Massimilliano Allegri vijon të jetë i kujdesshëm ndërsa Milani ka blinduar vendin e tij në zonën Champions. Në klubin kuqezi po punohet për merkaton e ardhshme, me fokus të veçantë në përforcimin e sulmit. Objektivat kryesorë janë Retegui dhe Kean, për t’i dhënë Milanit një qendërsulmues të besueshëm.
Igli Tare, Drejtori Sportiv i Milanit, po shqyrton mundësinë e përforcimit në mesfushë, me emrin kryesor, Leon Goretzka, i cili do të formonte një treshe të fortë me Modric dhe Rabiot. Megjithatë, negocimi për Goretzkën është sfidues, për shkak të pagës së tij prej 18 milionë eurosh për sezon dhe konkurrencës me klube të tjera si Juventusi. Alternativa e mundshme është Ismael Kone nga Sassuolo, i cili ka qenë mbresëlënës këtë sezon si debutues në Serie A. Po ashtu, Milani po monitoron Andre nga Corinthians, i cili kishte një marrëveshje të afërt për transferim.
Në mbrojtje, klubi duhet të përforcohet pasi Allegri ka pasur vetëm pesë mbrojtës për tre vende. Një opsion është Kim Min Jae, i njohur për eksperiencën e tij në Serie A, por Mario Gila i Lazios është në krye të listës. Gila ka një kontratë që skadon në 2027-ën, dhe kjo mund të ndihmojë në uljen e çmimit prej 25 milionë eurosh. Megjithatë, presidenti i Lazios, Lotito, mund të jetë pengesë në këtë proces.
Një pjesë e buxhetit përtej kualifikimit në Champions mund të vijë nga shitjet, veçanërisht nga ajo e Rafael Leaos. Milani ka vendosur ta nxjerrë në merkato portugezin, i cili ka pasur një sezon të vështirë. Në kontratën e tij ekziston një klauzolë që mund të zgjidhet për 175 milionë euro, por kjo është një shifër jashtë realitetit të tregut. Vlerësimet për Leaon variojnë, me CIES që e çmon në 40-50 milionë euro dhe një kompani milaneze që ofron një vlerë më të lartë, 65-75 milionë euro, për shkak të rendimentit të tij konstant në sezonet e kaluara.














