Humbja 0-3 e Milanit ndaj Udineses në San Siro shënon një rekord negativ për trajnerin Massimiliano Allegri. Kjo është hera e parë në karrierën e tij në Serie A që pëson një humbje në shtëpi me diferencë prej 3 golash dhe pa shënuar asnjë gol. Një rezultat të tillë identik, Allegri e kishte pësuar më parë në Ligën e Kampioneve në sezonin 2021-2022 ndaj Villarrealit, kur drejtonte Juventusin.
Kampionati italian nuk i kishte rezervuar kurrë një rekord të tillë negativ Allegrit. Për më tepër, Milani nuk kishte regjistruar një humbje 0-3 në shtëpi për 4 vjet; e fundit kishte ndodhur gjatë derbit me Interin në kohën e Covidit, kur stadiumi ishte pa publik.















