Pasi ndërpreu stërvitjen ditën e premte, Rafael Leao iu nënshtrua një rezonance manjetike mëngjesin e së shtunës, e cila nuk zbuloi asnjë dëmtim në aduktor. Megjithatë, sulmuesi kuqezi nuk u grumbullua për ndeshjen me Torinon. Pas fundjavës, ai do të udhëtojë për në Portugali për një kontroll të mëtejshëm me stafin teknik të kombëtares së tij, që do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Meksikës dhe SHBA-së.
Trajneri Allegri konfirmoi pas ndeshjes me Torinon se Leao nuk është në gjendje të luajë dhe se ndjeu shqetësim në aduktor gjatë stërvitjes së fundit. Milani pret që trajneri Martinez të grumbullojë Leaon për ekzaminime të tjera, që do të ndihmojnë në verifikimin e dëmtimit dhe lehtësimin e rikthimit të tij në Itali për trajtim.
Kjo situatë për Leao erdhi pas një jave të trazuar, e shoqëruar nga një incident në fushë me Pulisic dhe një debat me Allegri gjatë zëvendësimit. Kjo çështje u menaxhua nga trajneri kuqezi, por Leao do të duhet të përballet sërish me shqetësimin në aduktor, i cili po e shqetëson prej disa muajsh.















