin në garën për titull.

Elbasani mund Tiranën në “Arenën Kombëtare”, verdheblutë rifitojnë terrenin në garën për titull.

October 29, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al